GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Protesta / VOA: Rama konsiderohet përgjegjës për largimin e shqiptarëve nga vendi

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Protesta / VOA: Rama konsiderohet përgjegjës për largimin e shqiptarëve nga vendi
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në Shqipëri, opozita ka nisur sot pasdite protestën e saj kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama. “Kjo protestë do të çelë një lëvizje të fuqishme që ka si synim madhor, përmbysjen e këtij regjimi antishqiptar. Kjo protestë ka qëllim rikthimin e Shqipërisë në standardet demokratike, votën e lirë”. Kështu deklaroi një ditë më parë, ish kryeministri Sali Berisha i cili ka rimarrë drejtimin e Partisë Demokratike “

Ndëshkimin e hajdutëve të pasurive publike publike dhe fondeve e saj publike, shpartallimin e krimit të organizuar me zero tolerancë ndaj tij. Të largojmë një person, një antishqiptar, një armik të qenies sonë kombëtrare , të lirive të shqitarëve sa më parë nga pushteti”.

Demonstrata

Protesta, përpra selisë së qeverisë, organizohet gjithashtu dhe nga Partia e Lirisë (ish Lëvizja socialiste për Integrim) . Ilir Meta ka akuzuar në mënyrë të përsëritur qeverinë. Sipas tij “është zhytur në skandale të llahtarshme duke goditur perspektivën e vendit dhe duke vrarë shpresën e të rinjve”. Pak para protestës ai u shpreh se “kush fle në demokraci zgjohet në demokraci”.

Kryeministri Edi Rama konsiderohet përgjegjës për largimin e vazhueshëm të shqiptarëve nga vendi, e veçanërisht të të rinjve. Për këtë arsye, pjesë e skenografisë së protestës është dhe një gomone me flamurin e Britanisë së madhe. Emigrimi i shqiptarëve drejt këtij vendi, çoi kohët e fundit dhe në një reagim të fortë të kryeministrit Edi Rama ndaj disa autoriteteve britanike, që folën për “një pushtim nga ana e shqiptarëve”.

Në disa fletë-palosje të shpërndara përpara protestës, Partia Demokratike ka paraqitur dhe atë që e konideron si “paketn antikrizë”, duke propozuar 10 ndërhyrjet kryesore, që nga “dyfishimi i rrogave dhe pensioneve, të përgjysmimi i sigurimeve shoqërore për fermerët, uljen e çmimit të energjisë për familjarët dhe biznesin, përgjysmimin e taksave mbi naftën, moratorium për ndërtimet, anulimin e kontratave të paligjshme e luftë pa kompromis ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit”.

Kryeministri Edi Rama është treguar indiferent ndaj protestës së opozitës. Pak ditë më parë ai deklaroi për gazetarët se “nuk kemi asnjë lloj minute për të humbur me protestën e thirrur prej atyre që kanë marrë gjysmë milioni dollarë për të bërë protesta të kësaj natyre në të kaluarën. Koha do tregojë që lidhjet e tyre me likuiditetet ruse nuk janë ndërprerë, do ta shikoni”. Ai u shpreh “keqardhur për të gjithë ata, që do t’u shkojnë nga mbrapa duke menduar se kush e di për çfarë po u shkojnë nga mbrapa, po thjesht po tërhiqen për hunde”./VOA

Etiketa: protestaRamaVOA

Lajme të lidhura

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi: Do ta gjykojmë pasi të vendosin organet e drejtësisë
Breaking Views

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi: Do ta gjykojmë pasi të vendosin organet e drejtësisë

23:00 - 10/11/26
Eurodeputeti gjerman: Qeveria teknike do t’u japë shpresë qytetarëve shqiptarë
Breaking Views

Eurodeputeti gjerman: Qeveria teknike do t’u japë shpresë qytetarëve shqiptarë

21:30 - 10/11/26
“Rama të largohet”-Nuk resht protesta para Kryeministrisë, mblidhen sërish qytetarët dhe studentët
Breaking Views

“Rama të largohet”-Nuk resht protesta para Kryeministrisë, mblidhen sërish qytetarët dhe studentët

21:00 - 10/11/26
Para
Përlotet Rudina Hajdari: Shqiptarët janë përballë klubit të miliarderëve

Përlotet Rudina Hajdari: Shqiptarët janë përballë klubit të miliarderëve

Discussion about this post

TË FUNDIT

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi: Do ta gjykojmë pasi të vendosin organet e drejtësisë
Breaking Views

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi: Do ta gjykojmë pasi të vendosin organet e drejtësisë

23:00 - 10/11/26

“Raporti me paraburgimin e një funksionari të lartë, raporti me paraburgimin e kryetarit të bashkisë të zgjedhur me votë ne...

Lexo më shumë
Zbulohet emri i shqiptarit të ekzekutuar në Spanjë, 39-vjeçari u qëllua në tarracën e lokalit

Zbulohet emri i shqiptarit të ekzekutuar në Spanjë, 39-vjeçari u qëllua në tarracën e lokalit

22:45 - 10/11/26
Protesta studentore ndryshon oraret e stërvitjes dhe konferencën e Kombëtares

Protesta studentore ndryshon oraret e stërvitjes dhe konferencën e Kombëtares

22:30 - 10/11/26
Atentat 39-vjeçarit shqiptar në Spanjë, e qëlluan për vdekje në tarracën e lokalit

Atentat 39-vjeçarit shqiptar në Spanjë, e qëlluan për vdekje në tarracën e lokalit

22:00 - 10/11/26
Dy vëllezërit rikthehen në “pushtet”, Arbër Veliaj, shkarkon Riana Muçobegën, merr drejtimin e Gogel

Dy vëllezërit rikthehen në “pushtet”, Arbër Veliaj, shkarkon Riana Muçobegën, merr drejtimin e Gogel

21:40 - 10/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com