Edhe në protestën e sotme para Ministrisë së Arsimit, qytetarët kanë zgjedhur të shfaqen të maskuar, duke sjellë një formë tjetër të protestës përmes simbolikës dhe ironisë ndaj figurave politike.
Njëri prej protestuesve është maskuar si ish-zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, ndërsa një tjetër ka vendosur një maskë me fytyrën e kryeministrit Edi Rama.
Zgjedhja e tyre duket si një mesazh ironik ndaj dy prej figurave më të përfolura të politikës shqiptare.
Gjithashtu, ata kanë ironizuar me thirrjen e kryeministri për dialog.
Së bashku me një protestues tjetër të maskuar, ata kanë pozuar përpara kordonit të policisë të vendosur pranë Ministrisë së Arsimit. Pamjet janë kthyer në një nga momentet më të veçanta të tubimit, ku protesta shoqërohet edhe me mesazhe simbolike kundër politikës.









Discussion about this post