GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Protesta/ “Nuk na duhet vetëm ecje në bulevard”, Këlliçi: Do kërkojmë largimin e menjëhershëm të Ballukut

22:30 - 12/11/25
në Breaking Views, Lajme, Politikë, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Protesta/ “Nuk na duhet vetëm ecje në bulevard”, Këlliçi: Do kërkojmë largimin e menjëhershëm të Ballukut
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, i ftuar në News24, ka folur për protestën e paralajmëruar të opozitës më 18 nëntor përpara Kryeministrisë, me kërkesën për largimin e menjëhershëm të zv.kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku, pas marrjes së saj si e pandehur nga SPAK.

“Protesta e 18 nëntorit do të ketë si moto largimin e menjëhershëm të Belinda Ballukut. Ne kemi zhvilluar një protestë 44 javë me radhë përpara Bashkisë së Tiranës dhe ajo është anatemuara, na janë numëruar protestuesit, është bërë profilizimi i folësve dhe është ushtruar çdo lloj presioni për ta mbyllur atë protestë,” deklaroi Këlliçi.

Sipas tij, opozita tashmë ka një “eksperiencë të vyer” në organizimin e rezistencës qytetare dhe di si ta kanalizojë atë në mënyrë efektive. Ai shtoi se kishte menduar për një përsëritje të protestës përpara Ministrisë së Infrastrukturës, por theksoi se problemi nuk qëndron vetëm tek Balluku.

“Duhet kuptuar që këtu nuk kemi të bëjmë vetëm me Belinda Ballukun, por me një sistem të tërë. Ajo ka kryer shkelje dhe ka urdhëruar vartësit e saj, këto janë fakte. Balluku është zyrtarisht përgjegjëse e institucionit që ka qenë autoritet kontraktor në këtë rast, nuk ka asnjë diskutim për këtë. Por, ajo i bën këto për llogari të Edi Ramës,” tha deputeti demokrat.

Në fund, Këlliçi u shpreh se protesta e opozitës nuk do të kufizohet në një ecje simbolike në bulevard: “Nuk na duhet vetëm ecje në bulevard. Do të kërkojmë me vendosmëri largimin e menjëhershëm të Belinda Ballukut.”

Këlliçi tha se nervi opozitar është vrarë nga propaganda e së majtës e nisur që prej 2009 me shprehjen “Fajin e ka Saliu”.

“Në këtë vend është bombarduar qytetari i zakonshëm, keni standard të dyfishtë me tunelin e Llogarasë, është ndërtim pa leje, unë kam bërë publike dhe lejen e ndërtimit në lejen e dhënë me kusht në 2022 të zbardhur dhe në 2025 dhe me të njëjtin standard hotel Prestige u hodh në erë dhe tuneli ka marrë 190 mln euro për një ndërtim pa leje. Këtu është bërë propagandë se këta janë njëlloj si PD dhe PS, kjo ka ndikuar jo pak te vrasja e nervit opozitar”, tha Këlliçi.
Etiketa: Belind Kellici

Lajme të lidhura

Kapiteni Virgil Van Dijk siguron fitoren e, Liverpool ndaj Sunderlandit të Xhakës
Breaking Views

Kapiteni Virgil Van Dijk siguron fitoren e, Liverpool ndaj Sunderlandit të Xhakës

23:35 - 11/02/26
Merr fund ngërçi politik, votëbesohet qeveria e re, Albin Kurti betohet si kryeministër i Kosovës
Breaking Views

Merr fund ngërçi politik, votëbesohet qeveria e re, Albin Kurti betohet si kryeministër i Kosovës

23:22 - 11/02/26
Lista, 40 bashki me dosje në SPAK, tenderat çështja kryesore nën hetim
Aktualitet

Lista, 40 bashki me dosje në SPAK, tenderat çështja kryesore nën hetim

22:19 - 11/02/26
Para
Tekniku i Andorrës tregon përgatitjet kundër Shqipërisë: Le t’i bëjmë të vuajnë!

Tekniku i Andorrës tregon përgatitjet kundër Shqipërisë: Le t’i bëjmë të vuajnë!

Discussion about this post

TË FUNDIT

Horoskopi për ditën e sotme, 12 Shkurt 2026
Horoskopi

Horoskopi për ditën e sotme, 12 Shkurt 2026

07:52 - 12/02/26

Dashi Një pikëpamje fleksibile dhe e adaptueshme do t’ju ndihmojë të arrini qëllimin. Nëse dukeni si “shefa” ose si një...

Lexo më shumë
Parashikimi i motit, 2 Shkurt 2025

Parashikimi i motit për sot, 12 Shkurt 2026

07:43 - 12/02/26
Kapiteni Virgil Van Dijk siguron fitoren e, Liverpool ndaj Sunderlandit të Xhakës

Kapiteni Virgil Van Dijk siguron fitoren e, Liverpool ndaj Sunderlandit të Xhakës

23:35 - 11/02/26
Merr fund ngërçi politik, votëbesohet qeveria e re, Albin Kurti betohet si kryeministër i Kosovës

Merr fund ngërçi politik, votëbesohet qeveria e re, Albin Kurti betohet si kryeministër i Kosovës

23:22 - 11/02/26
Lista, 40 bashki me dosje në SPAK, tenderat çështja kryesore nën hetim

Lista, 40 bashki me dosje në SPAK, tenderat çështja kryesore nën hetim

22:19 - 11/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com