GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Protesta për Ilvi Metën/ Gazetarja i kujton 21-janarin, Berisha: Ata gjuanin me plumba kryeministrinë

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Protesta për Ilvi Metën/ Gazetarja i kujton 21-janarin, Berisha: Ata gjuanin me plumba kryeministrinë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Teksa merrte pjesë në protestën e heshtur për vdekjen e Ilvi Metës në Komisariatin e Kavajës, para kryeministrisë, ish-kryeministri Sali Berisha është përplasur këtë mbrëmje me gazetaren e Report TV, Rovena Cerka. Berisha u pyet edhe për ngjarjen e rëndë të 2011 ku pikërisht në atë vend u vranë 4 qytetarë. Sipas Berishës, kanë humbur jetën 4 njerëz të cilët po gjuanin me plumba xhamat e kryeministrisë.

Më pas Berisha është kapur me gazetaren duke i thënë se po lexon SMS-të e Crlo Bolinos, që e cilësoi si anëtarë i një organizate kriminale.

Pjesë nga debati:

Rovena Cerka: Në vitin 2011 janë vrarë 4 njerëz nga dhuna qeveritare, pse nuk ka pasur një reagim në atë kohë?

Berisha: Kanë humbur jetën 4 njerëz të cilët po gjuanin me plumba xhamat e kryeministrisë. Tani nëse do të gënjesh këtu para meje mund të vazhdosh dhe të gënjesh. Ju mund të turpëroheni me këtë se po gënjeni se plumbat shiheshin aty në xhamet e dritareve.

Rovena Cerka: Në vitin 2011 janë vrarë 4 njerëz nga dhuna qeveritare, pse nuk ka pasur një reagim nga an juaj, për aq kohë sa katër njerëz humbën jetën nga armët e ministrisë së brendshme.

Sali Berisha: Plumbat kanë ardhur deri në dritaren e kryeministrit

Rovena Cerka: Pse ju jeni më i mirë se Rama në këtë drejtim, çfarë ju bën më të mirë se kjo qeveri

Sali Berisha: Ju mund të turpëroheni me këtë që thoni, sepse përveç mediave që s’duan t’i shohin, të tjerët i kanë parë plumbat në dyert e dritaret e kryeministrisë. Tani vijmë tek katër të vdekurit…

(Gazetarja ul kokën)

Sali Berisha: Mos lexo mesazhet

Rovena Cerka: Ju dëgjoj pa merak

Sali Berisha: Jo, jo lexoji po deshe

Rovena Cerka: Pa merak fare zoti Berisha, ju dëgjoj. Përse qeveria juaj e vitit 2011 është më e mirë se e Ramës sot

Sali Berisha: Tani a po flet, a pyete njëherë, sa herë do pyesësh

Zëra: Po lexon mesazhe, ia çon Carlo

Sali Berisha: Unë kam kërkuar hetime, edhe për Gërdecin, këta zotërinjtë këtu janë vlerësuar që të gjithë dhe janë dhënë dënime për tejkalim kompetencash nga Garda. Garda u sulmua dhe u agresua dhe ka ligj për veprimin e tyre. Në rast se agresohet njeherë, qëllon në ajër, herën e dytë në këmbë dhe herën e tretë asgjëson sulmuesin. Nuk e krahason dot me një person që ndalohet në komisariat. Kjo është një verbëri militanteske nga ai që merr pronën e shqiptarëve me 1 euro. Është anëtar i organizatës kriminale dhe quhet Carlo Bollino.

 

Etiketa: gazetarjaIlvi meta.janarikryeministriaplumbaprotestaSali Berisha

Lajme të lidhura

Protestuesi i qëlluar me plumb gome, në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion
Breaking Views

Protestuesi i qëlluar me plumb gome, në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion

22:58 - 20/10/26
Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike
Aktualitet

Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike

22:32 - 20/10/26
“Nëse dhunohemi 100 herë, do dalim në shesh 1000 herë”, studenti: Dhunë barbare ndaj rinisë
Breaking Views

“Nëse dhunohemi 100 herë, do dalim në shesh 1000 herë”, studenti: Dhunë barbare ndaj rinisë

22:11 - 20/10/26
Para
Mehmeti vlerëson Tiranën: Janë ekip i kompletuar, por edhe ne kemi elementë cilësorë

Mehmeti e ka me gjykimin: Nuk ka pse futet VAR-i, ishte penallti ajo e Skukës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Spektakël me gjashtë gola në Paris, Liverpool barazohet me pikë me PSG (VIDEO)
Breaking Views

Spektakël me gjashtë gola në Paris, Liverpool barazohet me pikë me PSG (VIDEO)

23:24 - 20/10/26

Paris Saint-Germain ka fituar një përballje spektakolare ndaj Barcelonës, me rezultatin 4-2, në një ndeshje të luftuar deri në minutat...

Lexo më shumë
Protestuesi i qëlluar me plumb gome, në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion

Protestuesi i qëlluar me plumb gome, në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion

22:58 - 20/10/26
Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike

Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike

22:32 - 20/10/26
Atentati, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten

Atentati, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten

22:29 - 20/10/26
“Nëse dhunohemi 100 herë, do dalim në shesh 1000 herë”, studenti: Dhunë barbare ndaj rinisë

“Nëse dhunohemi 100 herë, do dalim në shesh 1000 herë”, studenti: Dhunë barbare ndaj rinisë

22:11 - 20/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com