GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Protestojmë për të ardhmen!” Dita e 130 e revoltës, qytetarët nuk dorëzohen: Të largojmë kriminelët që kanë zaptuar vendin

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Së shpejti do shpallet lëvizje e re politike”, aktivistja: Do të dalin nismëtarët dhe programi
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Protesta e përditshme kundër qeverisë vijon edhe këtë të martë në Tiranë, ku qytetarët do të dalin sërish në rrugë, duke shënuar tubimin e 130-të të revoltës që prej nisjes së saj më shumë se katër muaj më parë.

Ashtu si në protestat e mëparshme, qytetarët pritet të mblidhen fillimisht në sheshin “Skënderbej”, për të vijuar më pas me marshimin drejt godinës së Kryeministrisë. Kërkesa kryesore mbetet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama dhe largimi i qeverisë, ndërsa protestuesit kanë deklaruar se tubimet do të vijojnë çdo ditë.

Krahas largimit të Ramës, gjatë më shumë se katër muajve të protestave janë artikuluar edhe kërkesa për ngritjen e një qeverie teknike tranzitore, ndryshime në sistemin politik dhe zgjedhor, si dhe ndërhyrje në një sërë ligjesh dhe nismash të kundërshtuara nga protestuesit.

Një element që ka marrë më shumë vëmendje në ditët e fundit është përfshirja e studentëve. Me nisjen e vitit të ri akademik, të rinj dhe studentë iu bashkuan tubimit të mbrëmshëm, ndërsa në bulevardin përpara Kryeministrisë lanë edhe mbishkrimin “Studentët protestues”.

Organizatorët dhe aktivistët kanë paralajmëruar se aksioni do të vijojë, ndërsa për 13 tetorin është bërë thirrje për një mobilizim më të madh të studentëve dhe të rinjve. Protestuesit këmbëngulin se do të qëndrojnë në rrugë dhe do të vijojnë tubimet deri në realizimin e kërkesave të tyre.

“Kjo qeveri është në pushtet prej krimit. Republika është pushtuar nga kriminelë ordinerë, që na e kanë bërë të pamundur që të jetojmë në Shqipëri.

Ata na kanë zaptuar nga parkingu i lagjes dhe deri në bregdet. Ne e gjejmë oligarkinë kudo te rruga Thumanë-Kashar, kudo, kanë zaptuar çdo hapësirë të vendit, kemi qeveri që është vënë në shërbim të oligarkëve.

Protesta është kundër çdo krimineli që ka futur duart në xhepat e shqiptarëve“, u shpreh një nga aktivistët.

Etiketa: protesteqytetare

Lajme të lidhura

Alizoti: Si nuk gjetët një orë për të diskutuar mbi protestën, të rinjtë dhunohen dhe ju heshtni
Aktualitet

Alizoti: Si nuk gjetët një orë për të diskutuar mbi protestën, të rinjtë dhunohen dhe ju heshtni

10:36 - 18/11/26
Kuvendi nis diskutimet për projektbuxhetin 2027, Elisa Spiropali nuk është e pranishme në sallë
Aktualitet

Kuvendi nis diskutimet për projektbuxhetin 2027, Elisa Spiropali nuk është e pranishme në sallë

10:29 - 18/11/26
Protestat në Tiranë/ Ambasada e SHBA këshillon qytetarët: Shmangni demonstratat në bulevard!
Aktualitet

“Kujdes grumbullimet, rrezik për sulme terroriste!” Ambasada Amerikane në Tiranë lëshon alarmin

10:01 - 18/11/26
Para
Kush është Justina Shiroka-Pula, akademikja me një karrierë të gjatë në shkencë dhe politikë

Kush është Justina Shiroka-Pula, akademikja me një karrierë të gjatë në shkencë dhe politikë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Alizoti: Si nuk gjetët një orë për të diskutuar mbi protestën, të rinjtë dhunohen dhe ju heshtni
Aktualitet

Alizoti: Si nuk gjetët një orë për të diskutuar mbi protestën, të rinjtë dhunohen dhe ju heshtni

10:36 - 18/11/26

Deputeti i Partisë Demokratike, Tomor Alizoti deklaroi se Kuvendi duhet që të fusë sa më parë në rend dite zhvillimin...

Lexo më shumë
Kuvendi nis diskutimet për projektbuxhetin 2027, Elisa Spiropali nuk është e pranishme në sallë

Kuvendi nis diskutimet për projektbuxhetin 2027, Elisa Spiropali nuk është e pranishme në sallë

10:29 - 18/11/26
Protestat në Tiranë/ Ambasada e SHBA këshillon qytetarët: Shmangni demonstratat në bulevard!

“Kujdes grumbullimet, rrezik për sulme terroriste!” Ambasada Amerikane në Tiranë lëshon alarmin

10:01 - 18/11/26
Përkeqësohet moti, ndalohet lundrimi për mjetet e vogla dhe peshkarexhat në Vlorë

Përkeqësohet moti, ndalohet lundrimi për mjetet e vogla dhe peshkarexhat në Vlorë

09:51 - 18/11/26
Hidhet shorti në GJKKO, kush është gjyqtarja që ka në duar “fatin” e Belinda Ballukut

Hidhet shorti në GJKKO, kush është gjyqtarja që ka në duar “fatin” e Belinda Ballukut

09:41 - 18/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com