GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Protestat e opozitës, Paloka zbardh detajet: Nuk ka më fjalë me…

18:43 - 14/12/23
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
“Malltezi mori pronën e vet, mua ma vodhi Rama”, Paloka: Bëhet show..
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputeti i PD Edi Paloka, në një intervistë për Klan News, ka sqaruar detaje lidhur me protestat që opozita pritet të nisë javën e ardhshme.

Paloka thotë se kryedemokrati Sali Berisha nuk ka qenë dakord për një aksion të tillë këto ditë, pasi nuk do që të lidhet me emrin e tij, por sipas Palokës kjo gjë nuk ka të bëjë me të.

Ai thotë se kryeministri Edi Rama kërkon të kontrollojë edhe mandatet e deputetëve të opozitës, prandaj protestat janë të domosdoshme.

“Ka qenë e kundërta, ka qenë zoti Berisha që nuk ka dashur të zhvillohet protesta këto ditë sepse mund të lidhej me emrin e tij personal. Është një thënie e tij që u kundërshtua nga shumica jonë edhe në mbledhjen e grupit, aty nuk bëhet fjalë për Sali Berishën si individ. E gjithë kjo ka dy vjet që kjo strategji është drejtuar ndaj liderit të opozitës dhe po bëhet çdo lloj ndërmarrje me qëllim që opozitës dhe gjithë të drejtave që janë shkelur, t’i heqin dhe liderin e saj. Pra, nuk kemi të bëjmë fare me një kërkesë për heqje imuniteti ndaj një deputeti, por me një sulm të organizuar më së miri nga Rama dhe gjithë instrumentat që ai kontrollon, përfshirë këtu SPAK dhe organet e saj. U ra dakord që do ketë protestë edhe të Hënën, edhe të Enjten.”

Ai theksoi se do ketë protestë më 18 Dhjetor, por edhe ditën e mbajtjes së seancës plenare gjatë javës që vjen.

“Nëse do ketë seancë të Martën, do bëhet protesta të Martën. Ka dy lloj protestash, njëra për të shprehur mos dakordësi ndaj një akti ose veprimi dhe protesta kur populli opozitar ka një qëllim dhe protesta vazhdon deri në arritjen e atij qëllimi. Këto protesta kanë lidhje me një objekt të caktuar. Sot ka ndodhur akti më i rëndë në Parlament. Akti që kanë miratuar sot deputetët e Ramës ka qenë më i rëndi, sepse mandatet e deputetëve janë lënë në dorë të 5 anëtarëve të Këshillit të Mandateve të kontrolluar nga Rama, të cilët vendosin se kur i fillon e mbaron mandati një deputeti. Përjashtimi me 60 ditë, pa asnjë të drejtë është praktikisht heqje e mandatit për atë periudhë. Këtu s’bëhet fjalë për drejtësi dhe i bie që Rama i ka në dorë mandatet e deputetëve. Unë jam përjashtuar disa herë nga këto “buçkat e Ramës”, por njëherë jam përjashtuar pa qenë në seancë, u përjashtova se kisha prishur seancën pa qenë aty.”

I pyetur për mënyrën e organizimit të protestave, Paloka u shpreh se nuk kishte ndërmend të zbulonte detajet.

“Ne i kemi ndaluar militantët deri tani, edhe në mbledhjen e sotme dhe herë të tjera është diskutuar për kërkesat e tyre në parti. Sot kanë reaguar më ashpër se pse ne nuk i kemi thirrur në protestë, ka qenë këmbëngulja e Berishës. Unë vetë i kam thënë të mos kompleksohemi nga kjo gjë sepse nuk kemi të bëjmë me çështjen Sali Berisha, por me eliminimin e pluralizmit në vend. Në atë protestë do të vijë kush të dojë dhe nga të dojë. Do organizohemi me strukturat, por protesta është për të gjithë shqiptarët. Prandaj nuk duhet të presim! Mos prisni t’u vijë e keqja te dera e shtëpisë tuaj dhe të reagoni, se do jetë vonë. Ky është një regjim diktatorial, nuk ka fjalë më!”, tha ai.

Etiketa: Kryesore1OpozitaPlokaprotesta

Lajme të lidhura

Blushi: Plumbi i gomës në ballin e një zonje, fytyra kriminale e regjimit të Ramës që duhet shporrur
Aktualitet

Blushi: Plumbi i gomës në ballin e një zonje, fytyra kriminale e regjimit të Ramës që duhet shporrur

15:10 - 21/02/26
Gazi lotsjellës/ Berisha: Dënoj me forcën më të madhe dhunimin e xhamisë dhe besimtarëve gjatë faljes së namazit
Aktualitet

Gazi lotsjellës/ Berisha: Dënoj me forcën më të madhe dhunimin e xhamisë dhe besimtarëve gjatë faljes së namazit

14:51 - 21/02/26
“Të vetëm nuk e mundim dot Ramën”, Lapaj flet mbi rrugët e bashkimit me Berishën
Aktualitet

Adriatik Lapaj ironizon protestën e opozitës: Qëndresa është beteja e vërtetë, jo ikja pas dy orësh

14:22 - 21/02/26
Para
Poem Blu mbush 3 vjeç, ja urimi i Sara Hoxhës për vajzën (FOTO)

Poem Blu mbush 3 vjeç, ja urimi i Sara Hoxhës për vajzën (FOTO)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Shqipëria virtuale dhe Shqipëria tjetër
OP-ED

Shqipëria virtuale dhe Shqipëria tjetër

15:30 - 21/02/26

Nga Ilir Kalemaj Shqipëria na shpërfaqet shpesh si dy realitete paralele, dy narrativa të ndryshme, perceptime që nuk kanë asnjë pikë...

Lexo më shumë
Blushi: Plumbi i gomës në ballin e një zonje, fytyra kriminale e regjimit të Ramës që duhet shporrur

Blushi: Plumbi i gomës në ballin e një zonje, fytyra kriminale e regjimit të Ramës që duhet shporrur

15:10 - 21/02/26
Gazi lotsjellës/ Berisha: Dënoj me forcën më të madhe dhunimin e xhamisë dhe besimtarëve gjatë faljes së namazit

Gazi lotsjellës/ Berisha: Dënoj me forcën më të madhe dhunimin e xhamisë dhe besimtarëve gjatë faljes së namazit

14:51 - 21/02/26
“Të vetëm nuk e mundim dot Ramën”, Lapaj flet mbi rrugët e bashkimit me Berishën

Adriatik Lapaj ironizon protestën e opozitës: Qëndresa është beteja e vërtetë, jo ikja pas dy orësh

14:22 - 21/02/26
Muçi nuk di të ndalet me Trabzonspor, pranë thyerjes së rekordit

Po shkëlqen në Turqi, Trabzonspor nuk pret më dhe merr vendimin final për Ernest Muçin

13:53 - 21/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com