GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Protesta në Patos-Marinëz nis me tensione, banorët hyjnë në ambientet e Bankers Petroleum

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Protesta në Patos-Marinëz nis me tensione, banorët hyjnë në ambientet e Bankers Petroleum
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Situata është tensionuar mëngjesin e sotëm në zonën naftëmbajtëse të Patos-Marinzës, ku ka nisur protesta që banorët kishin paralajmëruar prej dy ditësh ndaj kompanisë Bankers Petroleum.

Protestuesit kanë hapur me forcë portën e një prej sektorëve të kompanisë dhe më pas kanë hyrë në ambientet e saj.

Banorët u kanë kërkuar punonjësve të largohen nga zona, ndërsa përplasja lidhet me kontratat për tokat që banorët ia kanë dhënë me qira kompanisë.

Në qendër të protestës qëndron pikërisht pretendimi i pronarëve se Bankers Petroleum nuk po respekton detyrimet financiare që burojnë nga këto kontrata.

Një prej banorëve e ka artikuluar drejtpërdrejt konfliktin gjatë protestës.

“Është prona ime, jo e jotja. Kemi bërë një kontratë bashkë, por nuk po e zbaton, nuk po më jep lekët”, është shprehur ai.

“Do të bëjmë ca është e mundur se kemi dy vjet që po na tallin,. Vjet pas një viti na dhanë lekët. Ndërsa sivjet nuk po bëhet asnjë veprim. Thotë jam me humbje. Naftë ka, ai thotë jam me humbje. Nuk po firmosim dot kontratat.

Ai thotë që jam me humbje. Ti vetë erdhe në tokën time dhe tani thotë nuk më del hesapi. Unë me atë tokë ushqehem. Jam invalid”, u shpreh një tjeter banor.

Banorët e Marinzës, Belinës, Sheqishtës, Zharrëzës, Kallmit, Frashërit dhe Kumanit pretendojnë se prej fillimit të vitit 2026 nuk kanë marrë pagesat për tokat që kompania përdor për aktivitetin e saj, përfshirë rrugë, parkingje, sheshe pune dhe puse nafte. Sipas tyre, rreth 800 banorë preken nga kjo situatë.

Banorët kërkojnë që “Bankers Petroleum” të zbatojë kushtet e kontratave ekzistuese për qiratë e tokave, ku shprehen se kompania nuk ka përmbushur detyrimet për pagesat dhe po tenton të ndryshojë vlerën e marrëveshjeve pa pëlqimin e pronarëve.

Kujtojmë që gjatë protestës së dy ditëve më parë, një përfaqësi e banorëve zhvilloi një takim rreth 10 minuta me drejtues të kompanisë, por sipas tyre nuk u arrit asnjë zgjidhje. Përfaqësuesi i banorëve, Aleksandër Profka, deklaroi se drejtuesit e “Bankers Petroleum” e kanë argumentuar situatën me kostot e larta operative, një shpjegim që protestuesit nuk e pranojnë si arsye për moszbatimin e marrëveshjeve.

Banorët paralajmërojnë se, nëse kompania nuk respekton kontratat sipas kushteve të rëna dakord, do të kërkojnë rikthimin e tokave në gjendjen e mëparshme. Ata kanë paralajmëruar gjithashtu se, në mungesë të një përgjigjeje, protesta mund të përshkallëzohet deri në bllokimin e aktivitetit nxjerrës në disa prej shesheve kryesore të vendburimit të Patos-Marinzës.

Etiketa: Bankersbanoreproteste

Lajme të lidhura

“Kryeministri në delir”, pedagogia Skënderi: Shpalli kulakë protestuesit, është në grahmat e fundit
Aktualitet

“Kryeministri në delir”, pedagogia Skënderi: Shpalli kulakë protestuesit, është në grahmat e fundit

22:19 - 21/10/26
Ekonomisti i njohur amerikan, Steve Hanke thirrje Ramës: Koha të japësh dorëheqjen!
Aktualitet

Ekonomisti i njohur amerikan, Steve Hanke thirrje Ramës: Koha të japësh dorëheqjen!

21:38 - 21/10/26
Lëvizje në qeveri në situatë kaosi, Rama bën dy emërime të reja (Emrat)
Aktualitet

Lëvizje në qeveri në situatë kaosi, Rama bën dy emërime të reja (Emrat)

21:12 - 21/10/26
Para
Arrestimi i drejtorit të burgut në Reç, prezantohet drejtori i ri

Aksion në burgun e Reçit dhe të Burrelit, gjenden sende të ndaluara në disa qeli

Discussion about this post

TË FUNDIT

Dramë në Mynih mes Bayernit dhe Arsenalit, sfilatë golash në “Bernabéu” dhe befasia në Lisbonë (Rezultatet)
Breaking Views

Dramë në Mynih mes Bayernit dhe Arsenalit, sfilatë golash në “Bernabéu” dhe befasia në Lisbonë (Rezultatet)

23:18 - 21/10/26

Mbrëmja e së martës në UEFA Champions League ka dhuruar një spektakël të jashtëzakonshëm futbolli, ku nuk munguan golat e...

Lexo më shumë
ngacmojnë dy vajza te Kryeministria/ Kalaja ndërhyn dhe i filmon: Na goditën me shkopinj gome

ngacmojnë dy vajza te Kryeministria/ Kalaja ndërhyn dhe i filmon: Na goditën me shkopinj gome

23:10 - 21/10/26
Eurodeputeti austriak “shuplakë” Ramës: Të qëllosh me gaz, dhe të burgosësh të mitur nuk përputhet me vlerat e BE-së

Eurodeputeti austriak “shuplakë” Ramës: Të qëllosh me gaz, dhe të burgosësh të mitur nuk përputhet me vlerat e BE-së

22:29 - 21/10/26
“Kryeministri në delir”, pedagogia Skënderi: Shpalli kulakë protestuesit, është në grahmat e fundit

“Kryeministri në delir”, pedagogia Skënderi: Shpalli kulakë protestuesit, është në grahmat e fundit

22:19 - 21/10/26
Ekonomisti i njohur amerikan, Steve Hanke thirrje Ramës: Koha të japësh dorëheqjen!

Ekonomisti i njohur amerikan, Steve Hanke thirrje Ramës: Koha të japësh dorëheqjen!

21:38 - 21/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com