GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Protestat për vdekjen e 22-vjeçares në Iran, regjimi vazhdon shtypjet e demonstruesve

23:16 - 11/10/22
në Botë
Kohë leximi: 4 min
A A
Protestat për vdekjen e 22-vjeçares në Iran, regjimi vazhdon shtypjet e demonstruesve
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Irani ka përshkallëzuar shtypjen e protestave në zonat kurde në perëndim të vendit, të cilat filluan për shkak të vdekjes së një vajze 22-vjeçare që ishte arrestuar nga policia e moralit. Aktivistët thanë se edhe naftëtarët po protestojnë në një rafineri kryesore të vendit.

Policia përdori armë zjarri në një lagje në Sanandaj, kryeqytetin e provincës Kurdistan të Iranit, ndërsa organizata e të drejtave të njeriut Amnesty International dhe këshilltari i sigurisë kombëtare në Shtëpinë e Bardhë kritikuan dhunën ndaj demonstruesve të zemëruar nga vdekja e Mahsa Aminit.

Ndërkohë, disa naftëtarë iu bashkuan të hënën protestave në komplekset e dy rafinerive kryesore, duke lidhur kështu me trazirat për herë të parë një industri kyçe për teokracinë në Iran. Punëtorët filluan një tjetër protestë të martën në qytetin kryesor të naftës Abadan, dhe të tjerë bënë thirrje për protesta edhe të mërkurën.

Qeveria e Iranit këmbëngul se zonja Amini nuk u keqtrajtua, por familja e saj thotë se në trup kishte të nxira dhe shenja të tjera goditjesh pasi u arrestua për shkelje të kodit të rreptë të veshjes së kësaj republike islamike. Video të tjera tregojnë forcat e sigurisë që rrahin dhe shtyjnë gratë protestuese, ndër to edhe gra që kanë hequr shaminë e detyrueshme të kokës, hixhabin.

Nga kryeqyteti Teheran, pati filmime ku shfaqeshin studentë në dy universitete duke demonstruar dhe duke hedhur parrulla. Disa gra dhe vajza kanë marshuar nëpër rrugë me kokë të zbuluar, ndërsa protestat po hyjnë në javën e katërt. Demonstratat përbëjnë një nga sfidat më të mëdha për teokracinë e Iranit që nga protestat e vitit 2009.

“Ka kaq shumë zemërim dhe zhgënjim në vend sa është e vështirë të imagjinohet që brezi aktual i protestuesve në Iran do të trembet vetëm nga sistemi që përdor grushtin e tij tradicional të hekurt dhe që përpiqet të shuajë protestat”, tha Ali Vaez, analist që mbulon Iranin për Grupin Ndërkombëtar të Krizave.

Videot e publikuara në internet nga një grup kurd i quajtur Organizata Hengaë për të Drejtat e Njeriut tregojnë rrugë të errëta ku dëgjohen të shtëna dhe një zjarr që digjej në Sanandaj, rreth 400 kilometra në perëndim të Teheranit.

Një tjetër video tregon policinë që duke mbajtur armë lëviz në formacion së bashku me një automjet, që me sa duket qëllonte ndaj shtëpive.

Një video e postuar më vonë të martën duket se tregon një vrimë të madhe plumbi brenda shtëpisë së një banori të Sanandajit, që organizata Hengaë pretendoi se u bë nga plumbat e një mitralozi të rëndë të kalibrit .50 – një armë që montohet shpesh në autoblinda. Një video tjetër duket se tregon forcat e sigurisë duke qëlluar në ajër ndërsa arrestonin dikë të hënën.

Videot më vonë të martën treguan protestuesit duke hedhur gurë dhe duke përdorur shkopinj në qytet ndërsa u përballën me forcat e sigurisë, të cilat hodhën gaz lotsjellës në turmë. Organizata Hengaë raportoi një “konflikt të ashpër” atje të martën mbrëma, si dhe në qytetet e afërta Baneh dhe Saqqez, vendlindja e zonjës Amini.

Qendra për të Drejtat e Njeriut në Iran me seli në Nju Jork publikoi një video tjetër që tregon atë që e përshkroi si një falangë të forcave të sigurisë që lëviznin me motorë nëpër Sanandaj. “Thuhet se kanë thyer xhamat e qindra makinave në lagjen Baharan”, tha kjo qendër.

Zonja Amini ishte kurde dhe vdekja e saj është ndjerë veçanërisht në rajonin kurd të Iranit, ku demonstratat filluan më 17 shtator në funeralin e saj atje, pas vdekjes së saj një ditë më parë.

Organizata e të drejtave të njeriut Amnesty International kritikoi forcat iraniane të sigurisë për “përdorimin e armëve të zjarrit dhe gazit lotsjellës pa dallim, përfshirë edhe ndaj shtëpive të njerëzve”. Organizata i kërkoi botës që të ushtrojë presion ndaj Iranit për t’i dhënë fund shtypjes së protestave, ndërkohë që Teherani vazhdon të ndërpresë internetin dhe rrjetet e telefonisë celulare “për të fshehur krimet e tyre”.

