GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Protesta për arsimin në Kosovë, ende nuk dihet nëse do të fillojë mësimi ditën e sotme

në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
Protesta për arsimin në Kosovë, ende nuk dihet nëse do të fillojë mësimi ditën e sotme
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ende mbetet e paqartë nëse ditën e sotme do të vijojë greva e arsimtarëve në Kosovë apo do të nisë procesi mësimor i cili duhet të kishte filluar që më 1 shtator.

Edhe pas një takimi të zhvilluar mes palëve në zyrën e presidentes së vendit Vjosa Osmani ende nuk ka një marrëveshje dhe ndërkohë Ministria e Arsimit dhe Sindikata e Arsimit kanë bërë thirrje të ndryshme.

Përmes një komunikate, të dielën, ministria e drejtuar nga Arbërie Nagavci ka bërë thirrje mësimdhënëseve që të nisin punë normalisht ditën e sotme.

“Duke e marrë me seriozitet obligimin tonë për realizimin e plotë të së drejtës për arsim, por edhe përmirësimin e kushteve dhe kompensimin e mësimdhënësve, kërkojmë nga të gjitha palët e përfshira, që të rishikojnë dhe balancojnë interesat dhe t’i kthehen që nesër procesit mësimor”, thuhej në komunikatë.

Madje edhe nga Komuna e Podujevës, drejtori i arsimit, Avni Fetahu ka thënë se greva do të ndërpritet. Ai referencë e ka marrë deklarimin e tri shkollave në Podujevë për ndërprerjen e grevës. Edhe komunat e tjera ku qeverisë Lëvizja Vetëvendosja, Gjilani, Kamenica dhe Shtimja, do të nisin procesin mësimor.

Por Rrahman Jasharaj, kryetar i Sindikatës vijon të mbajë të njëjtin qëndrim duke u shprehur se greva do të vijojë dhe ditën e sotme deri në plotësimin e kërkesave nga qeveria e Kosovës.

“I lus prindërit të mos i dërgojnë nesër fëmijët në shkollë”.

Greva ka nisur më 25 gusht dhe ka ardhur si pasojë e mos realizimit të kërkesave të SBASHK-ut nga Qeveria e Kosovës, në mesin e të cilave është edhe kërkesa për shtesën prej 100 euro për përballimin e inflacionit deri në Ligjin për Paga. Ndërsa ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci të mërkurën u ka kërkuar mësimdhënësve që të ndërpresin grevën ndërkohë që kryeministri Albin Kurti nuk ka pasur asnjë reagim zyrtar.

Etiketa: arsimiGreveKosove

Lajme të lidhura

Protestat në Shqipëri/ Albulena Haxhiu: Të dëgjohen studentët, arroganca vetëm i nxit protestat
Aktualitet

Protestat në Shqipëri/ Albulena Haxhiu: Të dëgjohen studentët, arroganca vetëm i nxit protestat

17:04 - 19/10/26
Tronditet sërish Gjilani/ Babai vret me armë zjarri djalin, arratiset nga vendngjarja
Breaking Views

Tronditet sërish Gjilani/ Babai vret me armë zjarri djalin, arratiset nga vendngjarja

22:32 - 11/10/26
‘Flamuri serb do të valëvitet mbi Prizren’, pas kërcënimit të Daçiç, reagon ish-ministri gjerman: E mjera Serbi!
Breaking Views

‘Flamuri serb do të valëvitet mbi Prizren’, pas kërcënimit të Daçiç, reagon ish-ministri gjerman: E mjera Serbi!

14:30 - 11/10/26
Para
Brnabiç vizitë sot në Veri të Kosovës, policia merr masa sigurie

Brnabiç vizitë sot në Veri të Kosovës, policia merr masa sigurie

Discussion about this post

TË FUNDIT

Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025
Horoskopi

Horoskopi për ditën e sotme, 20 Tetor 2026

07:36 - 20/10/26

Dashi Nuk do keni aspak probleme dhe vështirësi sot ne jetën tuaj ne çift perkundrazi komunikimi do jete i ngrohte...

Lexo më shumë
Parashikimi i motit për këtë të dielë: Kthjellime dhe alternime vranësirash

Parashikimi motit për sot, 20 Tetor 2026

07:35 - 20/10/26
Lista me 1 mijë pedagogë dhe intelektualë që kërkojnë dorëheqjen e Ramës

Lista me 1 mijë pedagogë dhe intelektualë që kërkojnë dorëheqjen e Ramës

23:01 - 19/10/26
Klosi: Selinë e PS-së do ta mbrojmë me bandën e Rigers Sheqerit, me hunj dhe gurë, është normale!

Klosi: Selinë e PS-së do ta mbrojmë me bandën e Rigers Sheqerit, me hunj dhe gurë, është normale!

22:21 - 19/10/26
Të rinjtë sfidojnë policët në bulevard, kërcejnë vallen e Tropojës

Të rinjtë sfidojnë policët në bulevard, kërcejnë vallen e Tropojës

22:13 - 19/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com