GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Protesta e PD, Berisha tregon skenarin: Nuk do e lirojmë sheshin derisa Rama të ikë

në Breaking Views, KRYESORE, Lajme, Politikë, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Protesta e PD, Berisha tregon skenarin: Nuk do e lirojmë sheshin derisa Rama të ikë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në takimin me Këshillin Kombëtar, i pari në 7 muaj pas zgjedhjeve të 11 majit, Berisha bëri me dije axhendën vijuese të Partisë Demokratike. Ai kërkoi nga anëtarët angazhim maksimal me qytetarët sepse është koha e guximtarëve.

“Këto ditë që kanë mbetur, jeni të lutur, ju kërkoj të angazhoheni në takime intenisve me qytetarët. Është koha e guximtarëve, mos e harroni këtë!”

Berisha tha se qeveria nuk do t’u rezistojë protestuesve që do të mbushin sheshin në protestën kombëtare të 22 dhjetorit.

“Kjo qeveri nuk u reziston kurrë 3 apo 5 mijë burrave, grave, djemve që vendosin të zënë sheshin para kryeministrisë dhe të mos e lëshojnë atë derisa të ikë.”

Kreu i PD tha se plani janë protestat e forta dhe të fuqishme për të rrëzuar Ramën. Berisha tha se Rama “i ka kohërat e numëruara” dhe s’ka asgjë që e shpëton nga PD.

“Agjenda jonë do të jetë protestë, protestë dhe vetëm protestë. Kudo, brenda e jashtë Shqipërisë, degët tona kudo që janë do të angazhohen në protesta të fuqishme kundër këtij regjimi, pranë organizatave ndërkombëtare. Edi Rama i ka kohërat e numëruara. Forcë në botë që ta shpëtojë nga Partia Demokratike dhe opozita shqiptare nuk ka.”

Sipas kreut të PD, Rama do të dorëhiqet vetëm nëse ngrihen të gjithë. Duke paralajmëruar një nisje të protestave pa ndalim, Berisha tha se kjo është ora e thirrjes për cdo shqiptar dhe këtë herë beteja është me sakrificë dhe përballje.

Sali Berisha: A kemi bërë ne përpjekjen finale për rrëzimin e Ramës, jo nuk e kemi bërë. Ne kemi bërë shumë protesta, mirë kemi bërë, kemi treguar të themi muskujt. Kemi bërë lëvizje, nuk ishin ato që mund të rrëzonin Edi Ramën/ Edi Ramën e rrëzon ajo lëvizje që ngjit dhe nuk shqitet. Ajo që bëhet me të gjitha format. Tani jemi në të drejtën e zotit, kemi ligjin ndërkombëtar që thotë se zgjedhjet i ka dhunuar, që zgjedhjet i bëri farsë, kemi pëpjekjet e tij të cmendura për të kontrolluar gjithcka në këtë vend dhe së fundmi peng i lubi Ballukut. E dëgjuat dosjen që doli, dosja më e pashëmbullt në historinë e një shteti.

gijotina.com/

Etiketa: . Sali BerishaKryesore1

Lajme të lidhura

Poshtë dritares i kërkojnë dorëheqjen, Rama flet për “pasardhësin”: Gara nuk është hapur
Breaking Views

Poshtë dritares i kërkojnë dorëheqjen, Rama flet për “pasardhësin”: Gara nuk është hapur

22:26 - 11/09/26
Rama për Ballukun: Nuk e mbroj, SPAK hyri në territorin tim si kryeministër
Aktualitet

Rama për Ballukun: Nuk e mbroj, SPAK hyri në territorin tim si kryeministër

22:14 - 11/09/26
“Arrestoni Ramën, ju erdhi fundi”/ Mbyllet protesta e 104-të kundër qeverisë, të shtunën diaspora në shesh
Breaking Views

“Arrestoni Ramën, ju erdhi fundi”/ Mbyllet protesta e 104-të kundër qeverisë, të shtunën diaspora në shesh

22:10 - 11/09/26
Para
Arma e zjarrit në mes të Sarandës, u gjet nga grupi i fëmijëve të mitur

Arma e zjarrit në mes të Sarandës, u gjet nga grupi i fëmijëve të mitur

Discussion about this post

TË FUNDIT

E papritur/ Amir Rrahmani njofton largimin nga Kosova: Nuk do të jem më pjesë për sa kohë drejtohet nga këta persona
Sport

E papritur/ Amir Rrahmani njofton largimin nga Kosova: Nuk do të jem më pjesë për sa kohë drejtohet nga këta persona

22:34 - 11/09/26

Amir Rrahmani ka marrë një vendim të bujshëm duke njoftuar pensionimin e tij nga Kombëtarja e Kosovës. Kapiteni i “Dardanëve”...

Lexo më shumë
Poshtë dritares i kërkojnë dorëheqjen, Rama flet për “pasardhësin”: Gara nuk është hapur

Poshtë dritares i kërkojnë dorëheqjen, Rama flet për “pasardhësin”: Gara nuk është hapur

22:26 - 11/09/26
Rama për Ballukun: Nuk e mbroj, SPAK hyri në territorin tim si kryeministër

Rama për Ballukun: Nuk e mbroj, SPAK hyri në territorin tim si kryeministër

22:14 - 11/09/26
“Arrestoni Ramën, ju erdhi fundi”/ Mbyllet protesta e 104-të kundër qeverisë, të shtunën diaspora në shesh

“Arrestoni Ramën, ju erdhi fundi”/ Mbyllet protesta e 104-të kundër qeverisë, të shtunën diaspora në shesh

22:10 - 11/09/26
Situata e zjarreve në vend/ 5 vatra aktive, në Dibër, Fier e Shkodër

Situata e zjarreve në vend/ 5 vatra aktive, në Dibër, Fier e Shkodër

21:26 - 11/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com