GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Protesta e opozitës, arrestohet një qytetar dhe procedohen 4 të tjerë

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Protesta e opozitës, arrestohet një qytetar dhe procedohen 4 të tjerë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një i ri ka rënë në prangat e policisë së kryeqytetit, pasi u identifikua si një nga autorët që ka hedhur kapsolla ndaj kordonit të policisë së shtetit gjatë protestës së djeshme të opozitës. Policia njofton se në pranga ra 19-vjeçari nga Tirana, ndërsa 4 të tjerë janë proceduar penalisht. Sipas Policisë, po vijon ende puna me këqyrjen e pamjeve filmike për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në veprimtari kriminale.

Tre efektivë mbetën të lënduar prej kapsollave që u hodhën në drejtim të kordonit të policisë në momentin kur në podium u ngjit kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha.

Njoftimi i Policisë

Në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale, të kryera për identifikimin dhe kapjen e personave që hodhën lëndë piroteknike drejt punonjësve të policisë të planizuar me shërbim para Kryeministrisë më datë 08.02.2025, Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1, identifikuan  dhe arrestuan shtetasin E. T., 19 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas dyshohet se në bashkëpunim me persona të tjerë ende të paidentifikuar, kanë hedhur lëndë plasëse artizanale dhe lëndë piroteknike në drejtim të punonjësve të policisë të planëzuar me shërbim, ku si pasojë kanë mbetur të dëmtuar dhe kanë marrë ndihmë mjekësore në spital 3 punonjës policie.

Gjithashtu, nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit O. Gj., 18 vjeç, A. D., 40 vjeç, D. C., 19 vjeç, të tre banues në Korçë dhe F. L., 24 vjeç, banues në Tiranë.

Pas përfundimit të protestës është këqyrur vendi i ngjarjes, ku janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale objekte dhe sende të hedhura në drejtim të punonjësve të Policisë dhe selisë së  Kryeministrisë, të cilat janë dërguar për ekspertim të mëtejshëm.

Vijon këqyrja e pamjeve filmike për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në veprimtari kriminale.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Etiketa: Arrestimproteste

Lajme të lidhura

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës investon 2 milionë euro në 46 mjete të reja për operimet në pistë
Aktualitet

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës investon 2 milionë euro në 46 mjete të reja për operimet në pistë

13:35 - 11/09/26
“Le të guxojë të vijë”, Ahmetaj i përgjigjet ministres së Ramës: Kush është kjo? Shprehini falenderimet e mia qyqes
Aktualitet

“Le të guxojë të vijë”, Ahmetaj i përgjigjet ministres së Ramës: Kush është kjo? Shprehini falenderimet e mia qyqes

13:27 - 11/09/26
Skandali me kompaninë KAYO/ Bozdo: Është shpikur për të mbajtur jashtë kontrollit të gjithë financimet publike
Aktualitet

Skandali me kompaninë KAYO/ Bozdo: Është shpikur për të mbajtur jashtë kontrollit të gjithë financimet publike

13:24 - 11/09/26
Para
Zgjedhjet në Kosovë/ Albin Kurti : Votoni për ta bërë zërin tuaj të dëgjohet

Zgjedhjet në Kosovë/ Albin Kurti : Votoni për ta bërë zërin tuaj të dëgjohet

Discussion about this post

TË FUNDIT

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës investon 2 milionë euro në 46 mjete të reja për operimet në pistë
Aktualitet

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës investon 2 milionë euro në 46 mjete të reja për operimet në pistë

13:35 - 11/09/26

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) vijon investimet në përmirësimin e infrastrukturës dhe shërbimeve aeroportuale, me shtimin e 46 mjeteve të...

Lexo më shumë
“Le të guxojë të vijë”, Ahmetaj i përgjigjet ministres së Ramës: Kush është kjo? Shprehini falenderimet e mia qyqes

“Le të guxojë të vijë”, Ahmetaj i përgjigjet ministres së Ramës: Kush është kjo? Shprehini falenderimet e mia qyqes

13:27 - 11/09/26
Skandali me kompaninë KAYO/ Bozdo: Është shpikur për të mbajtur jashtë kontrollit të gjithë financimet publike

Skandali me kompaninë KAYO/ Bozdo: Është shpikur për të mbajtur jashtë kontrollit të gjithë financimet publike

13:24 - 11/09/26
“Shkollat po kthehen në zyra partie për socialistët”, Logu ngre akuza ndaj Ballës dhe Sulit

“Shkollat po kthehen në zyra partie për socialistët”, Logu ngre akuza ndaj Ballës dhe Sulit

13:15 - 11/09/26
Ngërçi me pagat, Gjykata Administrative urdhëron Ministrinë e Financave dhe Thesarin të kalojë pagat për GJKKO

Ngërçi me pagat, Gjykata Administrative urdhëron Ministrinë e Financave dhe Thesarin të kalojë pagat për GJKKO

12:52 - 11/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com