GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Protesta e veteranëve të UÇK, hidhen telefona drejt objektit të EULEX

13:26 - 15/09/23
në Kosovë & Rajon, Lajme
Kohë leximi: 2 min
A A
Protesta e veteranëve të UÇK, hidhen telefona drejt objektit të EULEX
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL e UÇK-së) ka protestuar të premten para ndërtesës së Misionit të Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë (EULEX) duke e kritikuar këtë institucion dhe Gjykatën Speciale të Kosovës për shqetësim të familjeve të veteranëve.

Gjykata Speciale heton krimet e pretenduara të pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të kryera ndaj pakicave etnike dhe rivalëve politikë nga janari i vitit 1998 deri në dhjetor të vitit 2000. Gjykata e ka selinë në Hagë, por funksionon sipas ligjeve të Kosovës.

Faton Klinaku nga OVL e UÇK-së, ka kërkuar reagim të autoriteteve të Kosovës, duke pretenduar se Gjykata Speciale dhe EULEX-i po u shfaqen pa paralajmërim veteranëve.

“Jeni dëshmitarë që Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë dhe EULEX-i janë duke i shqetësuar familjet e bashkëluftëtarëve tanë dhe familjet e dëshmorëve, duke dërguar pa paralajmërim njerëz të panjohur e me kapela në kokë për gjoja intervistime, duke i bastisur e duke ua konfiskuar telefonat personalë”.

Ai e ka bërë këtë deklarim dy ditë pasi ish-pjesëtari i UÇK-së, Rrustem Mustafa, ka njoftuar se hetuesit e Gjykatës Speciale i janë paraqitur në shtëpinë e tij me kërkesë për kontroll të telefonit.

“Personeli nga Gjykata Speciale janë sjellë me respekt. Në zyre të EULEX-it më është sekuestruar telefoni im dhe posa është bërë kjo kontroll pa asnjë interesim shtesë nga ana e tyre, ka përfunduar biseda”, ka thënë Mustafa përmes një postimi në Facebook.

Gjykata Speciale nuk është deklaruar rreth këtij rasti. Si shenjë proteste ndaj një urdhri të tillë, protestuesit i kanë hedhur disa telefona drejt ndërtesës së EULEX-it.

“Duke pasur parasysh se Policia e Kosovës është reaguesja e parë, kërkojmë që shteti të merret seriozisht dhe të mos lejojnë që persona civilë, pa Policinë, të na hyjnë në shtëpi, sepse përndryshe do të ketë reagime të vazhdueshme qytetare”.

Gjykata Speciale i ka dënuar dy pjesëtarë të OVL së UÇK-së, Nasim Haradinajn dhe Hysni Gucatin në maj të vitit 2022 për pengim të administrimit të drejtësisë.

Dënimi fillestar për secilin ka qenë 4 vjet e gjysmë burgim, ndërsa pas ankesës në Apel, koha u është zvogëluar në 4 vjet e tre muaj burgim. Aktualisht në Hagë është duke u zhvilluar gjyqi ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, ish-kryeparlamentarëve Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi, dhe ish-deputetit Rexhep Selimi. Ata akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Etiketa: EULEXprotestaUçk

Lajme të lidhura

Konfindustria: Karburantet, ja si po vidhen qytetarët…
Aktualitet

Nafta shkon në 200 lekë/litër, shqiptarët do paguajnë 200 mln euro më shumë këtë vit

08:44 - 18/03/26
Plagosi me thikë një person pas një konflikti, arrestohet 49-vjeçari në Berat
Aktualitet

Plagosi me thikë një person pas një konflikti, arrestohet 49-vjeçari në Berat

08:32 - 18/03/26
Tragjedi në Vjenë, shembja e skelës në kantier u merr jetën katër shqiptarëve nga Kosova
Aktualitet

Tragjedi në Vjenë, shembja e skelës në kantier u merr jetën katër shqiptarëve nga Kosova

08:02 - 18/03/26
Para
Shtëpia e vërtetë e Barbie del në shitje (FOTO)

Shtëpia e vërtetë e Barbie del në shitje (FOTO)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Konfindustria: Karburantet, ja si po vidhen qytetarët…
Aktualitet

Nafta shkon në 200 lekë/litër, shqiptarët do paguajnë 200 mln euro më shumë këtë vit

08:44 - 18/03/26

Në vitin 2025, numri i mjeteve në qarkullim në vend e kaloi për herë të parë shifrën e 1 milion...

Lexo më shumë
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 18 Mars, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:38 - 18/03/26
Plagosi me thikë një person pas një konflikti, arrestohet 49-vjeçari në Berat

Plagosi me thikë një person pas një konflikti, arrestohet 49-vjeçari në Berat

08:32 - 18/03/26
Vendimi shokues nga CAF: Senegalit i hiqet titulli, Maroku shpallet kampion i Afrikës

Vendimi shokues nga CAF: Senegalit i hiqet titulli, Maroku shpallet kampion i Afrikës

08:10 - 18/03/26
Tragjedi në Vjenë, shembja e skelës në kantier u merr jetën katër shqiptarëve nga Kosova

Tragjedi në Vjenë, shembja e skelës në kantier u merr jetën katër shqiptarëve nga Kosova

08:02 - 18/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com