GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Protesta për mbylljen e TikTokut/ Berisha thirrje të rinjve: Nesër të mblidhemi në ora 7 në respekt të fjalës së lirë, para ndërtesës së tiranit

15:22 - 14/03/25
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
“Rama ndërron fetë sa herë martohet”, Berisha: Po fyen Kuranin me krijimin e Shtetit Islamik Bektashi
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në konferencën e së premtes me gazetarët, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, denoncoi skandalet në projektet infrastrukturore. Gjatë fjalës së tij, ai deklaroi se 12 vitet e qeverisjes së Edi Ramës kanë qenë vite të bllokimit të zhvillimit të infrastrukturës. Sipas tij, gjatë kësaj periudhe janë vjedhur të paktën 11 miliardë euro nga një total prej 12 miliardë eurosh të dedikuara për projektet infrastrukturore. Berisha akuzoi drejtpërdrejt ministren Belinda Balluku, të cilën e cilësoi si përgjegjësen kryesore për këto vjedhje të fondeve publike. “Lubi Balluku është përgjegjëse kryesore për këto vjedhje të tmerrshme të fondeve publike në ndërtimin e rrugëve”, deklaroi Berisha.

Në të njëjtën konferencë, kryedemokrati përmendi rëndësinë e hekurudhës Tiranë-Prishtinë, duke e cilësuar si projektin më të madh pas Rrugës së Kombit, që do të forcojë lidhjet mes dy vendeve. Ai tha se ky projekt do të realizohet gjatë mandatit të ardhshëm të qeverisjes së demokratëve. “Kjo hekurudhë u rikthye në tryezë në vitet 2005-2013, kjo hekurudhë do ndërtohet gjatë mandatit të ardhshëm. Kombi do ketë edhe lidhjen e fortë, të shkurtër hekurudhore”, nënvizoi kreu i PD në fjalën e tij.

Gjatë fjalës së tij, lideri i opozitës premtoi gjithashtu se, nën drejtimin e Partisë Demokratike, Unaza e Shqipërisë do të jetë një tjetër projekt madhor infrastrukturor që do të urbanizojë periferinë dhe do të lidhë çdo qendër komune me akset kombëtare brenda 20 minutash.

Lideri i opozitës bëri thirrje qytetarëve që të bashkohen në protestën anticensurë kundër mbylljes së TikTok-ut, duke theksuar rëndësinë e fjalës së lirë dhe të drejtës së qytetarëve për informacion të pakontrolluar nga qeveria. “Nesër është një ditë ku ne të protestojmë që të gjithë për fjalën e lirë. Të protestojmë kundër një qeverie të korruptuar që kërkon të kontrollojë informacionin që marrin qytetarët”, u shpreh lideri i opozitës për mediat.

Berisha kritikoi gjithashtu rrugën e Arbrit, duke thënë se ajo nuk plotëson standardet e sigurisë dhe se tuneli është ndërtuar në kundërshtim me rekomandimet e ekspertëve ndërkombëtarë. Sipas Berishës, tuneli është ndërtuar duke shkelur kushtet dhe rekomandimet e kompanive më prestigjioze të fushës, ndër të cilat kompanitë daneze, edhe pse zona është problematike. Berisha theksoi faktin se, nën qeverisjen e Edi Ramës, vetëm 27 km të rrugës së Arbrit kanë kushtuar 450 milionë euro.

Gjatë fjalës së tij, kreu i PD, u shpreh edhe për festimet e Ditës së Verës në Elbasan dhe takimet e zhvilluara atje, duke lavdëruar kandidatët e Partisë Demokratike. “Pashë aty një ansambël. Nuk mbaj mend ndonjëherë të ketë patur para qytetarëve të atij qarku një ansambël të tillë”, theksoi kreu i PD-së.

Interesimit të gazetarëve për heqjen e disa emrave nga lista e PD për kandidatët që do të garojnë në zgjedhjet e 11 majit, me argumentin e mendimit ndryshe brenda partisë, kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha dha garanci se një gjë e tillë nuk ka ndodhur kurrë. Në konferencën e së premtes në selinë blu me median, Berisha tha se jo vetëm që mbështet diversitetin, por edhe e pranon atë.

Kreu i Partisë Demokratike tha se Edi Rama e lëshoi Veliajn, pasi ky i fundit bëri gabimin fatal duke u paraqitur si zëvendësi i tij. “I futi dhe ato çimkat me Uluziun, ja nxorrë regjistrimet ku i thotë ndër të tjera, Ajolës, shko e thuaji Ramës se, Belinda i ka paguar Olsit 2 mln euro në Greqi. Dhe ajo shkon i thotë, ajo nuk e dinte se çdo operacion aty drejtohej nga Rama”, theksoi kryedemokrati Sali Berisha.

Teksa prej së enjtes së 13 shkurtit, të rinjtë dhe përdoruesit e platformës TikTok nuk kanë mundur më të futen në rrjetin social, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka konfirmuar pjesëmarrjen e tij në protestën që është parashikuar të zhvillohet në orën 19:00 të shtunën në Tiranë. “Do jem pjesë. Nuk jam unë maestro i Tik Tokut, janë të rinjtë”, u shpreh Berisha pas interesimit të gazetarëve nëse do të ishte pjesëmarrës.

Etiketa: PDSali Berisha

Lajme të lidhura

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
Aktualitet

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

19:57 - 05/12/25
“Alo… deputetë po pinë cigare në Kuvend”/ Inspektorati zbarkon në Parlament; Bardhi e Peleshi kundërshtojnë, Ministrja: Janë të autorizuar
Breaking Views

“Alo… deputetë po pinë cigare në Kuvend”/ Inspektorati zbarkon në Parlament; Bardhi e Peleshi kundërshtojnë, Ministrja: Janë të autorizuar

19:36 - 05/12/25
Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital
Aktualitet

Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

18:57 - 05/12/25
Para
“Bota është në rrezik”, Trump del vullnetar që të negociojë me Putin

Trump: Diskutim të mirë me Putin, ka një shans që luftës në Ukrainë t’i vijë fundi

Discussion about this post

TË FUNDIT

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin
Breaking Views

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25

Vëmendja më e madhe është e përqëndruar në Washington, aty ku po hidhet shorti i Botërorit. Nga 48 skuadra pjesëmarrëse,...

Lexo më shumë
Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

19:57 - 05/12/25
“Alo… deputetë po pinë cigare në Kuvend”/ Inspektorati zbarkon në Parlament; Bardhi e Peleshi kundërshtojnë, Ministrja: Janë të autorizuar

“Alo… deputetë po pinë cigare në Kuvend”/ Inspektorati zbarkon në Parlament; Bardhi e Peleshi kundërshtojnë, Ministrja: Janë të autorizuar

19:36 - 05/12/25
Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

18:57 - 05/12/25
Giani Infantino i jep Presidentit Donald Trump “Çmimin e Paqes FIFA”

Giani Infantino i jep Presidentit Donald Trump “Çmimin e Paqes FIFA”

18:42 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com