Një vajzë ka humbur ndjenjat gjatë protestës para Kryeministrisë, në ditën e 171-të të tubimit kundër qeverisë. Ajo është ndihmuar nga qytetarët e pranishëm, të cilët i kanë dhënë ujë.
Gjatë ndërhyrjes policore janë shoqëruar me forcë disa qytetarë. Mes tyre ishte edhe një i moshuar, i cili u fut në furgonin e policisë me forcë. Në fytyrën e tij dalloheshin shenja dëmtimi, të cilat sipas pretendimeve të protestuesve ishin shkaktuar gjatë ndërhyrjes së policëve.
Protesta është shoqëruar me tensione dhe përplasje të forta mes qytetarëve dhe policisë, përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit”. Forcat e rendit nuk i kanë lejuar protestuesit të qëndrojnë në rrugë, duke i detyruar të zhvendosen në trotuare.
gijotina.com/









Discussion about this post