Protestuesit kanë shkuar para Bashkisë Tiranë me qese me plehra në duar, simbol sipas tyre i plehrave që janë bërë mal në kryeqytet prej disa ditësh.
Qeset e zeza të mbushura me plehra janë hedhur në drejtim të godinës së bashkisë nga qytetarët e pranishëm të cilëve u është bashkuar edhe Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi.
Kujtojmë se kjo është protesta e 24 para Bashkisë, ndërsa kërkesë e protestuesve vijon të mbetet largimi i kryetarit të Bashkisë Tiranë Erion Veliaj.
Discussion about this post