GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Protestat për vdekjen e 22-vjeçares në Iran kthehen në tragjedi, 4 të vdekur

në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Protestat për vdekjen e 22-vjeçares në Iran kthehen në tragjedi, 4 të vdekur
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Katër persona janë vrarë në Iran gjatë protestave mbi vdekjen e një gruaje 22-vjeçare, e cila humbi jetën pasi u arrestua nga policia nën dyshimet se ka thyer rregullat për veshjen e hixhabit, tha një organizatë.

Organizata për të Drejtat e Njeriut Hengaë tha më 19 shtator se dy persona u vranë në qytetin Divandarreh – pjesë e rajonit kurd të Iranit – ku protestat lidhur me vdekjen e Mahsa Amini kanë qenë më të mëdhatë.

Dy persona të tjerë u vranë në Saqez, tha kjo organizatë që monitoron zonat e banuara nga kurdët në perëndim të Iranit.

Organizata për të Drejtat e Njeriut Hengaë i identifikoi viktimat në Divandarreh si Fuad Ghadimi dhe Mohsin Mohamadi, duke thënë se ata ishin civilë “që u vranë nga të shtënat e forcave të armatosura të Republikës Islamike të Iranit”. Kjo organizatë tha se edhe 15 persona janë plagosur.

Përmes një postimi tjetër në Twitter, u tha po ashtu se edhe dy viktimat e tjera në Saqez u vranë “nga të shtënat me armë nga forcat e regjimit iranian”. Ende nuk ka konfirmim zyrtar nga autoritetet iraniane. Televizioni shtetëror raportoi se një numër protestuesish janë arrestuar, por nuk raportoi për viktima.

Më herët gjatë 19 shtatorit, policia iraniane tha se vdekja e Mahsa Amini ishte “një aksident” dhe mohoi akuzat se ajo ishte keqtrajtuar.

Ministri i Brendshëm, Ahmad Vahidi, tha se Amini më herët ka vuajtur nga disa sëmundje, duke shtuar se policia e hixhabit “nuk ka as mjete për të rrahur të ndaluarit”.

Protesta për vdekjen e Aminit janë mbajtur edhe më 18 shtator në Sanadaj, kryeqytetin e provincës së Kurdistanit.

Në videot e postuara në rrjetet sociale janë parë grupe grash protestuese duke hequr hixhabin dhe duke brohoritur “vdekje diktatorit”, një referencë e qartë për liderin suprem të Iranit, Ayatollah Ali Khamenei.

Policia shpërndau protestuesit në këtë qytet duke përdorur gaz lotsjellës dhe duke qëlluar në ajër. Më 16 shtator, mjekët thanë se Amini ka vdekur pasi ata nuk mund të regjistronin asnjë aktivitet në trurin e saj, qëkur ajo ra në koma.

Sipas shkrimeve në rrjetet sociale, Amini kishte udhëtuar nga provinca e Kurtistanit për në Teheran për t’u takuar me familjarët e saj, kur ishte arrestuar nga policia e moralit më 13 shtator.

Dëshmitarët u kanë thënë gazetarëve se pas arrestimit ajo është rrahur brenda makinës së policisë së moralit, teksa është dërguar në një qendër të paraburgimi.

Hixhabi – mbulesa e kokës që vishet nga gratë myslimane – është i detyrueshëm që të vishet në publik nga gratë dhe vajzat iraniane nga mosha 9-vjeçare. /Rel/

Etiketa: Iranprotestatragjedi

Lajme të lidhura

Presidenti Trump u kërkon kompanive të naftës të ulin çmimet e benzinës në vend
Botë

Trump kërcënon Iranin: Pranoni marrëveshjen ose do t’u hedhim në erë

09:09 - 01/10/26
‘Bota po ndryshon me shpejtësi’, BE dhe Kanadaja përgatisin marrëveshje të gjerë bashkëpunimi
Botë

‘Bota po ndryshon me shpejtësi’, BE dhe Kanadaja përgatisin marrëveshje të gjerë bashkëpunimi

22:07 - 30/09/26
Përleshje mes shqiptarëve dhe algjerianëve në burgun grek, 6 të plagosur
Aktualitet

Përleshje mes shqiptarëve dhe algjerianëve në burgun grek, 6 të plagosur

11:58 - 30/09/26
Para
Kush është snajperisti nga Shkodra që do vriste Kurtin, lidhja e tij me politikën dhe krimin

Kush është snajperisti nga Shkodra që do vriste Kurtin, lidhja e tij me politikën dhe krimin

Discussion about this post

TË FUNDIT

Raporti për klimën e investimeve në Shqipëri/ DASH: Shqetësim korrupsioni, krimi i organizuar e pastrimi i parave
Aktualitet

Raporti për klimën e investimeve në Shqipëri/ DASH: Shqetësim korrupsioni, krimi i organizuar e pastrimi i parave

15:20 - 01/10/26

Shqipëria ka arritur nivele rekord të investimeve të huaja gjatë viteve të fundit, por korrupsioni, krimi i organizuar dhe pastrimi...

Lexo më shumë
UEFA Nations League/ Kombëtarja mbyll përgatitjet në Cesena, pasditen e sotme niset drejt Helsinkit

UEFA Nations League/ Kombëtarja mbyll përgatitjet në Cesena, pasditen e sotme niset drejt Helsinkit

15:01 - 01/10/26
Vizita e Von der Leyen dhe takimi me Ramën/ Lubonja: Vijnë këtu na tregojnë sukseset, nuk dëgjojnë zërin e qytetarëve protestues

Vizita e Von der Leyen dhe takimi me Ramën/ Lubonja: Vijnë këtu na tregojnë sukseset, nuk dëgjojnë zërin e qytetarëve protestues

14:48 - 01/10/26
Java Europiane e Sportit/ Futbolli bashkon fëmijët dhe të rinjtë

Java Europiane e Sportit/ Futbolli bashkon fëmijët dhe të rinjtë

14:21 - 01/10/26
Momente tensioni! Protestuesit bllokojnë eskortën e Ursula von der Leyen sapo mbërrin në Kosovë

Momente tensioni! Protestuesit bllokojnë eskortën e Ursula von der Leyen sapo mbërrin në Kosovë

14:05 - 01/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com