GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Protesta për vdekjen e 22-vjeçares në Iran, deri më tani 57 të vrarë

17:41 - 26/09/22
në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Protesta për vdekjen e 22-vjeçares në Iran, deri më tani 57 të vrarë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Të paktën 57 persona janë vrarë në protestat kundër Qeverisë në Iran, të cilat janë nxitur nga vdekja e një gruaje 22-vjeçare, kanë thënë Organizata e Iranit për të Drejta të Njeriut.

Mahsa Amini ka vdekur teksa ka qenë në mbajtje të Policisë për Moral, e cila ka ndalur gruan me arsyetimin se nuk e ka vendosur si duhet mbulesën në kokë. Megjithatë, kjo organizatë ka thënë se për shkak të vendimit të Qeverisë për të bllokuar internetin në Iran, është e vështirë që të konfirmohet numri i saktë i raportimeve për viktima.

Deri më tani, autoritetet kanë raportuar për 41 persona të vdekur. Protestat në Iran janë duke u mbajtur për 10 ditë me radhë. Zyrtarët kanë thënë se Amini ka vdekur nga sulmi në zemër, mirëpo familjarët e saj, dhe disa grupe për të drejta të njeriut, kanë hedhur poshtë këto supozime, duke thënë se ajo ka pasur shëndet të mirë. Sipas tyre, gruaja është rrahur sa ka qenë në mbajtje.

Në disa postime në rrjetet sociale, familjarët e personave të vrarë nëpër protesta, kanë thënë se autoritetet u kanë lëshuar certifikatat e vdekjes me arsyetimin se ata kanë pasur sëmundje të ndryshme. Disa të tjerë kanë thënë se autoritetet u kanë bërë presion që të varrosin familjarët e tyre brenda natës, për të fshehur atë që ka ndodhur.

Aplikacionet sikurse WhatsApp, Instagram dhe Skype janë bllokuar ditëve të fundit në Iran. Qasja në internet është kufizuar përtej niveleve të normales, ka thënë grupi që monitoron faqet në internet, NetBlocks. Megjithatë, videot e protestave nga Irani vazhdojnë të publikohen përmes kanaleve tjera, dhe zyrtarë të sigurisë shihen duke sulmuar turmat me armë zjarri./REL

Etiketa: proteste

Lajme të lidhura

Irani humbet edhe një zyrtar të lartë, vritet kreu i shërbimit të inteligjencës
Botë

Irani humbet edhe një zyrtar të lartë, vritet kreu i shërbimit të inteligjencës

14:50 - 06/04/26
Sapo ishte liruar nga burgu, shqiptari gjendet i pajetë në stacionin e tramvajit
Aktualitet

Sapo ishte liruar nga burgu, shqiptari gjendet i pajetë në stacionin e tramvajit

14:26 - 06/04/26
Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”
Botë

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”

23:25 - 04/04/26
Para
Zbardhet dokumenti, ja si do të organizohen primaret në PD

Zbardhet dokumenti, ja si do të organizohen primaret në PD

Discussion about this post

TË FUNDIT

Të rrisësh taksat është më e lehtë se sa t’i ulësh! Si po luan qeveria me akcizën e karburanteve
Aktualitet

Rritja e çmimit të karburanteve, Konfindustria i paraqet 3 kërkesa qeverisë: Nuk keni marrë asnjë masë…

11:13 - 07/04/26

Konfindustria i ka bërë thirrje qeverisë Rama që të ndërmarrë pa vonesë një rishikim të plotë të politikës fiskale dhe...

Lexo më shumë
Dy deputetët e PD thirren si dëshmitarë në procesin ndaj kryebashkiakes së Tropojës, Zyra Islamaj

Dy deputetët e PD thirren si dëshmitarë në procesin ndaj kryebashkiakes së Tropojës, Zyra Islamaj

11:03 - 07/04/26
Ish-drejtoresha e IKMT-së, Dallëndyshe Bici paraqitet në GJKKO

Ish-drejtoresha e IKMT-së, Dallëndyshe Bici paraqitet në GJKKO

10:20 - 07/04/26
Çmimi i naftës në botë në nivelin më të ulët, Bordi i Ramës “fle gjumë”, skema që varfëron shqiptarët

Në Shqipëri nafta shitet çmim rekord prej 224 lekë! Në Maqedoni edhe pse tregtohet me 1.55 euro qeveria ul më tej akcizën

10:16 - 07/04/26
Me firmën e Altin Dumanit, zbardhet kërkesa e SPAK drejtuar Kuvendit për arrestimin e Belinda Ballukut

Apeli i GJKKO rrëzon ankimin e Ballukut, lë në fuqi masën e pezullimit nga detyra

10:06 - 07/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com