GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Protestat e pedagogëve, Berisha: Një shofer i FSHZH-së paguhet sa katërfishi i një lektori universiteti

19:51 - 19/10/22
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Protestat e pedagogëve, Berisha: Një shofer i FSHZH-së paguhet sa katërfishi i një lektori universiteti
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka zhvilluar sot një takim me kryetarët e degëve të Tiranës. Gjatë fjalës së tij, Berisha ka komentuar edhe protestën e pedagogëve e cila së fundmi ka qenë në kryeqendrën e diskutimeve nga figurat politike. Berisha tha se një shofer i Fondit Shqiptar të Zhvillimit paguhet 4 herë më shumë sesa një pedagog.

“Shqipëria dhe Edi Rama kalojnë nga një skandal në një skandal tjetër, nga një mashtrim dhe nga një vjedhje në tjetrën. Ne mbështesim çdo kauz të drejtë. Protesta e universiteteve është e një rëndësie jetike për kombin. Unë dua të jap një shembull. Një shofer në Fondin Shqiptar të Zhvillimit merr një rrogë 4 herë më të madhe se sa një lektor në universitetet tona. A ka qëndrim më përçmues ndaj elitës së kombit se sa ky. Çdo pedagogu universiteti i leverdis të jetë shofer i cili merr fiks katërfishin e pedagogut. Mora këtë aspekt. Janë pedagogë të Universitetit të Prishtinës, marrin dyfishin me ata të Universitetit të Tiranës”, tha Berisha.

Me tej ai tha se sa i përket kërkimit shkencor, ka qenë më mirë në kohën e Enver Hoxhës.

“Gjendja e kërkimit shkencor është e paimagjinueshme. Ka qenë më mirë në diktaturën e Enver Hoxhës. Jam dëshmitar vetë. Në diktaturë bëja projekt për një kërkim shkencor. Projektin tim e miratonte vetëm zv.dekani. Kishte shpenzime. Nuk e miratonte as rektori dhe as ministri. Ky ndaloi për 8 vite doktoraturat. Sot çdo pedagog për të publikuar një artikull duhet të paguajë. Në diktaturë na pagonin për çdo artikull që bënim. Sot pedagogu detyrohet të paguajë për artikullin që publikon. Këto janë qëndrime shkatërrimtare për universitetin. Universiteti është një pasuri kombëtare që duhet të mbrohet”, tha Berisha.

Etiketa: PDprotesteSali Berisha

Lajme të lidhura

Evi Kokalari hyn në garë për kreun e PD-së: Do veprojmë përmes avokatëve amerikanë
Breaking Views

Evi Kokalari hyn në garë për kreun e PD-së: Do veprojmë përmes avokatëve amerikanë

20:05 - 17/03/26
‘Të dërguarit e Ramës më ofruan 3 poste’, Lapaj: Sfidoj kryeministrin ta mohojë
Breaking Views

‘Të dërguarit e Ramës më ofruan 3 poste’, Lapaj: Sfidoj kryeministrin ta mohojë

19:30 - 17/03/26
Berisha konfirmon: Do rikandidoj për kryetar më 23 maj, dorëheqje, jo pas “farsave elektorale”
Breaking Views

Berisha konfirmon: Do rikandidoj për kryetar më 23 maj, dorëheqje, jo pas “farsave elektorale”

17:39 - 17/03/26
Para
Keqtrajtimi i fëmijëve në Shtëpinë e Fëmijës, Bashkia Sarandë: E pavërtetë

Keqtrajtimi i fëmijëve në Shtëpinë e Fëmijës, Bashkia Sarandë: E pavërtetë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Irani konfirmon zyrtarisht eliminimin e komandantit iranian dhe shefit të sigurisë: Vrasje frikacake
Botë

Irani konfirmon zyrtarisht eliminimin e komandantit iranian dhe shefit të sigurisë: Vrasje frikacake

23:29 - 17/03/26

Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) ka konfirmuar vdekjen e Gholamreza Soleimani, komandant i milicisë Basij, duke e cilësuar ngjarjen...

Lexo më shumë
Liga e Kampioneve, përcaktohen 4 çerekfinalistët e parë

Liga e Kampioneve, përcaktohen 4 çerekfinalistët e parë

23:21 - 17/03/26
Reali fiton edhe në Angli, madrilenët eliminojnë për të tretin vit radhazi City-n e Guardiolës

Reali fiton edhe në Angli, madrilenët eliminojnë për të tretin vit radhazi City-n e Guardiolës

23:13 - 17/03/26
PSG dominon Chelsea FC, hakmarrje e pastër në dy ndeshje

PSG dominon Chelsea FC, hakmarrje e pastër në dy ndeshje

23:04 - 17/03/26
Sporting ndal marshimin e Bodo/Glimt në Champions, portugezët përmbysin disavantazhin 3:0 nga ndeshja e parë

Sporting ndal marshimin e Bodo/Glimt në Champions, portugezët përmbysin disavantazhin 3:0 nga ndeshja e parë

22:25 - 17/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com