GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Protestë para Ministrisë së Shëndetësisë, gazetari: Rama e ktheu Tetorin rozë në Tetorin e zi për gratë e sëmura tek onkologjiku

11:38 - 21/10/25
në Aktualitet, Ekonomi & Sociale, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Protestë para Ministrisë së Shëndetësisë, gazetari: Rama e ktheu Tetorin rozë në Tetorin e zi për gratë e sëmura tek onkologjiku
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gazetari Osman Stafa dhe qytetarët janë ngritur në protestë sot tek Ministria e Shëndetësisë për mungesën e ilaçeve tek Onkologjiku.

Stafa azetari hprehet i revoltuar se kryeministri Rama po tallet me një hipokrizi të frikshme, teksa u thotë grave të bëjnë mamografi falas, ndërkohë që mamografia në QSUT është jashtë funksioni!

“A e ka lexuar Rama raportin e KLSH-së, që vërteton mungesat kriminale të barnave onkologjike?

A e di që gra të pafajshme po vdesin, sepse shteti i tij nuk bleu medikamentet në kohë?”- thekson gazetari.

Më tej, Stafa shton se ky është Tetori i Zi i grave që luftojnë çdo ditë për jetën, ndërsa qeveria bën propagandë me buzëqeshje dhe video.

Reagimi

Rama tallet me gratë e Onkologjikut!

Sot Kryeministri Rama, me një hipokrizi të frikshme, u thotë grave të bëjnë mamografi falas, ndërkohë që mamografia në QSUT është jashtë funksioni!

Si mund të flasësh për “parandalim”, kur nuk ka as trajtim? Kur brakiterapia është e prishur prej muajsh…

Kur PET Scan-i mungon…

Kur kimioterapitë s’kanë ardhur me muaj dhe pacientet kthehen në shtëpi pa ilaçe, pa shpresë…

A e ka lexuar Rama raportin e KLSH-së, që vërteton mungesat kriminale të barnave onkologjike?

A e di që gra të pafajshme po vdesin, sepse shteti i tij nuk bleu medikamentet në kohë?

Ky nuk është Tetori Rozë. Ky është Tetori i Zi i grave që luftojnë çdo ditë për jetën, ndërsa qeveria bën propagandë me buzëqeshje dhe video.

Prandaj sot protestojmë kundër kësaj propagande të fëlliqur, që këtë herë ka në mes, jetët e grave!

Ironikisht, protesta zhvillohet në muajin tetor, i njohur ndërkombëtarisht si “Tetori Rozë” dhe i dedikuar ndërgjegjësimit kundër kancerit të gjirit. Por për protestuesit, realiteti i hidhur dhe mungesa e shpresës e ka shndërruar atë në “Tetorin e Zi”, një simbol i errësirës që përjetojnë për shkak të neglizhencës shtetërore. Protestuesit kërkojnë një zgjidhje të menjëhershme për furnizimin me ilaçe dhe vënien në punë të aparaturave, duke theksuar se çdo ditë vonesë rrezikon jetë njerëzish.

Por si mundet ai i cili ka përgjegjësinë kryesore për të pasur të gjitha medikamentet, aparaturat për ata të cilët luftojnë kancerin, bën këtë thirrje hipokrizie. Sepse e di çfarë bëjnë? I thonë grave e vajzave diagnostikohuni e ndërkohë në spitalin onkologjik, në qendrën më të madhe ku bëhet lufta kundër kancerit, s’ka mamografi. Ka më shumë se 10 ditë që mamografia në spitalin onkologjik nuk punon. U thonë grave e vajzave diagnostikohuni, e s’kanë ilaçe për kancerin e gjirit. Një herë i japin herceptim. Mbaron herceptina, i japin Fesgo.

Mbaron Fesgo, i japin herceptim. Përkundrejt kundër çdo protokolli ndërkombëtar që njeh kjo betejë me kancerin. Çfarë po bëjnë? Para pak ditësh kam publikuar rastin e një nëne 60 vjeçare. Vuante nga kanceri i mitrës. Një zonjë me emrin Hava Tafa. Është pret akoma ilaçin. Ka më shumë se një muaj, pret ilaçin për të luftuar kancerin e saj. E di çfarë i ka thënë Ministria dhe Drejtoria e QSUT-së? Ti nuk mundesh dot ta marrësh të rimbursuar ilaçin, sepse kanceri i mitrës, pra medikamenti për kancerin e mitrës nuk rimbusohet. Por ata që kanë kancerin e gjirit apo të melanomës që është i lëkurës, ata munden ta marrin. Po kush e vendos se kush do luftojë me kancerin dhe kush do vdesë? Sepse këtë kanë bërë.

