GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Protesta kombëtare në Tiranë, demokratët e Shkodrës dhe katër bashkive të tjera të veriut nisen drejt kryeqytetit

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Protesta kombëtare në Tiranë, demokratët e Shkodrës dhe katër bashkive të tjera të veriut nisen drejt kryeqytetit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Shkodra dhe bashkitë e tjera të veriut, demokratët janë nisur në mënyrë të organizuar drejt Tiranës për t’iu bashkuar protestës kombëtare kundër qeverisë.

Degët e Partisë Demokratike në Shkodër, Malësi të Madhe, Vau-Dejës, Pukë dhe Fushë-Arrëz kanë organizuar nisjen e mbështetësve të tyre drejt kryeqytetit, nga vendet e përcaktuara paraprakisht.

Në prag të protestës, deputeti demokrat i Shkodrës, Kliti Hoti, është shprehur se pjesëmarrja në tubimin kundër qeverisë është një përgjegjësi qytetare.

“Sot, gjithë Shkodra, jo vetëm Partia Demokratike, është në mbështetje të studentëve. Siç e shihni, është një organizim i realizuar nga Partia Demokratike, por nuk janë vetëm anëtarë të Partisë Demokratike, është gjithë Shkodra, gjithë Shqipëria në mbështetje të studentëve, në mbështetje të gjithë idesë shqiptare që kësaj qeverie i ka ardhur fundi dhe ne duhet të japim atë kontributin tonë.

Sot edhe çdo ditë do të vazhdojmë derisa kjo qeveri të japë dorëheqjen, derisa ky parlament, që nuk është legjitim, që është kthyer në noter të kësaj qeverie, të japë dorëheqjen.

Ajo që kërkohet nga studentët, nga të gjithë shqiptarët, është një qeveri e tranzicionit dhe një Kod Zgjedhor që të përfaqësojë gjithë shqiptarët.

Nuk ka Partia Demokratike dhe studentë, Partia Demokratike, gjithë studentët, gjithë shqiptarët janë një kundër kësaj qeverie. Qëllimi i vetëm është rrëzimi i kësaj qeverie, rrëzimi i Edi Ramës, i cili po i çon shqiptarët në vëllavrasje”, ka deklaruar Hoti.

Demokratët e veriut pritet t’u bashkohen protestuesve të tjerë në Tiranë, në kuadër të tubimit kombëtar kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama.

Etiketa: Demokratëprotesteveriu

Lajme të lidhura

Moti i keq, rënie gurësh në aksin Margegaj-Valbonë, ndërprerje e energjisë elektrike në Kukës, Has dhe Tropojë
Aktualitet

Moti i keq, rënie gurësh në aksin Margegaj-Valbonë, ndërprerje e energjisë elektrike në Kukës, Has dhe Tropojë

18:38 - 13/11/26
“Mali i Zi drejt finishit”/ Integrimi në BE, Kaja Kallas e rendit Shqipërinë me Moldavinë dhe Ukrainën
Breaking Views

“Mali i Zi drejt finishit”/ Integrimi në BE, Kaja Kallas e rendit Shqipërinë me Moldavinë dhe Ukrainën

18:25 - 13/11/26
Qëlloi me armë dy persona në Londër, 15 vite burg për shqiptarin /EMRI
Aktualitet

Qëlloi me armë dy persona në Londër, 15 vite burg për shqiptarin /EMRI

15:51 - 13/11/26
Para
Qytetarë dhe demokratë të qyteteve të Jugut nisen drejt Tiranës: Do të shporrim qeverinë e zezë

Qytetarë dhe demokratë të qyteteve të Jugut nisen drejt Tiranës: Do të shporrim qeverinë e zezë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Moti i keq, rënie gurësh në aksin Margegaj-Valbonë, ndërprerje e energjisë elektrike në Kukës, Has dhe Tropojë
Aktualitet

Moti i keq, rënie gurësh në aksin Margegaj-Valbonë, ndërprerje e energjisë elektrike në Kukës, Has dhe Tropojë

18:38 - 13/11/26

Moti i keq dhe reshjet e shiut janë përkeqësuar duke shkaktuar kështu problematika në disa zona të veriut. Një numër...

Lexo më shumë
“Mali i Zi drejt finishit”/ Integrimi në BE, Kaja Kallas e rendit Shqipërinë me Moldavinë dhe Ukrainën

“Mali i Zi drejt finishit”/ Integrimi në BE, Kaja Kallas e rendit Shqipërinë me Moldavinë dhe Ukrainën

18:25 - 13/11/26
Tirana lë pas rivalët, Partizani dhe Dinamo zhgënjejnë në renditjen vjetore

Tirana lë pas rivalët, Partizani dhe Dinamo zhgënjejnë në renditjen vjetore

18:01 - 13/11/26
Qëlloi me armë dy persona në Londër, 15 vite burg për shqiptarin /EMRI

Qëlloi me armë dy persona në Londër, 15 vite burg për shqiptarin /EMRI

15:51 - 13/11/26
Vendimtare për kreun e grupit, Bjellorusi-Shqipëri gjykohet nga kroati Igor Pajac

Vendimtare për kreun e grupit, Bjellorusi-Shqipëri gjykohet nga kroati Igor Pajac

15:27 - 13/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com