Irani nuk e pranoi menjëherë rifillimin e masave shtypëse në Sanandaj. Megjithatë, Ministria e Jashtme e Iranit thirri ambasadorin britanik, pasi Mbretëria e Bashkuar vendosi sanksione ndaj anëtarëve të policisë së moralit dhe zyrtarëve të sigurisë për shkak të shtypjes së protestave.

Ministria e Jashtme e Iranit i quajti sanksionet “arbitrare dhe të pabaza”, dhe kërcënoi se do të ndërmerrte kundërmasa të mundshme ndaj Londrës.

Jake Sullivan, këshilltari i sigurisë kombëtare i Presidentit të Shteteve të Bashkuara Joe Biden, vuri në dukje se “bota po vëzhgon atë që po ndodh në Iran”.

“Këta protestues janë qytetarë iranianë, të udhëhequr nga gra dhe vajza, që kërkojnë dinjitet dhe të drejta themelore”, shkruajti zoti Sullivan në Tëitter. “Ne qëndrojmë me ta dhe do të mbajmë përgjegjës ata që përdorin dhunën në një përpjekje të kotë për të heshtur zërat e tyre”.

Një grup me seli në Oslo, Irani Human Rights, vlerëson se të paktën 185 persona janë vrarë. Këtu përfshihen rreth 90 persona të vrarë nga forcat e sigurisë në qytetin lindor iranian Zahedan, gjatë demonstratave kundër një oficeri policie të akuzuar për përdhunim në një rast tjetër. Autoritetet iraniane kanë thënë se në dhunën në Zahedan ka patur përfshirje separatistësh të paidentifikuar, pa dhënë detaje apo prova.

Zëdhënësi i drejtësisë iraniane Masoud Setayeshi u njoftua të ketë thënë të martën se Irani ka liruar rreth 1700 persona të arrestuar në demonstratat e fundit, pa dhënë një shifër totale për personat e arrestuar deri më tani.

Ndërkohë të martën, zëdhënësi i qeverisë iraniane Ali Bahadori Jahromi pretendoi pa dhënë prova se sanksionet amerikane ndikuan në mundësinë e zonjës Amini për të marrë ilaçe për sëmundjet kronike me të cilat përballej. Megjithatë, një raport i qeverisë iraniane të premten tha se ajo po merrte hidrokortizon dhe levotiroksinë – dy ilaçe të prodhuara në Iran dhe të disponueshme në farmacitë në vend. /Voa/

Etiketa: Iranprotestatvdekja e 22-vjecares

Lajme të lidhura

Turqit po largohen nga Turqia: Rritet fluksi i kërkesave për shtetësi maqedonase
Aktualitet

Turqit po largohen nga Turqia: Rritet fluksi i kërkesave për shtetësi maqedonase

10:30 - 27/12/25
Rusia kërcënon Europën, dyshohet se ka vendosur raketa hipersonike me kapacitet bërthamor në Bjellorusi
Aktualitet

Rusia kërcënon Europën, dyshohet se ka vendosur raketa hipersonike me kapacitet bërthamor në Bjellorusi

10:15 - 27/12/25
E trembur për ‘fundin e botës’, nëna merr fëmijët dhe ikën nga SHBA. Ja ku gjen strehë ! (VIDEO)
Aktualitet

E trembur për ‘fundin e botës’, nëna merr fëmijët dhe ikën nga SHBA. Ja ku gjen strehë ! (VIDEO)

09:45 - 27/12/25
Para
“Shteti në shërbim të kriminelëve”/ Analisti komenton zhdukjen e Ervis Martinajt

Ngelet mister fati i Ervis Martinajt, gazetari: Policia nuk po e kërkon për të gjallë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Pollo: Integrimi europian i Shqipërisë është vetëm propagandë e qeverise
Aktualitet

Pollo: Integrimi europian i Shqipërisë është vetëm propagandë e qeverise

12:15 - 27/12/25

Ish-deputeti demokrat Genc Pollo ka shprehur skepticizëm të fortë ndaj premtimeve të qeverisë Rama dhe sinjaleve optimiste nga zyrtarë në...

Lexo më shumë
Llixhat e Bënjës, bukuria natyrore po zëvendësohet nga struktura betoni (VIDEO)

Llixhat e Bënjës, bukuria natyrore po zëvendësohet nga struktura betoni (VIDEO)

11:59 - 27/12/25
Raportimi i mediave: Shqiptari që terrorizoi Luksemburgun, mik me djalin e deputetit, që njihet si bosi i drogës

Raportimi i mediave: Shqiptari që terrorizoi Luksemburgun, mik me djalin e deputetit, që njihet si bosi i drogës

11:45 - 27/12/25
Braçe denoncon: Kompanitë shesin IQOS edhe për fëmijët, institucionet heshtin

Braçe denoncon: Kompanitë shesin IQOS edhe për fëmijët, institucionet heshtin

11:30 - 27/12/25
Polici që shpëtoi protestuesin nga flakët, vlerësohet me certifikatë nga Drejtori i Policisë

Polici që shpëtoi protestuesin nga flakët, vlerësohet me certifikatë nga Drejtori i Policisë

11:15 - 27/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com