GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Protesta e opozitës, policia procedon penalisht Flamur Nokën dhe Gazment Bardhin

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Mbyllet protesta! Noka: Do të jemi çdo ditë në aksion, kërkojmë qeveri teknike
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pas protestës së opozitës në Tiranë, ku u hodhën flakadanë e bomba molotov, janë proceduar penalisht, sekretari i përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka, kreu i Grupit, Gazment Bardhi dhe sekretari organizativ, Ervin Minarolli.

“Po kështu, u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për veprën penale ‘Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshme’ (neni 262 i Kodit Penal, paragrafi i parë), për shtetasit: Flamur Noka, sekretar i përgjithshëm i Partisë Demokratike; Gazment Bardhi, kryetar i grupit parlamentar të Partisë Demokratike dhe Ervin Minarolli, sekretar organizativ i Partisë Demokratike”, thuhet në njoftimin e policisë.

Blutë e kryeqytetit bëjnë me dije se kanë arrestuar 57-vjeçarin Xhevair Rrushi dhe kanë shpallur në kërkim 9 persona të tjerë.

Njoftimi i policisë:

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, në lidhje me protestën e zhvilluar më datë 07.10.2024, në orën 18:00, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë:

-arrestoi në flagrancë shtetasin: Xhevahir Rrushi, 57 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Goditjet për shkak të detyrës” dhe “Shkatërrimi i pronës me zjarr”;

-procedoi në gjendje të lirë shtetasit F. D., 31 vjeç, dhe 2 shtetas të mitur të moshave 16 dhe 17 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Prishja e rendit dhe qetësisë publike”, “Shkatërimi i pronës” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”;

Po kështu, u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshme” (neni 262 i Kodit Penal, paragrafi i parë), për shtetasit: Flamur Noka, sekretar i përgjithshëm i Partisë Demokratike; Gazmend Bardhi, kryetar i grupit parlamentar të Partisë Demokratike dhe Ervin Minarolli, sekretar organizativ i Partisë Demokratike.

Gjithashtu, po punohet për kapjen e shtetasve K. K., 43 vjeç, M. T., 24 vjeç, I. T., 49 vjeç, A. P., 46 vjeç, S. B., 49 vjeç, D. N., 62 vjeç, K. B., 22 vjeç, H. V., 68 vjeç, dhe e një shtetasi të mitur 17 vjeç, të dyshuar për veprat penale “Prishja e qetësisë publike”, “Goditjet për shkak të detyrës”, “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, “Shkatërrimi i pronës”, “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë të rendit publik”, parashikuar nga nenet 274, 237, 151, 150, 282 dhe 236 të kodit Penal.

Ditën e djeshme, protestuesit fillimisht janë grumbulluar në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, para Kryeministrisë. Më pas, ata janë zhvendosur te selia e Partisë Socialiste, godina e Ministrisë së Brendshme, godina e Bashkisë Tiranë, Kuvendi i Shqipërisë dhe gjatë rrugëtimit, protestuesit kanë shkatërruar pronën private dhe publike, kanë hedhur lëndë djegëse shpërthyese dhe sende të forta në drejtim të punonjësve të Policisë dhe të godinave të institucioneve publike. Gjithashtu kanë dëmtuar tabelat e reklamave dhe kanë djegur kazanët e mbeturinave.

Si pasojë e sulmeve me sende të forta, lëndë piroteknike dhe bomba molotov, mbi punonjësit e Policisë dhe godinat e institucioneve shtetërore, janë dëmtuar 10 punonjës policie, nga të cilët 7 pas ndihmës mjekësore u larguan në banesë, ndërsa 3 të tjerët po trajtohen në spital dhe janë jashtë rezikut për jetën.

Gjithashtu, në spital kanë shkuar për ndihmë mjekësore dhe 2 shtetas (babë e bijë), të cilët dyshohet se janë dëmtuar me lëndë plasëse (molotovë) dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar:

– 68 mbetje flakadani të plasur;

– 23 copa plastike të shisheve të djegura;

– 3 shishe plastike uji;

– 3 tymuese të plasura;

– 1 shishe 0.5 litër me lëndë djegëse me lëndë piroteknike të paplasur;

– 1 çantë me ngjyrë të zezë me 8 shishe plastike 0.5 litër me lëndë djegëse (molotovë);

– 1 kuti cilindrike bombol;

– 2 çanta me 17 bidonë 0.5 litër me lëndë të dyshuar djegëse bashkëlidhur lëndë piroteknike të paplasur (molotovë).

Strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, në drejtimin e Prokurorisë, vijojnë punën për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të përfshirë në akte të dhunshme gjatë protestës së ditës së djeshme.

Materialet i kaluan Prokurorisë.

Etiketa: BardhiNokaPolici

Lajme të lidhura

Ja ku ndahen PS dhe PD/ Afrohen për ligjet e integrimit, por jo për “procedurën e përshpejtuar”
Breaking Views

Ja ku ndahen PS dhe PD/ Afrohen për ligjet e integrimit, por jo për “procedurën e përshpejtuar”

22:41 - 14/05/26
Karçanaj e AKSHI-t nis mbrojtjen nga akuzat: Tenderat i ka bërë zëvendësi im
Aktualitet

Karçanaj e AKSHI-t nis mbrojtjen nga akuzat: Tenderat i ka bërë zëvendësi im

22:20 - 14/05/26
Dosja e AKSHI-t/ Karçanaj: Vendimi i Gjykatës së Lartë më lehtësoi, mora frymë lirisht!
Aktualitet

Dosja e AKSHI-t/ Karçanaj: Vendimi i Gjykatës së Lartë më lehtësoi, mora frymë lirisht!

21:19 - 14/05/26
Para
Një ditë pas protestës, e ngarkuara me punë e SHBA takon ministrin Hoxha

Një ditë pas protestës, e ngarkuara me punë e SHBA takon ministrin Hoxha

Discussion about this post

TË FUNDIT

Dy pallatet e ‘Durrës Marina’ ‘fundosen’ në tokë, PD: E kemi denoncuar prej kohësh
Breaking Views

Dy pallatet e ‘Durrës Marina’ ‘fundosen’ në tokë, PD: E kemi denoncuar prej kohësh

23:29 - 14/05/26

Projekti 2 miliard dollarësh “Durrës Yachts & Marina" i investitorit me famë botërore Muhammed El Alabbar vijon prej 2 vitesh...

Lexo më shumë
Ja ku ndahen PS dhe PD/ Afrohen për ligjet e integrimit, por jo për “procedurën e përshpejtuar”

Ja ku ndahen PS dhe PD/ Afrohen për ligjet e integrimit, por jo për “procedurën e përshpejtuar”

22:41 - 14/05/26
Karçanaj e AKSHI-t nis mbrojtjen nga akuzat: Tenderat i ka bërë zëvendësi im

Karçanaj e AKSHI-t nis mbrojtjen nga akuzat: Tenderat i ka bërë zëvendësi im

22:20 - 14/05/26
Dosja e AKSHI-t/ Karçanaj: Vendimi i Gjykatës së Lartë më lehtësoi, mora frymë lirisht!

Dosja e AKSHI-t/ Karçanaj: Vendimi i Gjykatës së Lartë më lehtësoi, mora frymë lirisht!

21:19 - 14/05/26
Zgjedhjet e 7 qershorit në Kosovë/ KQZ certifikon 3 koalicione dhe 1 kandidat të pavarur, refuzon 2 subjekte politike

Zgjedhjet e 7 qershorit në Kosovë/ KQZ certifikon 3 koalicione dhe 1 kandidat të pavarur, refuzon 2 subjekte politike

21:02 - 14/05/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com