GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Protesta e pedagogëve, VOA: Rrezikohet nisja e vitit të ri akademik në Shqipëri

21:42 - 05/10/22
në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Protesta e pedagogëve, VOA: Rrezikohet nisja e vitit të ri akademik në Shqipëri
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në Shqipëri, sindikatat e universiteteve publike zhvilluan sot një tubim proteste, ku kërkuan nga qeveria kushte më të mira pune dhe rritje page 50 për qind për pedagogët. Ata njoftuan që nuk do të nisin vitin akademik më 17 tetor, nëse kërkesat e tyre nuk plotësohen. Qeveria nga ana e saj miratoi sot një rritje prej 7 për qind të pagave në universitete dhe u krijoi mundësinë për një rritje 8 për qind të tjera me fondet e tyre.

Organizatorët e protestës para ndërtesës qendrore të Universitetit të Tiranës pohuan se peticionin me 9 pika drejtuar qeverisë e kanë nënshkruar mbi 85 për qind të pedagogëve në Tiranë dhe në rrethe.

Ata kërkojnë rritje 50 për qind të pagës, me dy faza 30 për qind një vit dhe 20 për qind vitin tjetër. Pedagogët pohuan se pagat e tyre janë aktualisht më të ulëta se në Kosovë e Maqedoni të Veriut, dhe se praktikisht ata paguhen vetëm 5 euro për një orë leksioni.

“Ne kemi qysh në 2019, që i kërkojmë qeverisë këto të drejta tona me shkresa, derisa në shtator nisën peticionet, po ashtu u bë më 15 shtator ia kemi çuar mesazhet, me takimin e ministres më 23 shtator, si dhe protesta e sotme, që siç e shihni janë të pranishëm mbi 700 pedagogë dhe punonjës të tjerë të universiteteve”, thotë profesor i asociuar Klodian Dhoska, drejtues i Sindikatës së Universitetit Politeknik.

Pedagogët pohuan se presin një trajtim dinjitoz nga qeveria, e cila nuk po i shqyrton seriozisht kërkesat e tyre dhe se ende nuk gjetën mirëkuptim.

Ministrja e arsimit, Evis Kushi, deklaroi sot se pas një mbledhje qeverie se për universitetet u vendos një rritje pagash 15 për qind, nga të cilat 7 për qind i paguan buxheti i shtetit, ndërsa universitetet mund të rritin pagat e pedagogëve 8 për qind të tjera me ardhurat e veta.

“Deri në 7 për qind i paguan buxheti i shtetit, pastaj janë vet universitetet me autonominë, që gëzojnë, me vendimmarrjen e tyre në senatet akademike dhe bordet e administrimit, që mund të miratojnë rritje edhe përtej këtij niveli minimal dhe këtë rritje do ta mbulojnë me të ardhurat e tyre”, thotë zonja Kushi

Kryeministri Edi Rama vizitoi sot ndërtime të reja në kampusin studentor dhe në Universitetin Bujqësor të Kamzës, ku gjatë një veprimtarie atje theksoi se qeveria do t’u njohë universiteteve të drejtën e një tavani për të rritur më tej pagat e pedagogëve sipas vendimmarrjes së vet.

Universitetet duhet të shfrytëzojnë më mire, sipas tij, hapësirat e gjera të autonomisë së tyre si në kërkimin shkencor ashtu edhe në përmirësimin e kushteve dhe të pagave, me fonde të vetëfinancimit, me fonde europiane dhe financimeve me projekte.

“S’mund të ketë për botën akademikët një pagë uniforme, të gjithë njësoj. Nuk janë të gjithë njësoj. Universiteti është autonom, jeton, punon dhe zhvillohet në një hapësirë të ndërmjetme midis shtetit si ndërmjetës dhe tregut si ofertues”, thotë Rama.

Por sindikatat e pedagogëve janë të vendosur në kërkesat e tyre, që mbështeten nga pjesa dërrmuese e punonjësve të arsimit të lartë.

Ata pohojnë se shumica e universiteteve kanë si burim të ardhurash vetëm pagesat e studentëve dhe nuk mund të ngrenë me paratë e studentëve pagat e tyre.

