GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Protesta të shumta në Rusi kundër luftës me Ukrainën

22:50 - 24/02/22
në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Protesta të shumta në Rusi kundër luftës me Ukrainën
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Shumë protestues kundër luftës u mblodhën të enjten në mbrëmje në Moskë duke kundërshtuar ndërhyrjen ushtarake të vendit të tyre në Ukrainë. Protestuesit hodhën parulla kundër luftës dhe presidentit Vladimir Putin. Policia arrestoi disa demonstrues gjatë protestës. Sipas organizatës për të drejtat e njeriut OVD-Info, më shumë se 1,450 protestues në 51 qytete në të gjithë vendin janë arrestuar nga autoritetet ruse. Demonstratat u zhvilluan në vende të tilla si Shën Petersburg, Novosibirsk dhe Yekaterinburg.

Moska njohu zyrtarisht rajonet Donjesk dhe Luhansk në Ukrainën lindore si shtete të pavarura në fillim të kësaj jave, duke pasuar me një operacion ushtarak herët të enjten. Presidenti Vladimir Putin tha se operacioni synon të mbrojë njerëzit që “i nënshtrohen gjenocidit” nga Kievi dhe “çmilitarizimin” e Ukrainës, ndërsa i bëri thirrje ushtrisë ukrainase që të hedh poshtë armët.

– Kriza e Donbasit dhe ndërhyrja ushtarake e Rusisë

“Revolucioni i Maidanit” në shkurt të vitit 2014 në Ukrainë çoi në arratisjen e ish-presidentit Viktor Janukoviç nga vendi dhe ardhjen në pushtet të një qeverie pro-perëndimore.

Kjo u pasua nga aneksimi në mënyrë të paligjshme nga Rusia i rajonit të Krimesë dhe separatistët shpallën pavarësinë në rajonet Donjetsk dhe Luhansk të Donbasit në Ukrainën lindore, të cilat të kanë popullsi të madhe etnike ruse.

Ndërsa shpërthyen përleshjet midis forcave separatiste të mbështetura nga Rusia dhe ushtrisë ukrainase, pas ndërhyrjes së fuqive perëndimorenë Moskë u nënshkruan marrëveshjet e Minskut të viteve 2014 dhe 2015.

Konflikti, megjithatë, vazhdoi për vite me shkelje të vazhdueshme të armëpushimit. Që nga shkurti i vitit 2022, rreth 14,000 njerëz janë vrarë në konflikt në Ukrainën lindore. Tensionet filluan të përshkallëzohen në fund të vitit të kaluar kur Ukraina, SHBA dhe aleatët e saj akuzuan Rusinë për grumbullimin e dhjetëra mijëra trupave në kufirin me Ukrainën. Ata deklaruan se Rusia po përgatitej të pushtonte fqinjin e saj perëndimor, akuza që u refuzuan vazhdimisht nga Moska./VOA/

 

Etiketa: LufteprotestaRusiaUkraine

Lajme të lidhura

I riu hyri i armatosur në rezidencën e Trump, Shërbimi Sekret e qëlloi për vdekje
Botë

I riu hyri i armatosur në rezidencën e Trump, Shërbimi Sekret e qëlloi për vdekje

15:54 - 22/02/26
Itali / 25-vjeçari shqiptar gjendet i pajetë buzë rrugës, i vrarë me plumb në kokë
Aktualitet

Itali / 25-vjeçari shqiptar gjendet i pajetë buzë rrugës, i vrarë me plumb në kokë

08:51 - 21/02/26
Bordi i Paqes/ Rama bisedon me Trump pas mbylljes së takimit, u bashkohet edhe Osmani
Botë

Bordi i Paqes/ Rama bisedon me Trump pas mbylljes së takimit, u bashkohet edhe Osmani

18:24 - 19/02/26
Para
Europa League/ Napoli dorëzohet përballë Barcelonës, Dortmund eliminohet nga Rangers

Europa League/ Napoli dorëzohet përballë Barcelonës, Dortmund eliminohet nga Rangers

Discussion about this post

TË FUNDIT

Mblidhet Këshilli i Mandateve për imunitetin e Ballukut, mbërrijnë në Kuvend prokurorët e SPAK
Aktualitet

Mblidhet Këshilli i Mandateve për imunitetin e Ballukut, mbërrijnë në Kuvend prokurorët e SPAK

10:06 - 23/02/26

Këshilli i Mandateve do të mblidhet sot për trajtuar kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit të zv/kryeministres Belinda Balluku....

Lexo më shumë
Do hapej në mesditë! Shembet edhe rruga dytësore e aksit Librazhd-Prrenjas, ndalohet kalimi për këmbësorët

Do hapej në mesditë! Shembet edhe rruga dytësore e aksit Librazhd-Prrenjas, ndalohet kalimi për këmbësorët

09:56 - 23/02/26
U shpall ‘non grata’ nga SHBA, Artan Grubi tërhiqet nga politika: Jam i pastër si loti

Në kërkim për korrupsion/ Arrestohet ish-zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi

09:35 - 23/02/26
Sekuestrohen 57 kg kanabis dhe një armë zjarri në Vlorë, arrestohen dy persona (Emrat)

Sekuestrohen 57 kg kanabis dhe një armë zjarri në Vlorë, arrestohen dy persona (Emrat)

09:12 - 23/02/26
Ironizon Paloka: Me siguri dhe Olsi paska ngrënë pas shpinës së Edit

Paloka: Po të ishim për kryengritje të armatosur, Rama nuk e di se në cilën pjesë të botës do fshihej

09:03 - 23/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com