GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Protesta e pedagogëve, VOA: Vijon bojkoti i vitit të ri akademik, kërkojnë rritje pagash me 50%

në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Protestë kombëtare në orën 11:00, pedagogët mblidhen përballë “Politeknikut”
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në Tiranë, sindikatat e punonjësve universitarë protestuan sot për të gjashtën ditë me bojkotim të procesit mësimor, duke kërkuar rritje të pagave 50 për qind, si dhe të fondeve për kërkim shkencor. Profesorët pohuan se peticioni i tyre me 9 pika po shndërrohet në një platformë për një lëvizje reformuese të universiteteve.

Qeveria ka deklaruar se është e hapur për dialog, por rritje pagash për ta nuk do të ketë në këtë prag dimri dhe krize ekonomike. Profesorët dhe punonjësit e universiteteve bojkotuan mësimin javën e parë të vitit të ri akademik dhe po ashtu e nisën edhe këtë javë, Ata pohojnë se do të vazhdojnë protestën, derisa qeveria të miratojë kërkesat e tyre, që në thelb janë nisja e një platforme dhe një lëvizje për reformim themelor në universitete.

“Ka ardhur koha që platformat profesionale duhet t’i bëjnë profesionistët. Platformat nuk ka arsye pse të vijnë nga qeveria. Pra, ne nuk protesotjmë dhe të presim që qeveria të bëjë platformën për universitetin. Duke protestuar, duke kërkuar, duhet të jemi po ne vet që duhet të japim zgjiedhje”, thotë prof.dr. Enkeleda

Olldashi nga Fakulteti Juridik i Universitetit të Tiranës. Profesorët po organizojnë në sheshin para korpusit qendror të universitetit një forum akademik me moton “Arsimi i lartë publik duhet të jetë një prioritet strategjik kombëtar”. Nga ky forum pritet të hartohet një platformë për reformimin dhe zhvillimin e universiteteve publikë.

“Këto janë kërkesa minimale si për pjesën e pagës ashtu edhe për kërkimin shkencor, i cili është shumë i rëndësishëm, thembra e Akilit për çdo universitet. Kjo është pika dy e peticionit tonë”, thotë dr. Klodian Dhoska, pedagog i Universitetit Politeknik.
Pedagogët theksuan se universitarët shqiptarë janë të fundit në rajon dhe në Europë për nga niveli i pagave, me të cilat përballojnë me vështirësi jetesën dhe financojnë nga vetja kërkimet dhe botimet shkencore.

“Na dëgjoni me ndërgjegje të hapur, se po iu trokasin në derë ata pedagogë që duan ndryshimin dhe që janë shumica. Po ju trokasin pedagogët e thjeshtë, që nuk janë kundërshtarë politikë, por duan të jenë partnerë në zhvillimin e universiteteve”, iu drejtua kryeministrit Rama nga tubimi dr. Andronira Burda, pedagoge e Fakultetit të Arkitekturës dhe Urbanistikës.

Kryetari i Sindikatës së Universiteteve, Aleksandër Kovaçi, lexoi një letër të hapur drejtuar autoriteteve më të larta shtetërore të Shqipërisë dhe selive diplomatike perëndimore, ku u bëjnë thirrje që përmes reformimit të universiteteve të frenohet largimi i studentëve dhe pedagogëve nga vendi.

“Kryeministrit Rama i kërkojmë të ndalë intidimet ndaj drejtuesve të sindikatës së universiteteve të Shqipërisë, si dhe trupës akademike, dhe të trajtojë me seriozitet maksimal kërkesat, që kanë për qëllim përmirësimin e gjendjes në arsimin e lartë publik, si e vetmja mënyrë për rikthimin e shpresës dhe frenimin e shpopullimit të vendit”, thotë Aleksandër Kovaçi, kryetar i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve.

Pedagogët protestuan sot për të gjashtën ditë në sheshin para Universitetit të Tiranës, duke këmbëngulur në 9 kërkesat e tyre ekonomike të renditura në peticionin drejtuar qeverisë, duke i cilësuar minimale dhe të domosdoshme për mbiejetesën e tyre.

