Presidenti Ilir Meta është solidarizuar me protestën e zhvilluar sot në Tiranë, kundër abuzimit të vajzave dhe grave, nisur nga rasti i abuzimit të së miturës në Mirditë nga 5 persona.
Në një postim në rrjetet sociale, kreu i shtetit shprehet se dënon me forcë rastet e fundit të abuzimit seksual të vajzave në vend, ndërsa thekson se meriton ndëshkim të rëndë ligjor.
“Dënoj me forcë rastet e fundit të abuzimit seksual të vajzave në Shqipëri dhe solidarizohem në mbështetje të protestave qytetare kundër këtij krimi, që meriton ndëshkim të rëndë ligjor,” shkruan Meta.