GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Protesta në Rinas/ Banorët: Turp, nuk kemi si t’i çojmë fëmijët në shkollë

në Aktualitet
Kohë leximi: 1 min
A A
Protesta në Rinas/ Banorët: Turp, nuk kemi si t’i çojmë fëmijët në shkollë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Vazhdon protesta e banorëve të Rinasit për devijimin e qarkullimit të makinave. Ata janë ulur këmbëkryq në asfalt në shenjë simbolike dhe kanë bllokuar qarkullimin e automjeteve. Në një deklaratë për mediat, një prej banorëve të këtij fshati tha se për të marrë një bukë në dyqan, i duhet të bëjë 25 km rrugë, ndërsa theksoi se fëmijët nuk kanë nga ikin për në shkollë.

“Për të dalë për të blerë një bukë, duhet të bëj 25 km. Duhet të iki në Fushë-Krujë, i bie se s’kam nga dalë. Të vijë ambulanca, s’ka ku futet, sa të vijë unë, iku fëmija vdiq. S’kemi si e bëjmë ndryshe. Fëmijët nuk kanë nga ikin për në shkollë. Jemi një nga fshatrat më të rregullt, s’kemi pasur probleme as në 97-ën. S’kemi as ujë as drita. S’po kërkojmë asgjë tjetër, kërkojmë vetëm lëvizje brenda fshatit. Nëse nuk hapet rruga deri nesër. U bëj thirrje komunitetit të ruajmë qetësinë”, tha një banorë.

Ndërsa një tjetër paralajmëroi se ARRSH ka afat deri nesër që të hapin plotësisht rrugën, ose ata do të pengojnë fëmijët nga shkolla dhe madje do të bllokojnë aeroportin. “Nga nesër nëse nuk do të hapet rruga nuk do të lejojmë fëmijët që të shkojnë në shkollë. Të gjithë banorët kanë të drejtën legjitime të bllokojnë dhe aeroportin e Rinasit. Kërkojmë shkollën, ambulancën dhe tokën bujqësore. Me atë tokë jetojmë, ajo del jashtë përdorimit, çdo gjë”, tha protestuesi.

Etiketa: aeroportbanorebllokim rrugekerkeseparalajmerimprotesteRinas

Lajme të lidhura

Qeveria përcakton rregullat për cannabis-in mjekësor dhe industrial
Aktualitet

Qeveria përcakton rregullat për cannabis-in mjekësor dhe industrial

21:54 - 02/10/26
Kërcënohet me eksploziv biznesi në Peshkopi, autorët kërkojnë 50 milionë lekë
Aktualitet

Kërcënohet me eksploziv biznesi në Peshkopi, autorët kërkojnë 50 milionë lekë

19:33 - 02/10/26
Aksident pranë mbikalimit të Rinasit, makina përmbyset në rrugë
Aktualitet

Aksident pranë mbikalimit të Rinasit, makina përmbyset në rrugë

15:42 - 02/10/26
Para
Kryeplaku premtoi marrëveshje/ Banorët e Rinasit nuk e besojnë: Jemi bllokuar si në burg

Kryeplaku premtoi marrëveshje/ Banorët e Rinasit nuk e besojnë: Jemi bllokuar si në burg

Discussion about this post

TË FUNDIT

Franca dhe Italia ndajnë pikët në duelin spektakolar, Donaruma pret gjithçka, Bastoni i përgjigjet Olizes
Sport

Franca dhe Italia ndajnë pikët në duelin spektakolar, Donaruma pret gjithçka, Bastoni i përgjigjet Olizes

22:50 - 02/10/26

Pas 20 vitesh nga finalja e Botërorit 2026 dhe goditjes me kokë ndaj Materacit, Zinedin Zidan kthehet si kundërshtar i...

Lexo më shumë
Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës pret për herë të parë Forumin e Aeroporteve Rajonale të Këshillit Ndërkombëtar të Aeroporteve për Evropën

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës pret për herë të parë Forumin e Aeroporteve Rajonale të Këshillit Ndërkombëtar të Aeroporteve për Evropën

22:05 - 02/10/26
Qeveria përcakton rregullat për cannabis-in mjekësor dhe industrial

Qeveria përcakton rregullat për cannabis-in mjekësor dhe industrial

21:54 - 02/10/26
Aktivistja: Studentët po organizohen, më datë 13 do të jemi masivisht

Aktivistja: Studentët po organizohen, më datë 13 do të jemi masivisht

21:47 - 02/10/26
Bashkimi Europian propozon treg të përbashkët për 9 vendet kandidate, mes tyre edhe Shqipëria

Bashkimi Europian propozon treg të përbashkët për 9 vendet kandidate, mes tyre edhe Shqipëria

21:41 - 02/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com