GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Protestat në Paris, sulmohen zyrat e “Louis Vuitton”

17:29 - 13/04/23
në Botë, Lajme
Kohë leximi: 2 min
A A
Protestat në Paris, sulmohen zyrat e “Louis Vuitton”
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Selia e shtëpisë luksoze të modës “Louis Vuitton” është pushtuar sot për pak kohë nga protestuesit francezë gjatë mobilizimeve kundër planeve të presidentit Emmanuel Macron për reformën e pensioneve.

Sipas rrjetit francez “BFMTV”, rreth 400 mijë qytetarë kanë dalë në rrugët e vendit për të demonstruar edhe një herë kundërshtimin e tyre ndaj planit të qeverisë për reformimin e sistemit të sigurimeve.

Duke ndezur flakë dhe duke hedhur bomba tymi në ndërtesën Avenue Montaigne në Champs Elysees, rreth 400 protestues u mblodhën jashtë zyrave të shtëpisë së modës për t’i dërguar mesazhin e tyre qeverisë duke synuar simbolet e kapitalizmit dhe gjigantët e biznesit.

Videot e pushtimit të shkurtër të protestuesve në selinë e “Louis Vuitton” u ngarkuan në mediat sociale.

Siç raporton gazeta franceze “Le Parisien”, kritikët e planit të presidentit Macron për të rritur moshën minimale të daljes në pension në 64 vjeç nga 62 që është aktualisht, i janë përgjigjur thirrjes së sotme të sindikatës duke protestuar në Paris si dhe në qytete të tjera të vendit.

Demonstratat e sotme, komenton gazeta “Le Monde”, zhvillohen një ditë përpara se Këshilli Kushtetues i Francës të vendosë nëse procedurat e ndjekura nga qeveria e Parisit në lidhje me reformën e sistemit të pensioneve ishin në përputhje me Kushtetutën.

Ndërkohë, banori i parë i Elysees pritet të takohet sot në kryeqytetin francez me krerët e Asamblesë Kombëtare të Francës dhe Senatit, si dhe me disa ministra.

Për qeverinë Macron, rritja e moshës së pensionit është thelbësore për të rritur normat e punësimit dhe për të frenuar rritjen e deficiteve në sistemin masiv të pensioneve publike përballë një popullsie në plakje.

Nga ana e tyre, sindikatat argumentojnë se ndryshimi i kufijve të moshës për të kërkuar një pension të plotë do të rëndonte në mënyrë disproporcionale më pak të pasurit dhe se ka mundësi të tjera, si taksat më të larta për bizneset dhe të pasurit.

Etiketa: FranceLouis VuittonParisprotestat

Lajme të lidhura

Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën
Aktualitet

Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

22:32 - 12/03/26
SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare
Aktualitet

SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

21:50 - 12/03/26
Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)
Aktualitet

Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

21:30 - 12/03/26
Para
Stuhia shkakton frikë në aeroport (VIDEO)

Stuhia shkakton frikë në aeroport (VIDEO)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar
Breaking Views

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar

23:25 - 12/03/26

Nuk ka fitues në aktin e parë të sfidës së 1/8 të finaleve të Europa League mes Bolognas dhe Romës....

Lexo më shumë
Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën

Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën

23:09 - 12/03/26
Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

22:32 - 12/03/26
SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

21:50 - 12/03/26
Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

21:30 - 12/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com