GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Protesta e tetë, shtohen molotovët në tubimin për dorëheqjen dhe arrestimin e Veliajt

në Aktualitet, KRYESORE, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Protesta e tetë, shtohen molotovët në tubimin për dorëheqjen dhe arrestimin e Veliajt
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Molotovët drejt fasadës së bashkisë së Tiranës u shtuan gjatë protestës së kësaj marte. Ashtu si në tubimet e mëparshme, u kërkua dorëheqja dhe arrestimi i Erion Veliajt.

Protesta e nisur në 11:00 zgjati gati 1 orë e 30 minuta dhe ishte e teta e zhvilluar që pas arrestimit të drejtorëve të Erion Veliajt lidhur me procedimin penal të njohur si “dosja 5D”. Organizimi ishte i njëjtë si në ato paraardhëse. Me pankarta në duar, thirrje dhe fjalime nga podiumi i krijuar enkas, u lëshuan mesazhe për të zbardhur deri në fund aferat në bashki dhe vënien e Veliajt para përgjegjësisë ligjore.

Për opozitën, që ka organizuar protestat, Erion Veliaj është “koka e bandës së drejtorëve hajdutë” dhe “pronari faktik i inceneratorit të Tiranës”. Për këtë, ata kërkojnë dorëheqjen e Veliaj.

Ky i fundit ndërkohë, pretendon se nuk ka pasur dijeni për aferat e vartësve të tij.

Hetimet për inceneratorin e Tiranës janë drejt fundit, ndërsa ende nuk ka akuzë penale ndaj Veliajt, i cili ka një rol kyç në lidhjen e kontratës me koncesionarin e Sharrës, që ka rezultuar një aferë korruptive.

Akuzë nuk ka as për dosjen “5D”, edhe pse kompania që sipas SPAK ishte “de facto” nën pronësi të drejtorëve të bashkisë – Redi Molla dhe Mariglen Qato, ka marrë tendera në mënyrë të jashtëligjshme nga bashkia e Tiranës dhe institucionet nën varësi.

Opozita këmbëngul se kryebashkiaku ka përgjegjësi ligjore për të dyja çështjet dhe ka paralajmëruar se protestat do të jenë të vazhdueshme deri në dorëheqjen e Veliajt dhe vënien e tij në bankën e të akuzuarve të drejtësisë. Tubimi i radhës është lajmëruar të martën e ardhshme, në 11:00.

Etiketa: Erion VeliajKryesore1protesta te bashkia

Lajme të lidhura

Mbyllet para Kryeministrisë protesta e 44-t, paralajmërimi për Ramën
Aktualitet

Mbyllet para Kryeministrisë protesta e 44-t, paralajmërimi për Ramën

22:28 - 13/07/26
“Ligji i luftës” me Shqipërinë, Profesori grek tregon se ku qëndron ngërçi real
Breaking Views

“Ligji i luftës” me Shqipërinë, Profesori grek tregon se ku qëndron ngërçi real

22:24 - 13/07/26
Sherr me thika në Fushë-Krujë, plagoset 22-vjeçari dhe dërgohet me urgjencë te Trauma
Aktualitet

Sherr me thika në Fushë-Krujë, plagoset 22-vjeçari dhe dërgohet me urgjencë te Trauma

22:21 - 13/07/26
Para
Rënia e Euros, Sejko: Jemi në situatë inflacioniste, ja çfarë po ndodh me këmbimin valutor

Mashtrimi i “Micro Credit Albania”/ Sejko te "Ekonomia": Revokimi i licencës, masa më e rëndë që mund të merrnim

Discussion about this post

TË FUNDIT

Mbyllet para Kryeministrisë protesta e 44-t, paralajmërimi për Ramën
Aktualitet

Mbyllet para Kryeministrisë protesta e 44-t, paralajmërimi për Ramën

22:28 - 13/07/26

Protesta e 44-t radhazi kundër qeverisë u mbyll mbrëmjen e së hënës, pasi mijëra qytetarë qëndruan për disa orë përpara...

Lexo më shumë
“Ligji i luftës” me Shqipërinë, Profesori grek tregon se ku qëndron ngërçi real

“Ligji i luftës” me Shqipërinë, Profesori grek tregon se ku qëndron ngërçi real

22:24 - 13/07/26
Sherr me thika në Fushë-Krujë, plagoset 22-vjeçari dhe dërgohet me urgjencë te Trauma

Sherr me thika në Fushë-Krujë, plagoset 22-vjeçari dhe dërgohet me urgjencë te Trauma

22:21 - 13/07/26
Rakip Suli dibranizon tenderat, 1 miliard lekë bashkëpatriotit Demir Borishi/  “Konkurrentët” me oferta fiktive për kontratat që ndahen në të njëjtën ditë

Rakip Suli dibranizon tenderat, 1 miliard lekë bashkëpatriotit Demir Borishi/ “Konkurrentët” me oferta fiktive për kontratat që ndahen në të njëjtën ditë

22:06 - 13/07/26
“Zegjine gëk-mëk”, protestuesit ironizojnë deputeten e PS gjatë marshimit në ditën e 44-t të protestës

“Zegjine gëk-mëk”, protestuesit ironizojnë deputeten e PS gjatë marshimit në ditën e 44-t të protestës

22:01 - 13/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com