GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Protesta homofobie në Parlamentin e Kosovës

09:38 - 29/03/22
në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 3 min
A A
Protesta homofobie në Parlamentin e Kosovës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kushtetuta e ndalon diskriminimin në bazë të orientimit seksual. Megjithatë gjatë diskutimit për mundësinë e martesës mes çifteve homoseksuale në Parlamentin e Kosovës pati shumë gjuhë urrejtjeje dhe homofobi.

Kushtetuta e Kosovës i mbron të gjithë nga diskriminimi. Por kur bëhet fjalë por martesën kushtetuta nuk shkon aq larg sa do komuniteti LGBTQI. Fjala është për të gjitha çështjet që loidhen me partneritetin mes personave LGBTQI, të drejtat dhe detyrimet e tyre para shtetit dhe mundësinë e birësimit të fëmijëve.

Projekt-kodi që nuk u votua në Parlamentin e Kosoves nuk lidhej me mundësimin e martesave të të njëjtit seks. Madje as bashkësitë e regjistruara civile. Por do t’i hapte rrugën një ligji të posaçëm që do t’i mundësonte këto të fundit.

26-vjeçari K.A. nga Prishtina, pjesëtar i komunitetit LGBTQI, i cili në të ardhmen dëshiron të martohet dhe të birësojë fëmijë, është i prekur nga mosmiratimi i Kodit Civil.

“Mosmiratimi i Kodit Civil tregon se sa pak mbështetje kemi ne në shoqëri. Unë dua të kem të drejta të barabarta me të gjithë qytetarët e tjerë të Republikës së Kosovës dhee po ashtu të kem edhe familje”, thotë K.A në bisedë me DW.

Projekt-kodi që synonte t’u hapte rrugën për bashkësi civile çifteve me seks të njëjtë, nuk mori votat e deputetëve, madje as të grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje. Vetëm 28 deputetë të VV-së votuan pro, 29 votuan kundër dhe të tjerët nuk votuan fare.

Fjalë të ashpra kundër martesave të komunitetit LGBTQI

Në debatin në Kuvendin e Kosovës argumentet e sjella ishin nga më të ndryshmet. U fol për traditën familjare kosovare si dhe shqetësimin për vazhdimin e ekzistencës së species njerëzore. Madje, deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Labinotë Demi – Murtezi, i quajti martesat e gjinisë së seksit të njejtë “shthurje” dhe “degjenerim moral”.

Deputeti i listës “Guxo”, Burim Karameta, tha për DW se lidhur me këtë temë vota e tij do të jetë gjithmonë kundër.

“Unë nuk kam asgjë kundër askujt, por ruajtja e ekzistencës sonë, vazhdimi i llojit tonë, mbajtja e species sonë ka të bëjë me heteroseksualitetin. Nuk ekziston ndonjë formë tjetër që mund ta mbajë llojin tonë. Gjithçka tjetër është devijim i sjelljes. Prandaj gjithmonë do ta kenë votën time kundër.”, tha deputeti Karameta.

Sipas mendimit të përfaqësuesve të OJQ-ve për të drejtat e njeriut dhe të aktivistëve përzgjedhja e fjalëve nuk ishte e përshtatshme për një parlament.

“Komentet kanë qenë tipike në linjë me narrativën homofobike gjithkah nëpër botë duke përdorur tri elemente: moralin, fenë dhe nacionalizmin.”, shprehet aktivisti Vullnet Krasniqi.

“Për këtë arsye Kryeministri duhet ta ketë një debat serioz brenda partisë së tij për të ndarë deputetët, të cilët betohen në Kuran dhe deputetët, që betohen në Kushtetutë. Në Kuvendin e Kosovës, deputetët nuk betohen as në Bibel dhe as në Kuran, por në Kushtetutën e Kosovës. Çdo deputetet që përdor ndonjë ide jashtë Kushtetutës së Kosovës, nuk e ka vendin në Kuvendin e Kosovës.”

Dashuria nuk është sëmundje

Mosmiratimi i Kodit Civil ngriti në protestë dhjetëra qytetarë kosovarë dhe aktivistë për të drejtat e njeriut. Ata u mblodhën para Kuvendit të Kosovës duke protestuar me parrulla ku shkruhej “Homofob, nuk ke vend në Kuvend”, “Dashuria nuk është sëmundje”. Sipas tyre të drejtat e njeriut nuk janë luks për t’u lexuar.

“Jam tmerrësisht e dëshpëruar. U ballafaquam me një numër të madh gjuhe të urrejtjes, paragjykimesh, frikash dhe të pavërtetash, që ekzistojnë ndaj personave LGBTQI në Kosovë. Dashuria nuk është sëmundje, personat e komunitetit LGBTQI janë persona normal si çdo person tjetër.”, tha aktivistja Gresa Ramadani./DW

Etiketa: KosoveprotesteRajon

Lajme të lidhura

Gjermania dërgon 13 ushtarë në Groenlandë për mision eksplorues sigurie
Aktualitet

Gjermania dërgon 13 ushtarë në Groenlandë për mision eksplorues sigurie

17:30 - 15/01/26
Berisha: Bota u trondit, vetëm Rama hesht për masakrën e Reçakut
Kosovë & Rajon

Përkujtohet masakra e Reçakut me 45 civilë të vrarë! Drejtësi dhe nderim për dëshmorët e Kosovës

09:20 - 15/01/26
Sorensen në Prishtinë: Do të sigurohemi që Kosova e Serbia të zhvillojnë bisedime
Aktualitet

Sorensen në Prishtinë: Do të sigurohemi që Kosova e Serbia të zhvillojnë bisedime

13:36 - 14/01/26
Para
Krijohet një tjetër çift në “Love Story 2”: Më ke bërë për vete…

Krijohet një tjetër çift në “Love Story 2”: Më ke bërë për vete...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Rrëshqitja e dherave paralizon qarkullimin dhe izolon familjet në fshatin Cernaleva të Kukësit
Aktualitet

Rrëshqitja e dherave paralizon qarkullimin dhe izolon familjet në fshatin Cernaleva të Kukësit

09:40 - 16/01/26

Katër familje në fshatin Cernalevë të Kukësit prej 11 ditësh janë të izoluara, pas një rrëshqitjeje të madhe të tokës....

Lexo më shumë
Kuçova në kushte të mjerueshme! Maliqi: Boll u tallën me shqiptarët, t’u japim shkelmin këtyre hajdutëve

Kuçova në kushte të mjerueshme! Maliqi: Boll u tallën me shqiptarët, t’u japim shkelmin këtyre hajdutëve

09:23 - 16/01/26
Mbledhja maratonë e Grupit Parlamentar të PS, çfarë pritet të diskutohet

Mbledhja maratonë e Grupit Parlamentar të PS, çfarë pritet të diskutohet

09:13 - 16/01/26
Inceneratori I Tiranës nuk ekziston, buxheti i shtetit jep edhe miliona euro të tjera për PPP-të

Skandal me paratë e qytetarëve! 92 milionë euro të harxhuara për një incenerator që s’u ndërtua kurrë

08:37 - 16/01/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 16 Janar, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

08:28 - 16/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com