Pedagogia e Fakultetit të Drejtësisë në UT, Enkelejda Olldashi, thotë se në kërkesat e pedagogëve bëhet fjalë për të rritur pagën bazë, që e jep shteti, dhe që lidhet me titujt dhe punën e tyre shkencore, por kjo nuk duhet ngatërruar me fitimet e disa universiteteve, të cilat mund të shpërndahen si shpërblime e jo si paga.

“Perfomanca e universitetit nuk duhet të lidhet me pagën bazë. Paga bazë duhet të jetë njëlloj në të gjithë universitetet dhe ajo lidhet me titullin e profesorit. Një profesor në Korçë a Elbasan e kudo është njëlloj profesor si unë në Tiranë. Performanca e universiteteve mund të ndikojë tek shtesat mbi pagë, të cilat universitetet në varësi të të ardhurave mund të stimulojnë stafet e tyre për një produkt akoma më të mirë. Por këto shtesa nuk duhet të lidhen me pagën bazë”, thotë zonja Olldashi.

Në peticionin me 9 pika pedagogët kërkojnë rritje të pagave të tyre dhe për administratën e universiteteve, rritje të financimit për kërkimin shkencor, pagesën e orëve shtesë për pedagogët e jashtëm, e cila tani është 5-8 euro, pagesën e vjetërsisë në punë mbi 15 vjet karrierë, shpërblime për laborantët gjatë procesit akademik, mosfrenimin e procedurave për tituj shkencorë, si dhe transparencë financiare në universitet. /Voa/

Etiketa: pedagogetprotestaTirane

Lajme të lidhura

Rama do të bëjë hundë të re? Kryeministri fton në podcast një kirurge dhe i tregon dëmtimin nga dhuna e vitit ’97
Breaking Views

Rama do të bëjë hundë të re? Kryeministri fton në podcast një kirurge dhe i tregon dëmtimin nga dhuna e vitit ’97

11:33 - 01/02/26
“Të vetëm nuk e mundim dot Ramën”, Lapaj flet mbi rrugët e bashkimit me Berishën
Aktualitet

“Të vetëm nuk e mundim dot Ramën”, Lapaj flet mbi rrugët e bashkimit me Berishën

23:16 - 31/01/26
“Shqipëria Bëhet” e Lapajt proteston para Kryeministrisë, i bashkohet edhe deputeti demokrat
Aktualitet

Iu bashkua protestës së Lapajt, reagon deputeti demokrat: Do jem në çdo protestë kundër Ramës dhe çetës së tij të hajdutëve

20:58 - 31/01/26
Para
Makina përplas 50-vjeçarin në Shkodër

Aksident i katërfishtë në Fushë-Milot, shoferja dërgohet te Trauma

Discussion about this post

TË FUNDIT

Manchester United fiton me Fulham me gol në minutat shtesë
Breaking Views

Manchester United fiton me Fulham me gol në minutat shtesë

17:56 - 01/02/26

Manchester United ka regjistruar fitoren e tretë rradhazi në këtë sezon dhe të gjitha këto nën drejtimin e trajneri të...

Lexo më shumë
Ndërron jetë gazetarja e njohur Rezarta Reçi pas një beteje të gjatë me sëmundjen e rëndë

Ndërron jetë gazetarja e njohur Rezarta Reçi pas një beteje të gjatë me sëmundjen e rëndë

17:25 - 01/02/26
VIDEO/ Realin e nderon goli me penallti i Mbappe në minutën e 100-të

VIDEO/ Realin e nderon goli me penallti i Mbappe në minutën e 100-të

17:06 - 01/02/26
Dosja Epstein, çfarë thuhet për ish-presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga?

Dosja Epstein, çfarë thuhet për ish-presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga?

16:37 - 01/02/26
“Kartoni i kuq i Asllanit? Arbitrat po ndikojnë”, trajneri i Besiktas: E çuditshme…

“Kartoni i kuq i Asllanit? Arbitrat po ndikojnë”, trajneri i Besiktas: E çuditshme…

16:13 - 01/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com