GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Protestat janë turp”/ Ironia therëse e Boiken Abazit

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
“Protestat janë turp”/ Ironia therëse e Boiken Abazit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryeministri Edi Rama tha një ditë më përpara se kryediplomati i BE-së Josep Borrell të vizitonte Tiranën,  se një zyrtar i Brukselit kishte thënë se protestat që po zhvillohen për ë kundërshtuar rritjen e çmimeve të karburanteve dhe produkteve të shportës i shërbenin Rusisë dhe Kremlinit.

Shqiptarët kanë mbi një javë që protestojnë për rritjen e çmimeve të karburanteve, energjisë dhe ushqimeve, duke kërkuar lehtësime të ndryshme fiskale. Qeveria ka futur disa masa, por ka thënë vazhdimisht se protestuesit janë një turp dhe po forcojnë Kremlinin.

“Qytetarët në Shqipëri, si dhe në pjesën tjetër të Ballkanit Perëndimor dhe më gjerë, kanë shqetësime legjitime për rritjen e çmimeve të karburanteve dhe ushqimeve. BE rikujton se respektimi i standardeve evropiane për lirinë e grumbullimit paqësor, dhe për mbrojtjen dhe përfshirjen e grupeve të cenueshme, janë kërkesat kyçe të anëtarësimit që monitorohen nga afër. Të gjithë aktorët e përfshirë duhet të ushtrojnë qetësinë dhe përmbajtjen maksimale”, ka thënë  Komisioni Evropian.

Deklarata e Komisionit vazhdoi se rritja e çmimeve është “rënduar kryesisht nga lufta e agresionit të nisur nga Rusia kundër Ukrainës”, dhe jo nga sanksionet e BE-së dhe përafrimi i Shqipërisë me to.

Komisioni vuri në dukje gjithashtu ngritjen e një komiteti të posaçëm për të trajtuar ndikimin e luftës së Rusisë kundër Ukrainës në ekonominë shqiptare dhe bordit kombëtar për administrimin e karburanteve, si dhe monitorimin e vazhdueshëm të situatës nga Autoriteti i Konkurrencës së Shqipërisë.

Për këtë ka reaguar dhe drejtuesi i Lëvizjes Vetëvendosje në Shqipëri, Boiken Abazi, ku me anë të një postimi në llogarinë e tij në “Facebook”, ai ka ndarë 3 pika, përkrah imazhit të EURACTIV.

“1. Rama deklaroi që protestat në Shqipëri kundër rritjes së çmimeve i shërbejnë Rusisë.

  1. Komisioni Evropian deklaroi sot që këto protesta qytetare në Shqipëri janë legjitime.
  2. Sipas “logjikës” së Ramës për këto protesta, a do të thotë kjo se tani Komisioni Evropian po i shërben Rusisë? ”, shkruan Abazi.

Kujtojmë që protestuesit i kanë bërë një sërë kërkesash Ramës dhe kanë thënë se nëse nuk plotësohen do të mblidhen të shtunën në të gjithë vendin për të vazhduar protestën.

 

Etiketa: Boiken AbaziCmimeRama

Lajme të lidhura

Publikimi i videove intime në rrjetet sociale, Policia e Tiranës nis hetimet
Aktualitet

Publikimi i videove intime në rrjetet sociale, Policia e Tiranës nis hetimet

21:15 - 30/09/26
Konfirmohet rasti i dytë i infektimit me virusin e Nilit Perëndimor në Shqipëri
Aktualitet

Konfirmohet rasti i dytë i infektimit me virusin e Nilit Perëndimor në Shqipëri

16:30 - 30/09/26
“Të luftohet krimi i organizuar”/ Ambasada Amerikane zbardh takimin e Wendt me Ramën
Aktualitet

“Të luftohet krimi i organizuar”/ Ambasada Amerikane zbardh takimin e Wendt me Ramën

15:37 - 30/09/26
Para
Protesta kundër rritjes së çmimeve, Rama nuk ndalet: Tubim më të turpshëm nuk ka pasur

“Bota mund të përballet me shock për mungesën e naftës”, si po justifikohet Rama

Discussion about this post

TË FUNDIT

Publikimi i videove intime në rrjetet sociale, Policia e Tiranës nis hetimet
Aktualitet

Publikimi i videove intime në rrjetet sociale, Policia e Tiranës nis hetimet

21:15 - 30/09/26

Policia e Tiranës ka nisur hetimet pas publikimit dhe shpërndarjes në disa portale dhe platforma online të materialeve filmike me...

Lexo më shumë
“Arrestoni Ramën”/ Mbyllet protesta e 123, kërkesa e panegociueshme: Jep dorëheqjen!

“Arrestoni Ramën”/ Mbyllet protesta e 123, kërkesa e panegociueshme: Jep dorëheqjen!

21:05 - 30/09/26
DASH: Ligjet zbatohen në mënyrë të pabarabartë, korrupsioni pengon biznesin

DASH: Ligjet zbatohen në mënyrë të pabarabartë, korrupsioni pengon biznesin

20:52 - 30/09/26
“Nuk e duam BE-në për letra, por për vlera”/ Aktivisti: Von der Leyen erdhi të bëhej palë me qeverinë, turp!

“Nuk e duam BE-në për letra, por për vlera”/ Aktivisti: Von der Leyen erdhi të bëhej palë me qeverinë, turp!

20:38 - 30/09/26
Hetimet për ish-shefen e SHISH, Rama: Shumë këtu e quajnë regres, nga BE dhe KE shihet si progres

Hetimet për ish-shefen e SHISH, Rama: Shumë këtu e quajnë regres, nga BE dhe KE shihet si progres

20:25 - 30/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com