Ty i thonë, do vdesësh. S’ka ilaç për ty. Për ty tjetrin po, ti do luftosh. Të gjithë pamë raportin e KLSH-së. Raporti më i frikshëm, e them me përgjegjësi të plotë, i bërë ndonjëherë nga Kontrolli i Lartë i Shtetit. Një raport i cili vërteton që një pacient për gjashtë muaj nuk ka pasur medikamente. Që vërteton se një pacient 39 herë ka shkuar në spitalin onkologjik dhe 39 herë është kthyer pas. Që vërteton se rreth 800 të sëmurë me kancer nuk kanë marrë medikamentet kur duhet dhe si duhet dhe sipas protokollit. Ore këta janë vrasës. Për një arsye se këta janë mjekë dhe e dinë shumë mirë.

Kur thyhet protokolli, e dinë çfarë ndodh. E dinë që kur nuk bëhet brakiterapia, e dinë çfarë ndodh. E dinë që kur nuk bëhet pet skani, e dinë çfarë ndodh. E ka tre muaj që brakiterapia është prishur në QSUT. në spitalin onkologjik. Tre muaj që gratë të cilat vuajnë nga kanceri gjinekologjik nuk trajtohen. Janë gra, histori të vërteta që bëjnë kimio, e bëjnë rreze dhe kur vjen pastaj situata për tek brakiterapia,

Etiketa: GraKryesore1OnkologjikuRama

Lajme të lidhura

SPAK nuk ka dorëzuar 10 mijë, por 16 mijë faqe prova kundër Ballukut/ Deputetët akoma s’kanë firmosur të mos nxjerrin sekretin
Breaking Views

SPAK nuk ka dorëzuar 10 mijë, por 16 mijë faqe prova kundër Ballukut/ Deputetët akoma s’kanë firmosur të mos nxjerrin sekretin

20:06 - 19/12/25
Përplasje automjetesh në kryqëzimin e Gjadrit, dy persona lëndohen
Aktualitet

Përplasje automjetesh në kryqëzimin e Gjadrit, dy persona lëndohen

19:39 - 19/12/25
Rama dhe Balluku i japin tokë në Finiq oligarkut Bashkim Ulaj për 49 vjet për park fotovoltaik
Breaking Views

Rama dhe Balluku i japin tokë në Finiq oligarkut Bashkim Ulaj për 49 vjet për park fotovoltaik

19:27 - 19/12/25
Para
Arrestimi i avokatit Ulian Barjami, inspektorët e ILD shkojnë në Elbasan dhe nisin verifikimet

Arrestimi i avokatit Ulian Barjami, inspektorët e ILD shkojnë në Elbasan dhe nisin verifikimet

Discussion about this post

TË FUNDIT

Egnatia–Partizani 1:0, kryesimi ndryshon për 24 orë; Dinamo fiton ndaj Vorës
Breaking Views

Egnatia–Partizani 1:0, kryesimi ndryshon për 24 orë; Dinamo fiton ndaj Vorës

20:49 - 19/12/25

Pasditen e sotme u zhvilluan dy ndeshjet e para të vlefshme për javën e 17-të të Abissnet Superiores. Në dy...

Lexo më shumë
Bolonja barazon me Interin, Orsolini shënon nga pika e bardhë

Bolonja barazon me Interin, Orsolini shënon nga pika e bardhë

20:40 - 19/12/25
SPAK nuk ka dorëzuar 10 mijë, por 16 mijë faqe prova kundër Ballukut/ Deputetët akoma s’kanë firmosur të mos nxjerrin sekretin

SPAK nuk ka dorëzuar 10 mijë, por 16 mijë faqe prova kundër Ballukut/ Deputetët akoma s’kanë firmosur të mos nxjerrin sekretin

20:06 - 19/12/25
Përplasje automjetesh në kryqëzimin e Gjadrit, dy persona lëndohen

Përplasje automjetesh në kryqëzimin e Gjadrit, dy persona lëndohen

19:39 - 19/12/25
Rama dhe Balluku i japin tokë në Finiq oligarkut Bashkim Ulaj për 49 vjet për park fotovoltaik

Rama dhe Balluku i japin tokë në Finiq oligarkut Bashkim Ulaj për 49 vjet për park fotovoltaik

19:27 - 19/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com