GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Protesta e opozitës/ PD: Po arrestohen edhe të mitur, Hoxha do të japë llogari

13:15 - 09/02/25
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Protesta e opozitës/ PD: Po arrestohen edhe të mitur, Hoxha do të japë llogari
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Sekretari i Çështjeve Ligjore dhe Zgjedhore në PD, Ivi Kaso thotë se pjesëmarrja masive e qytetarëve në protestën e së shtunës, ka shtuar dhe më shumë panikun e Edi Ramës.

Me anë të një deklarate për mediat, Kaso u shpreh se janë arrestuar disa aktiviste, ndërsa është ndaluar edhe një  mitur.

Sipas tij pjesëmarrja në protestën e djeshme është një lajmërim për fitoren e zgjedhjeve më 11 maj.

Po ashtu, Ivi Kaso paralajmëroi ministrin e Brendëshm, Ervin Hoxha se do të japë llogari.

“Qëllimi është një: Frikësimi i opozitareve pas panikut për protestën madhështore që lajmëroi mbrëmë fitoren e Partisë Demokratike më 11 maj. Por e historia ka treguar se demokratët nuk i kanë trembur kriminelët e diktaturës, aq më pak do i trembin fotokopjet e tyre Partia Demokratike i bën thirrje nipit të qoftëlargut dhe shërbëtorit të narkoshtetit të frenojë përdorimin e policisë kundër opozitës dhe t’i përdorë kundër krimit”, tha ai.

Deklarata

Pjesëmarrja masive e qytetarëve në protestën e së shtunës, ka shtuar dhe më shumë panikun e Edi Ramës dhe sejmenëve të tij në qeveri dhe polici për humbjen që i pret në zgjedhjet e 11 majit.

Narkopolicia me urdhër të narkoregjimit ka arrestuar sot dhe mbrëmë menjëherë pas proteste dhjetëra të rinj aktivistë të Partisë demokratike dhe opozitës.

Komisariatet e Tiranës janë mbushur me të rinj dhe adoleshentë.

Engjëll Tafasi, i riu i arrestuar mbrëmë dhe te tjerë të ndaluar sot përfshirë edhe të miturin Amarildo Tuga janë prova se Hoxha i diktaturës së re e kupton rendin dhe sigurinë si përballje dhe eliminim të opozitës dhe të drejtës për tubim.

Qëllimi është një: Frikësimi i opozitareve pas panikut për protestën madhështore që lajmëroi mbrëmë fitoren e Partisë Demokratike më 11 maj. Por e historia ka treguar se demokratët nuk i kanë trembur kriminelët e diktaturës, aq më pak do i trembin fotokopjet e tyre

Partia Demokratike i bën thirrje nipit të qoftëlargut dhe shërbëtorit të narkoshtetit të frenojë përdorimin e policisë kundër opozitës dhe t’i përdorë kundër krimit.

Të luftosh opozitën dhe të bashkëpunosh me organizatat kriminale është një krim që nuk harrohet dhe do të ndëshkohet.

Përndjekja e aktivistëve të opozitës ndërkohë që vijon persekutimi politik dhe burgosja e eksponentëve të larte të saj, nuk e tremb shpirtin opozitar dhe as e kthen nga rruga vrullin e fitores së 11 majit.

Ata që japin urdhra arrestimesh dhe ata që i zbatojnë me zell ato do të japin llogari pas 11 majit.

Të arrestuarve, ndaluarve, familjarëve të tyre dhe të gjithë demokratëve u bëjmë me dije se nuk janë vetëm. Gjithsecili prej tyre do të ketë mbrojtje ligjore dhe politike nga opozita.

Partia Demokratike e ka te qartë:

Programi i dhunës po ia le vendin Programit të Ndryshimit!

Etiketa: arrestimemiturPD

Lajme të lidhura

Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin
Aktualitet

Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin

21:08 - 13/03/26
“Flasin për hekurudhë, por tren nuk ka”, Berisha mbledhje në PD për infrastrukturën
Breaking Views

“Flasin për hekurudhë, por tren nuk ka”, Berisha mbledhje në PD për infrastrukturën

20:30 - 13/03/26
SPAK ekstradon nga Anglia trafikantin shqiptar të armëve, Londra merr vendimin
Aktualitet

SPAK ekstradon nga Anglia trafikantin shqiptar të armëve, Londra merr vendimin

19:45 - 13/03/26
Para
Trump i heq aksesin në informacionet e klasifikuara ish-Sekretarit Blinken: Është djalë i keq!

Trump i heq aksesin në informacionet e klasifikuara ish-Sekretarit Blinken: Është djalë i keq!

Discussion about this post

TË FUNDIT

Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun
Breaking Views

Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun

22:03 - 13/03/26

Dueli hapës i javës së 28-të në Kategorinë Superiore mes Egnatias dhe Vllaznisë u mbyll në barazim 0-0. Shkodranët ngritën...

Lexo më shumë
Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin

Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin

21:19 - 13/03/26
Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin

Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin

21:08 - 13/03/26
Kundërshtohet gjyqtari, Egnatia braktis fushën në ndeshjen ndaj Vllaznisë

Kundërshtohet gjyqtari, Egnatia braktis fushën në ndeshjen ndaj Vllaznisë

20:58 - 13/03/26
“Flasin për hekurudhë, por tren nuk ka”, Berisha mbledhje në PD për infrastrukturën

“Flasin për hekurudhë, por tren nuk ka”, Berisha mbledhje në PD për infrastrukturën

20:30 - 13/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com