GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Protesta para Kryeministrisë/ Qytetarja: Shteti bashkëpunon me mafian, kërkojmë dorëheqjen e Ramës

në Aktualitet, Lajme, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Protesta para Kryeministrisë/ Qytetarja: Shteti bashkëpunon me mafian, kërkojmë dorëheqjen e Ramës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Protesta kundër qeverisë vijon për të 169-ën ditë radhazi, ndërsa qytetarë dhe protestues kërkojnë largimin e kryeministrit Edi Rama dhe ndryshimin e sistemit politik.

Në një prononcim për News24, një prej protestueseve deklaroi se vendi po përballet me një shtet që, sipas saj, nuk mban përgjegjësi ndaj qytetarëve, por bashkëpunon me mafian dhe krimin.

Ajo u shpreh se protestat e gjata dhe masive janë tregues i dështimit të qeverisë, ndërsa theksoi se kërkesa e tyre nuk lidhet vetëm me largimin e kryeministrit, por edhe me ndryshimin e sistemit, zgjedhje të lira dhe largimin e qeverisë aktuale.

Duke iu referuar simbolikës së protestës, qytetarja tha se flamingoja ishte simboli i kauzës së tyre, ndërsa Narta ishte pika që, sipas saj, derdhi kupën.

Protestuesja akuzoi gjithashtu Ramën se nuk dëgjon kërkesat e qytetarëve dhe se përpiqet të përçajë sheshin përmes, siç u shpreh ajo, lojërave politike. Sipas saj, nëse kryeministri do të ishte serioz në raport me protestuesit, sheshi nuk do të vijonte të ishte i mbushur.

“Po përballemi me një shtet që nuk mban përgjegjësi dhe nuk punon për qytetarët, por bashkëpunon me mafian dhe krimin. E konsiderojnë Shqipërinë si pronë të tyren. Protestat kaq të zgjatura dhe masive tregojnë se sa e dështuar është kjo qeveri. Ndaj kërkesa jonë është për ndryshimin e sistemit. Duam zgjedhje të lira dhe largimin e  qeverisë.

Flamingo ishte simboli i kauzës tonë. Narta ishte pika që derdhi kupën.

Rama nuk na dëgjon dhe nuk interesohet për ne, mundohet të gjejë mënyra të përçajë sheshin dhe të bëjë lojërat e tij më të ulëta. Nëse ai do të ishte serioz sheshi nuk do të ishte plot.

Rama ka krizë edhe brenda PS. I kemi demaskuar propagandës që ka bërë gjatë të gjithë këtyre viteve”, tha ajo.

 

 

 

Etiketa: protestaQytetarjaRama

Lajme të lidhura

Qytetarët mblidhen sërish para Kryeministrisë, kërkojnë dorëheqjen e Ramës
Aktualitet

Qytetarët mblidhen sërish para Kryeministrisë, kërkojnë dorëheqjen e Ramës

19:01 - 15/11/26
Vrasja e Artjol Ramajt në Spanjë/ Konflikti për 5 euro i mori jetën shqiptarit, Prokuroria kërkon 22 vite burg për autorin
Aktualitet

Vrasja e Artjol Ramajt në Spanjë/ Konflikti për 5 euro i mori jetën shqiptarit, Prokuroria kërkon 22 vite burg për autorin

18:03 - 15/11/26
“Rama përballet me presion në rritje”/ Der Standard: Kryeministri shqiptar duket gjithnjë e më nervoz, ka trazira…
Aktualitet

“Rama përballet me presion në rritje”/ Der Standard: Kryeministri shqiptar duket gjithnjë e më nervoz, ka trazira…

17:42 - 15/11/26

Discussion about this post

TË FUNDIT

Protesta para Kryeministrisë/ Qytetarja: Shteti bashkëpunon me mafian, kërkojmë dorëheqjen e Ramës
Aktualitet

Protesta para Kryeministrisë/ Qytetarja: Shteti bashkëpunon me mafian, kërkojmë dorëheqjen e Ramës

19:26 - 15/11/26

Protesta kundër qeverisë vijon për të 169-ën ditë radhazi, ndërsa qytetarë dhe protestues kërkojnë largimin e kryeministrit Edi Rama dhe...

Lexo më shumë
Qytetarët mblidhen sërish para Kryeministrisë, kërkojnë dorëheqjen e Ramës

Qytetarët mblidhen sërish para Kryeministrisë, kërkojnë dorëheqjen e Ramës

19:01 - 15/11/26
Shqipëria e mbyll në avantazh pjesën e parë me Bjellorusinë, edhe 45 minuta për arritjen e objektivit

Shqipëria e mbyll në avantazh pjesën e parë me Bjellorusinë, edhe 45 minuta për arritjen e objektivit

18:57 - 15/11/26
Zhbllokohet sfida në Budapest, Manaj kalon në avantazh kuqezinjtë ndaj Bjellorusisë

Zhbllokohet sfida në Budapest, Manaj kalon në avantazh kuqezinjtë ndaj Bjellorusisë

18:39 - 15/11/26
Vrasja e Artjol Ramajt në Spanjë/ Konflikti për 5 euro i mori jetën shqiptarit, Prokuroria kërkon 22 vite burg për autorin

Vrasja e Artjol Ramajt në Spanjë/ Konflikti për 5 euro i mori jetën shqiptarit, Prokuroria kërkon 22 vite burg për autorin

18:03 - 15/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com