GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

103 ditë protestë/ Qytetarët nuk tërhiqen nga kërkesa për dorëheqjen e Ramës: Të bllokojmë të gjithë institucionet

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
103 ditë protestë/ Qytetarët nuk tërhiqen nga kërkesa për dorëheqjen e Ramës: Të bllokojmë të gjithë institucionet
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Qytetarët do të mblidhen këtë të enjte në sheshin përpara Kryeministrisë, ndërsa shënojnë ditën e 103-të të revoltës së tyre kundër qeverisë.

Tubimi vjen pas protestës së një dite më parë, e cila solli edhe një ndryshim të mënyrës së organizimit të aksionit.

Gjatë marshimit, qytetarët u ndalën në disa prej kryqëzimeve kryesore të kryeqytetit, ku qëndruan duke bllokuar përkohësisht qarkullimin e automjeteve. Mes pikave ku u zhvillua aksioni ishte kryqëzimi te Rruga e Elbasanit, si dhe ai në drejtim të Sheshit “Skënderbej”.

Protestuesit lëvizën nga një zonë në tjetrën, ndërsa marshimi u shoqërua me flamuj kombëtarë, pankarta dhe thirrje të forta kundër qeverisë. “Arrestoni Ramën, arrestoni Ballukun” dhe “Shqipëria kërkon revolucion” ishin ndër sloganet e përsëritura në rrugët e kryeqytetit.

Përpara marshimit, nga podiumi para Kryeministrisë folën aktivistë dhe përfaqësues të shoqërisë civile, të cilët kërkuan vijimin e protestës dhe zgjerimin e pjesëmarrjes qytetare.

Ambientalisti Sazan Guri bëri thirrje që kauza të vendoset mbi ndasitë mes protestuesve. “Kauza është më e rëndësishmja, ajo na mbledh, na organizon dhe na bën të harrojmë zënkat”, deklaroi ai.

Mjeku Ermal Pashaj kritikoi qeverinë dhe kërkoi që qytetarët të vazhdojnë reagimin. “Duhet të japim zgjidhje. Është futur dhe përçarje mes nesh. Nuk duhet të ndodhë. Duhet të reagojmë ndaj lakut në fyt që po na vë qeveria”, u shpreh Pashaj.

Gjatë protestës pati edhe mesazhe për zhvillimet e fundit politike dhe deklaratat e ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj. Aktivistët paralajmëruan vijimin e aksionit dhe deklaruan se protesta do të prodhojë “dinamika të reja”.

Aktivisti Artan Daci, në një intervistë në një lidhje direkte nga Londra, ka folur për protestat kundër kryeministrit Edi Rama dhe protestën kombëtare që pritet të zhvillohet më 12 shtator, ku pritet të marrin pjesë edhe pjesëtarë të diasporës shqiptare.

Daci u shpreh se protesta duhet të përshkallëzohet dhe të vijojë edhe gjatë ditës, me synim bllokimin e institucioneve.

“Nesër nisemi drejt Tiranës! Nuk ka pasur përshkallëzim të protestës, që të jetë protesta edhe gjatë ditës, që të bllokojmë institucionet. Kjo do të jetë një nga lëvizjet që ai të largohet. Nuk ka pasur një qëndresë që dhe institucionet e tjera të bllokohen. Ndaj bëjmë thirrje që nga mosha 16 vjeç e sipër, t’i marrim vetë dhe të tjerët të bashkohen me ne. Më pas do të kemi të lehtë që të arrijmë qëllimin tonë dhe që më pas të japë dorëheqjen Rama.”, tha ai.

Pikërisht marshimi dhe bllokimi i kryqëzimeve shënuan elementin kryesor të protestës së djeshme.

Në vend që aksioni të përfundonte pas fjalimeve para Kryeministrisë, qytetarët e zhvendosën atë në rrugët e Tiranës, duke bllokuar përkohësisht disa akse dhe duke vijuar thirrjet kundër qeverisë.

Krahas protestës tek kryeministria, qytetarët e kanë vijuar revoltën edhe përpara Parlamentit. Në seancën e së martës, që shënoi nisjen e sesionit të ri parlamentar, ata i “pritën” deputetët dhe i qëlluan me vezë dhe domate.

 

Etiketa: doreheqjeKryesore1proteste

Lajme të lidhura

SPAK zbarkon në vilën e Ron Yeffet/ Klevis Balliu: Të kontrollohet edhe banesa e shefit të tij, Edi Rama
Aktualitet

SPAK zbarkon në vilën e Ron Yeffet/ Klevis Balliu: Të kontrollohet edhe banesa e shefit të tij, Edi Rama

15:10 - 02/10/26
Pas Ron Yeffet dhe Ministrisë së Mbrojtjes/ SPAK kontrolle te banesa e Ardi Veliut dhe Arjeta Pucës
Aktualitet

Pas Ron Yeffet dhe Ministrisë së Mbrojtjes/ SPAK kontrolle te banesa e Ardi Veliut dhe Arjeta Pucës

14:49 - 02/10/26
Afera KAYO/ SPAK ‘bastis’ rezidencën e Ron Yeffet, sekuestrohen dokumente edhe te Ministria e Mbrojtjes
Aktualitet

Afera KAYO/ SPAK ‘bastis’ rezidencën e Ron Yeffet, sekuestrohen dokumente edhe te Ministria e Mbrojtjes

13:53 - 02/10/26
Para
Berisha nga Amerika: Koha e narkoshtetit po merr fund, Shqipëria dhe SHBA do të triumfojnë së bashku

Berisha nga Amerika: Koha e narkoshtetit po merr fund, Shqipëria dhe SHBA do të triumfojnë së bashku

Discussion about this post

TË FUNDIT

SPAK zbarkon në vilën e Ron Yeffet/ Klevis Balliu: Të kontrollohet edhe banesa e shefit të tij, Edi Rama
Aktualitet

SPAK zbarkon në vilën e Ron Yeffet/ Klevis Balliu: Të kontrollohet edhe banesa e shefit të tij, Edi Rama

15:10 - 02/10/26

Deputeti i PD-së, Klevis Balliu, ka reaguar pas kontrolleve të SPAK në vilën e biznesmenit izraelito-amerikan Ron Yeffet, të kryera...

Lexo më shumë
Pas Ron Yeffet dhe Ministrisë së Mbrojtjes/ SPAK kontrolle te banesa e Ardi Veliut dhe Arjeta Pucës

Pas Ron Yeffet dhe Ministrisë së Mbrojtjes/ SPAK kontrolle te banesa e Ardi Veliut dhe Arjeta Pucës

14:49 - 02/10/26
Trajneri i Kombëtares/ Maran: Finlanda është një skuadër e vështirë, ja çfarë duhet të bëjmë nesër

Trajneri i Kombëtares/ Maran: Finlanda është një skuadër e vështirë, ja çfarë duhet të bëjmë nesër

14:18 - 02/10/26
Hysaj: Duhet të jemi të parët, Finlanda dhe Bjellorusia janë në nivelin tonë

Hysaj: Duhet të jemi të parët, Finlanda dhe Bjellorusia janë në nivelin tonë

14:10 - 02/10/26
Afera KAYO/ SPAK ‘bastis’ rezidencën e Ron Yeffet, sekuestrohen dokumente edhe te Ministria e Mbrojtjes

Afera KAYO/ SPAK ‘bastis’ rezidencën e Ron Yeffet, sekuestrohen dokumente edhe te Ministria e Mbrojtjes

13:53 - 02/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com