GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Protesta e opozitës para Kryeministrisë/ Teliti tregon detajet e organizimit

09:43 - 16/11/25
në Aktualitet, KRYESORE, Lajme, Politikë, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Dorian Teliti akuzon qeverinë: “Becchetti po merr miliona, shqiptarët po paguajnë faturën”
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nënkryetari i Këshillit bashkiak të Tiranës, Dorian Teliti ka dhënë detaje në lidhje me protestën që pritet të mbahet ditën e nesërme para Kryeministrisë.

Ai thotë se kjo protestë ka ardhur për faktin se hapësira parlamentare është ngushtuar shumë.

Teliti shton se para Kryeministrisë përfaqësuesit e opozitës do mbajnë fjalimet dhe qëndrimet e tyre mbi aktualitetin politik, ekonomik dhe social i cili sipas tij vazhdon të rëndohet dita ditës.

Sipas tij kjo është e para protestë në rradhën e saj e cila do jetë pastaj periodike.

“Përsa i përket protestës së ditës së hënë e cila është e para në llojin e saj por nuk do jetë e vetmja, ka ardhur pikërisht për faktin se hapësira parlamentare është ngushtuar shumë. Në seancat e fundit, vetëm një seancë është bërë normale.

Të gjitha seancat e tjera, fillojnë seancat e mbyllen seancat pa diskutuar fare se çfarë ka rendi i ditës por gjenden instrumente nga përfaqësuesit e mazhorancës për ta mbyllur atë sa më shpejt duke mos bërë transparencë mbi vendimarrjet që merr Kuvendi.

Për këtë arsye opozita ka gjykuar që meqenëse është ngushtuar tashmë hapësira parlamentare në mënyrë të padrejtë, të dilet e të flitet me qytetarët në formatet e protestave, mitingjeve për të bërë të ditur atë që nuk kemi mundësi ti themi në Kuvend do i themi atje para qytetarëve.

Është vendosur që dita e hënë të jetë e parë në llojin e saj. Para Kryeministrisë ku përfaqësuesit e opozitës do mbajnë fjalimet, do mbajnë qëndrimet e tyre gjithmonë mbi aktualitetin politik dhe aktualitetin ekonomik dhe social i cili vazhdon të rëndohet dita ditës. Është e para në rradhën e saj e cila do jetë periodikisht ashtu siç është deklaruar edhe nga lideri i opozitës”,- është shprehur Teliti për OraNews.

Lajme të lidhura

Cënoi besimin e publikut tek drejtësia/ KPA shkarkon nga detyra prokurorin Gjergji Tako
Aktualitet

Cënoi besimin e publikut tek drejtësia/ KPA shkarkon nga detyra prokurorin Gjergji Tako

20:00 - 27/02/26
Bashkia krijon “Vlora Invest” për plazhet, PD kundërshton në Këshillin Bashkiak
Breaking Views

Bashkia krijon “Vlora Invest” për plazhet, PD kundërshton në Këshillin Bashkiak

19:54 - 27/02/26
Punimet e OSHEE, Elbasani, Gramshi e Librazhdi pa energji për 3 ditë
Breaking Views

Punimet e OSHEE, Elbasani, Gramshi e Librazhdi pa energji për 3 ditë

19:45 - 27/02/26
Para
Ndeshja kundër Anglisë pesë ndryshime, si pritet të luajë sot Kombëtarja

Ndeshja kundër Anglisë pesë ndryshime, si pritet të luajë sot Kombëtarja

Discussion about this post

TË FUNDIT

Cënoi besimin e publikut tek drejtësia/ KPA shkarkon nga detyra prokurorin Gjergji Tako
Aktualitet

Cënoi besimin e publikut tek drejtësia/ KPA shkarkon nga detyra prokurorin Gjergji Tako

20:00 - 27/02/26

KPA ka shkarkuar ditën e sotme nga detyra prokurorin e Tiranës, Gjergji Tako. Ai u shkarkua nga detyra, pasi ka cënuar besimin e...

Lexo më shumë
Bashkia krijon “Vlora Invest” për plazhet, PD kundërshton në Këshillin Bashkiak

Bashkia krijon “Vlora Invest” për plazhet, PD kundërshton në Këshillin Bashkiak

19:54 - 27/02/26
Punimet e OSHEE, Elbasani, Gramshi e Librazhdi pa energji për 3 ditë

Punimet e OSHEE, Elbasani, Gramshi e Librazhdi pa energji për 3 ditë

19:45 - 27/02/26
Presidenti Begaj vendos kufjet edhe kur gazetarët e pyesin shqip

Presidenti Begaj vendos kufjet edhe kur gazetarët e pyesin shqip

19:34 - 27/02/26
Vrau 17-vjeçarin shqiptar, arrestohet autori në Greqi, zbardhet dëshmia: E godita pasi…

Vrau 17-vjeçarin shqiptar, arrestohet autori në Greqi, zbardhet dëshmia: E godita pasi…

19:21 - 27/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com