Në prag të protestës kundër censurës dhe mbylljes së Tik Tok, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka sulmuar Edi Ramën për vendimin e marrë.
Në një bisedë të pazakontë me tik tokerin popullor nga Kosova, Burim Pacolli, Berisha thotë se Edi Rama flet vetmevete dhe se gënjen për gjithçka.
Burim Pacolli: Tiktok po mbyllet, çka domethënë kjo për shoqërinë shqiptare?
Sali Berisha: Domethënë një akt jashtëzakonisht i rëndë për fjalën e lirë, është akt censure. Dëshmon që Shqipëria nuk është vend i lirë, është narko diktaturë. Aty ku ekziston censura, ekziston diktatura. E kam thënë dhe e them dhe e përsëris shumë herë.
Ky akt nga Edi Rama, për Edi Ramën përbën një rikthim në praktikat e babait të tij biologjik dhe etërve të tij shpirtëror.
Qytetarët duhet ta dinë se më 10 gusht 1998, i ati i Edi Ramës, ka firmosur së bashku me Ramiz Alinë, për të varë në litar publikisht poetin dissident Havzi Nela, për vargjet e tij kushtuar fjalës së lirë dhe mendimit të lirë.
Pra ata nuk toleronin mendimin ndryshe dhe varën poetin. Edi Rama nuk duron kritikat e tij që i bëjnë në Tiktok dhe merr të njëjtin akt dhe shumë më të rëndë sepse dënon, bllokon një platform që sot, sidomos për të rinjtë por për të gjithë, është nga më komodet për komunikim.
Nga ana tjetër, TikTok përbën edhe mjet biznesi. Pra është ky së fundmi, ku e bazon Edi Rama vendimin e tij.
Burim Pacolli: Një nga arsyet është se mosha rinore ka akses në përmbajtje të pakontrolluar?
Sali Berisha: Atëherë ai barazon veten me Habitullahun e Kabulit dhe Ajatollahun e Iranit. Nëse ai kërkon t’i kontrollojë moshës se çfarë duhet të shohin e çka jo, kjo përbën një nga format më të egra të censurës.
Edi Rama e ka bazuar vendimin e tij në një mashtrim publik për të cilin meriton ndjekje të rreptë penale.
Edi Rama u tha shqiptarëve se vrasja e Martin Canit, erdhi nga TikToku. Nxënësi 15 vjeçar që u vra në dyert e shkollës dhe agresori i tij, nuk kishin llogari në TikTok. Pra zënka që çoi në ngjarjen tragjike nuk kishte asnjë lidhje me TikTokun.
Edi Rama kryen një mashtrim tjetër se thotë 98% e 60 e sa mijë prindërve të konsultuar, janë pro mbylljes, gënjeshtër e kulluar. Absolutisht e pavërtetë.
Burim Pacolli: Mendon se nuk e ka bërë fare konsultimin?
Sali Berisha: Pa asnjë diskutim. A ka smarfon një ndikim tek fëmijët, por pavarësisht nga kjo ka anë të tjera pozivitive. Por fëmijët para TikTokut nuk kanë konsumuar orë më pak në smartfon sesa pas TikTokun.
Është akt i mirëfilltë censure elektorale.
Burim Pacolli: Ju e keni shfrytëzuar TikTokun, jeni goxha aktiv, sa do të ndikojë tek ju?
Sali Berisha: Do të gjej të gjitha mënyrat për të vazhduar komunikimin tim. Një protestë është thirrur kundër censurës.
Edi Rama ekzekuton publikisht një nga mjetet më komode të komunikimit, TikTokun.
Sigurisht se do gjej mënyra tjera, do përdorë një llogari ku nuk është i ndaluar TikToku. Do përdorë disa mënyra që të vazhdoj komunikimin tim me shqiptarët jashtë vendit.
Burim Pacolli: Ju me gjasë jeni prej personazheve me të ndjekura në Shqipëri, në TikTok, i keni 78 mijë followers. A do e përdorni Instagramin, rrjetet tjera?
Sali Berisha: Normal unë i përdorë ato me intensitet por do rikthehem edhe mediave tjera sociale, pra do të përfshij gamë më të gjërë, në mënyrë që të komunikoj sa më lirshëm me ndjekësit e mi.
Burim Pacolli: Derisa po vija këtu, mu shfaq edhe një video e pata idenë ta dëgjojmë, e Edi Ramës
Sali Berisha: Ka kaluar ky në një monolog. Kjo është gjuha e tij, ky është përjetimi i tij sepse ky po përjeton fundin, ka kaluar në botën zoologjike. Është i pashpresë fare. Bën çdo mëngjes një monolog. Dje bëri një dhe gënjente veten dhe thoshte se Edmondi më pyeti se Franci shkruan këto, këto, kontrollonin gazetarët nuk kishte as Edmond as Franc në komentet e tij, por ai ia bënte pyetjet vetes. Janë ca monologje që bën me veten, sy më sy i quan.
Burim Pacolli: Larg rivalitetit politik, a e paramendon veten duke pirë kafe me Edi Ramën?
Sali Berisha: Unë e kam ftuar atë në debat, të dalim para shqiptarëve të gjitha projektet tona dhe çka kemi ne ndaj njëri tjetrit. Ai nuk guxon të dalë dhe ka kaluar në masë ekstreme. E ka gjetë me veten e tij ‘sy më sy’ dhe nuk ka më paraqitje para gazetarëve sepse gazetarët e shkatërrojnë ata.
Kanë një problem familjar ata me mediat. Një mbledhje që zonja Rama ftoi në pallat të gjitha gazetaret, kur ç’të dëgjojnë fjalimin aty, ju me artikuj që helmoni burrin tim. Ai është takimi i parë dhe i fundit. Rama ka tre muaj që nuk paraqitet në asnjë
Burim Pacolli: A dëgjon muzikë?
Sali Berisha: Dëgjoj.
Burim Pacolli: Çfarë zhanri më shumë?
Sali Berisha: Më shumë rock, kam qenë shumë i lidhur me Beatles, kur ishim të ri, ato ishin filozofë. Të rinjtë në diktaturë bënin çdo lloj akti, çdo lloj gjesti që të mund të sfidonin diktaturën përmes tyre.
@burimpacolliPergjigja e Berishes per Ramen, mbyllja e TikTokut…♬ original sound – Burim Pacolli
Discussion about this post