GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Protestë kundër ndërtimit të Portit të Vlorës: Le pasoja në mjedis!

20:59 - 28/01/23
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Protestë kundër ndërtimit të Portit të Vlorës: Le pasoja në mjedis!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ambientalistët kanë zhvilluar një tubim në hyrje të kantierit të punimeve të Aeroportit të Vlorës në zonën e Akërnisë. Qindra ambientaliste nga mbarë Shqipëria janë mbledhur në zonën ku po ndërtohet aeroporti. Ata shprehen se ajo është një zonë e mbrojtur dhe pritet të shkaktojë dëme të parikuperueshme në mjedis. Protestuesit kanë dalë kundër të këtij projekti, ndërkohë që kanë reaguar edhe shoqatat ndërkombëtare të ambjentalistëve. Ata u zotuan se do ta përshkallëzojnë protestën kundër këtij projekti.

Zydjon Vorpsi

Zydjon Vorpsi ekspert mjedisor tregon për Syrin se projekti është në kundërshtim me mjedisin dhe Konventën e Bernës. Sipas tij, punimet duhet të ndalojnë pasi ende nuk e kanë një lejë për tu zhvilluar.

“Nuk është kundërshtuar nga ne, por nga shumë organizata, nga komuniteti shkencor në Shqipëri dhe jashtë vendit. Ne kemi çuar edhe në Gjykatë çështjen dhe gjykatësi i njëjti që ka pranuar dy çështje të tilla nuk e ka pranuar këtë çështje. Të zbatohet vendimi i Konventës së Bernës i cili thotë që të pëzullohenm ndërtimet në aeroport menjëherë”, tha ai.

Aleksander Trajce

Aleksander Trajce u shpreh se duhet dhënë një kontribut për natyrën. Sipas tij ndërtimi i aeroportit shkatërron një prej pasurive më të mëdha mjedisore të Vlorës.

“Ka probleme me mbetjet, me djegiet, me përdorime njerëzore të natyrave të ndryshme. Dhe fatkeqësisht në këtë zonë ka një problem shumë më madhor që përtej këtyre problemeve të tjera, në brendësi të zonës së mbrojtur ka filluar ndërtimi i një aeroporti ndërkombëtar në kundërshtim total me parashikimet ligjore”, teksoi Trajce.

Komiteti i Përhershëm i Konventës së Bernës

Komiteti i Përhershëm i Konventës së Bernës u kërkoi autoriteteve shqiptare pezullimin e punimeve për ndërtimin e Aeroportit të Vlorës dhe ndërmarrjen e një programi gjithëpërfshirës të monitorimit të jetës së egër dhe rishikimin e të dhënave të Raportit të Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis për zonën ku po ndërtohet aeroporti.

Sipas dokumenteve të miratuara në mbledhjen vjetore të Komitetit të mbledhur në Strasburg në takimin vjetor nga 28 nëntori deri në 2dhjetor “ kërkesa për pezullimin e punimeve për ndërtimin e Aeroportit të Vlorës vjen për shkak të mungesës së dukshme të respektimit të ligjeve kombëtare dhe ndërkombëtare”.

Konventa e Bernës

Në fund të gushtit të këtij viti përfaqësues nga Konventa e Bernës, së bashku me përfaqësues nga Konventa për Shpendët Shtegtues (CMS) si dhe Marrëveshjes për Ruajtjen e Shpendëve të Ujit të Afrikës dhe Euroazisë (AEËA) realizuan një vlerësim në terren të situatës në Peizazhin e Mbrojtur Vjosë-Nartë duke përgatitur raportin paraprak për Komitetin e Bernës.

Konventa e Bernës e njohur ndryshe edhe si Konventa për Ruajtjen e Jetës së Egër dhe Habitatet Natyrore Evropiane është një instrument juridik detyrues ndërkombëtar në fushën e mbrojtjes dhe ruajtjes së natyrës. Shqipëria e ka nënshkruar këtë Konventë në vitin 1995 dhe ka hyrë në fuqi në maj të vitit 1999.

Ndërkohë më 23 nëntor 2022, dy organizata mjedisore shqiptare PPNEA dhe AOS, me mbështetjen e EuroNatur, ngritën një padi në Gjykatën Administrative kundër ndërtimit të aeroportit të Vlorës brenda Peizazhit të Mbrojtur Vjosë-Nartë.

Ndërtimi i aeroportit të Vlorës nisi një vit më parë dhe po kryhet nga një konsorcium kompanish, ku 50 % e aksioneve zotërohet nga “Mabetex” e sipërmarrësit Behgjet Pacolli, në partneritet me kompanine turke, “Yda Group”, e cila ka 48 % të aksioneve, ndërsa 2 % i përkasin shoqërisë nga Kosova “2A Group Shpk”.

Aeroporti i Vlorës shtrihet në një sipërfaqe prej 297 hektarësh dhe pritet të përrfundojë në fund të vitit 2024 me një vlerë të parashikuar të investimit në rreth 104 milion euro. /Syri.net/

Etiketa: aeroportikunderVlore

Lajme të lidhura

E tmerrshme në Vlorë, humb jetën 4-vjeçari, dalin dyshimet e para, mendohet se…
Aktualitet

E tmerrshme në Vlorë, humb jetën 4-vjeçari, dalin dyshimet e para, mendohet se…

16:13 - 07/02/26
Berisha: 10 Shkurti është dita e guximit qytetar, deri në rrëzimin e kësaj organizate kriminale
Aktualitet

Berisha: 10 Shkurti është dita e guximit qytetar, deri në rrëzimin e kësaj organizate kriminale

15:01 - 07/02/26
Gjirokastër/ Absurdi me shitjen e biletave, turistët duhet të paguajnë dy herë hyrjen në kala
Aktualitet

Gjirokastër/ Absurdi me shitjen e biletave, turistët duhet të paguajnë dy herë hyrjen në kala

14:34 - 07/02/26
Para
Skafi me turistë pëson avari, bllokohet në det të hapur në Vlorë

Skafi me turistë pëson avari, bllokohet në det të hapur në Vlorë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Rama, barrikadë për Ballukun! Tjetër shuplakë nga Brukseli, rrezikohet integrimi
Lajme

Rama, barrikadë për Ballukun! Tjetër shuplakë nga Brukseli, rrezikohet integrimi

16:39 - 07/02/26

Mbrojtja që Edi Rama i ka bërë të pandehurës Belinda Balluku tashmë nuk është vetëm një cështje e brendshme politikë...

Lexo më shumë
E tmerrshme në Vlorë, humb jetën 4-vjeçari, dalin dyshimet e para, mendohet se…

E tmerrshme në Vlorë, humb jetën 4-vjeçari, dalin dyshimet e para, mendohet se…

16:13 - 07/02/26
Vendimi i fundit për Brojën, trajneri i Bërnlit befason sulmuesin e Kombëtares

Vendimi i fundit për Brojën, trajneri i Bërnlit befason sulmuesin e Kombëtares

16:07 - 07/02/26
Trita Hospital – Zbulohet klinika ku humbi jetën biznesmeni italian, shkoi për të zvogëluar stomakun, por i morën jetën

Trita Hospital – Zbulohet klinika ku humbi jetën biznesmeni italian, shkoi për të zvogëluar stomakun, por i morën jetën

15:58 - 07/02/26
“Pse nuk vjen Berisha të na mbështesë”- Protestuesit e Rrjollit: Na thërret në protestë më 10 shkurt, por ai është….

“Pse nuk vjen Berisha të na mbështesë”- Protestuesit e Rrjollit: Na thërret në protestë më 10 shkurt, por ai është….

15:33 - 07/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com