“Këto ditë kam parë kolegë të mrekullueshëm, të cilët kanë kurajon të marrin pjesë në protestë, pavarësisht presioneve, që debatojnë me argumente, e mbi të gjitha që reflektojnë formim e humanizëm. E unë besoj se kjo protestë veç të tjerave po krijon modele, të cilat dëshmojnë se indiferentizmi dhe frika mund të vriten, nëse je i formuar dhe guximtar”, thotë Albana Deda, pedagoge e Fakultetit Filologjik I Universitetit të Tiranës

Qeveria ka deklaruar se bëhet fjalë për protestën e një pakice pedagogësh, se pagat sapo u rritën në fillim të tetorit, se rritje tjetër pagash uniforme nuk do të ketë më, në këtë prag dimri dhe krize ekonomike. Autoritetet kanë deklaruar se janë të hapur për dialog mbi problemet që kanë aktualisht universitetet, por pa përmendur konkretisht temën kryesore të protestës, rritjen e pagave.
Marrë nga VOA

Etiketa: pedagogprotesteVOA

Lajme të lidhura

Këlliçi: Protesta qytetare na dha leksione edhe neve, PD duhet të hapet dhe ripërtërihet
Aktualitet

Këlliçi: Protesta qytetare na dha leksione edhe neve, PD duhet të hapet dhe ripërtërihet

08:38 - 27/06/26
Festa e Ashures, besimtarët bektashinj kremtuan një nga ditët më të rëndësishme të kalendarit
Aktualitet

Festa e Ashures, besimtarët bektashinj kremtuan një nga ditët më të rëndësishme të kalendarit

20:16 - 26/06/26
Helmimet tek Akademia e Sigurisë/ Ndërpritet aktiviteti i firmës së themeluar nga Nikolin Jaka, nën hetim edhe AKU!
Aktualitet

Helmimet tek Akademia e Sigurisë/ Ndërpritet aktiviteti i firmës së themeluar nga Nikolin Jaka, nën hetim edhe AKU!

16:42 - 26/06/26
Para
Jeta personale dhe karriera, kush është kryeministri i parë indian i Britanisë

Kryeministri i ri i Britanisë së Madhe takon sot Mbretin Charles III

Discussion about this post

TË FUNDIT

Spektakël golash, Belgjika shkatërron Zelandën e Re me “manita” dhe merr kreun e grupit
Sport

Spektakël golash, Belgjika shkatërron Zelandën e Re me “manita” dhe merr kreun e grupit

08:50 - 27/06/26

Belgjika ka dhuruar një shfaqje të vërtetë force në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve në Kupën e Botës,...

Lexo më shumë
Këlliçi: Protesta qytetare na dha leksione edhe neve, PD duhet të hapet dhe ripërtërihet

Këlliçi: Protesta qytetare na dha leksione edhe neve, PD duhet të hapet dhe ripërtërihet

08:38 - 27/06/26
Egjipti ndalet nga Irani, por kualifikohet në fazën e eliminimit direkt

Egjipti ndalet nga Irani, por kualifikohet në fazën e eliminimit direkt

08:18 - 27/06/26
Spanja eliminon Uruguain, gafa e portierit dhe kartoni i kuq vulosin dështimin e 2-herë kampionëve të Botës

Spanja eliminon Uruguain, gafa e portierit dhe kartoni i kuq vulosin dështimin e 2-herë kampionëve të Botës

07:39 - 27/06/26
Parashikimi i fatit sipas yjeve për sot, e shtunë 5 Korrik 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 27 Qershor 2026

07:36 - 27/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelermatbetcasibomUltrabetGrandpashabetgrandpashabetcasibomgrandpashabetUltrabetcasibom girişjojobet girişcasibomgrandpashabet girişJojobetİmajbetgrandpashabet girişgrandpashabetcasibomgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetholiganbet