GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Protestat për rritjen e çmimeve/ KE: Shqetësimet e qytetarëve janë legjitime

11:02 - 18/03/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Protesta në Shqipëri, DW: Ndër më të varfrit e me çmimet më të larta
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Qytetarët në Shqipëri dhe më gjerë kanë shqetësime legjitime për rritjen e çmimeve, tha Komisioni Evropian.

Deklarata vjen pas pyetjeve të dërguara nga partneri mediatik i EURACTIV, Exit, pasi kryeministri Edi Rama tha  një ditë përpara se kryediplomati i BE-së Josep Borrell u shpreh se një zyrtar i Brukselit kishte thënë se protestat i shërbenin Rusisë dhe Kremlinit dhe kishte pyetur se kush i organizonte ato.

Shqiptarët kanë mbi një javë që protestojnë për rritjen e çmimeve të karburanteve, energjisë dhe ushqimeve, duke kërkuar lehtësime të ndryshme fiskale. Qeveria ka futur disa masa, por ka thënë vazhdimisht se protestat janë të turpshme dhe po forcojnë Kremlinin, shkruan Euraactiv.

“Qytetarët në Shqipëri, si dhe në pjesën tjetër të Ballkanit Perëndimor dhe më gjerë, kanë shqetësime legjitime për rritjen e çmimeve të karburanteve dhe ushqimeve”, tha Komisioni.

“BE kujton se respektimi i standardeve evropiane për lirinë e grumbullimit paqësor dhe për mbrojtjen dhe përfshirjen e grupeve të cenueshme, janë kërkesat kyçe të anëtarësimit që monitorohen nga afër. Të gjithë aktorët e përfshirë duhet të ushtrojnë qetësinë dhe përmbajtjen maksimale”, shtoi Komisioni Evropian.

Komenti i fundit vjen pasi qindra persona u kapën nga policia, mes tyre edhe oficerë të veshur civil. Disa gazetarë u sulmuan dhe njëri kërkoi trajtim spitalor pasi u shty dhe u godit me këmbë nga oficerët.

Deklarata e Komisionit vazhdoi se rritja e çmimeve është “rënduar në masë të madhe nga lufta e agresionit të nisur nga Rusia kundër Ukrainës”, dhe jo nga sanksionet e BE-së dhe përafrimi i Shqipërisë me to.

“Sanksionet e BE-së shihen me kujdes dhe synojnë ata që janë përgjegjës për politikat ose veprimet që BE dëshiron të ndikojë, duke reduktuar sa më shumë që të jetë e mundur çdo pasojë të padëshiruar”, vazhdoi ai.

Komisioni vuri në dukje gjithashtu ngritjen e një komiteti të posaçëm për të trajtuar ndikimin e luftës së Rusisë kundër Ukrainës në ekonominë shqiptare dhe bordit kombëtar për administrimin e karburanteve, si dhe monitorimin e vazhdueshëm të situatës nga Autoriteti i Konkurrencës së Shqipërisë.

“BE do të vazhdojë të mbështesë partnerët e saj të Ballkanit Perëndimor në zhvillimin ekonomik gjithëpërfshirës dhe të qëndrueshëm, në veçanti duke iu përgjigjur ndikimit social dhe ekonomik të luftës, goditjeve të mundshme në të ardhmen dhe për të lejuar rimëkëmbjen ekonomike”, përfundoi deklarata.

 

Etiketa: CmimeKryesore1

Lajme të lidhura

Ekstradohet nga Dubai Durim Bami, shoqërohet nga forcat operacionale drejt IEVP-së
Aktualitet

Ekstradohet nga Dubai Durim Bami, shoqërohet nga forcat operacionale drejt IEVP-së

20:35 - 26/02/26
Lajmi i fundit/ Shkarkohet Balluku
Aktualitet

Lajmi i fundit/ Shkarkohet Balluku

20:12 - 26/02/26
Bastet sportive online, 4 administratorë dhe pronarë vihen nën hetim
Aktualitet

Bastet sportive online, 4 administratorë dhe pronarë vihen nën hetim

19:00 - 26/02/26
Para
E refuzuan kur kërkoi rrogën e çmendur, Luana Vjollca ka mbetur pa punë

Luana Vjollca sërish në ekran, zbulohet emri i gazetarit me të cilin do të bashkëpunojë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Prençi: Balluku ka ende tentakulat e saj në 2 ministri! Alibeaj: Spiropali u shkarkua pas përplasjeve me Belindën
KRYESORE

Prençi: Balluku ka ende tentakulat e saj në 2 ministri! Alibeaj: Spiropali u shkarkua pas përplasjeve me Belindën

23:39 - 26/02/26

Në Report TV, u diskutua për ndryshimet e fundit në Qeveri. Gjatë fjalës së tij, Alibeaj tha se mendonte se...

Lexo më shumë

23:38 - 26/02/26
Adriano Celentano ‘i jep’ trofeun Ermal Metës në Sanremo: Këngë e mrekullueshme, e pamundur të mos fitosh!

Adriano Celentano ‘i jep’ trofeun Ermal Metës në Sanremo: Këngë e mrekullueshme, e pamundur të mos fitosh!

22:41 - 26/02/26
Mesazhi për Ballukun, zbardhen detaje, çfarë tha Rama në mbledhjen e PS

Mesazhi për Ballukun, zbardhen detaje, çfarë tha Rama në mbledhjen e PS

22:24 - 26/02/26
Ikën Balluku, por ia lë postin ushtarit të saj, që doli në pah pas zbythjes së Ardian Çelës

Ikën Balluku, por ia lë postin ushtarit të saj, që doli në pah pas zbythjes së Ardian Çelës

21:49 - 26/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com