GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

170 protestues në SPAK kundër Ramës/ “Albanian Files” dhe tre projektet e bujshme në lupën e hetimit

në Aktualitet, KRYESORE, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
170 protestues në SPAK kundër Ramës/ “Albanian Files” dhe tre projektet e bujshme në lupën e hetimit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Rreth 170 pjesëmarrës në protestat e zhvilluara së fundmi kanë depozituar një kallëzim penal në SPAK ndaj kryeministrit Edi Rama, duke kërkuar hetim mbi dokumentacionin e bërë publik në kuadër të dosjes “Albanian Files”.

Përveç Ramës, kallëzuesit kërkojnë që hetimi të shtrihet edhe ndaj çdo funksionari tjetër publik apo subjekti privat që mund të rezultojë i përfshirë në procedurat e planifikimit, financimit dhe zhvillimit të projekteve të caktuara në territor.

Në kallëzim kërkohet hetim për veprat penale të “Shpërdorimit të detyrës”, “Ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, “Korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë ose të të zgjedhurve vendorë”, si dhe “Grupit të strukturuar kriminal”.

Sipas kallëzimit, dokumentacioni i administruar përmban të dhëna, akte administrative, dokumente planifikimi, vendime institucionale dhe materiale teknike që lidhen me projekte me ndikim në territor, mjedis, pronën private, trashëgiminë kulturore dhe zonat e mbrojtura.

Në material përmenden si raste konkrete Baks-Rrjoll, ku përfshihet projekti turistik “Blue Borgo” në Bashkinë Shkodër, Divjakë-Karavasta, në territorin e Parkut Kombëtar, si dhe Zvërneci, në Peizazhin e Mbrojtur Vjosë-Nartë.

Kallëzuesit pretendojnë se këto raste paraqesin elemente të përbashkëta në mënyrën e planifikimit, shqyrtimit dhe miratimit të projekteve, duke kërkuar që SPAK të verifikojë nëse ka pasur shkelje të përsëritura të detyrimeve ligjore.

Në fokus janë procedurat e planifikimit territorial, ndryshimet ose përshtatjet e instrumenteve të planifikimit, konsultimi publik, transparenca administrative, vlerësimi i ndikimit në mjedis, regjimi i zonave të mbrojtura dhe trashëgimia kulturore.

Çfarë kërkohet të verifikojë SPAK?

SPAK-ut i kërkohet të përcaktojë nëse miratimi i një “rregulloreje të veçantë” për një projekt të vetëm, në vend të procedurës standarde të Planit të Detajuar Vendor (PDV), ka përbërë përshtatje të instrumentit të planifikimit ndaj një projekti të paracaktuar.

Po ashtu, kërkohet të verifikohet nëse, përpara Vendimit nr. 39/2024, janë kryer procedurat e parashikuara nga ligji, përfshirë nismën për hartimin e PDV-së, njoftimin dhe konsultimin publik, si dhe procedurën e plotë të Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis (VNM).

Në kallëzim u referohen edhe përmasave të projektit, me mbi 1.4 milionë m² shtrirje dhe mbi 550 mijë m² sipërfaqe ndërtimi mbi dhe nën tokë.

Një tjetër pikë e hetimit është statusi i investitorit strategjik, i akorduar më 31 dhjetor 2024.

Kallëzuesit kërkojnë të përcaktohet nëse ky status është bazuar në një vendim të vlefshëm të Komitetit të Investimeve Strategjike, në përputhje me Ligjin nr. 55/2015, apo nëse është përdorur pa një bazë formale të dokumentuar.

Në fokus është edhe roli i Edi Ramës si kryetar i KKT-së/KKTU-së, për të përcaktuar nëse ka marrë pjesë në miratimin e një akti që përcakton në mënyrë të veçantë kushtet urbanistike në favor të një subjekti privat dhe nëse ky rol është ushtruar në përputhje me detyrimin për paanshmëri dhe mbrojtjen e interesit publik.

Prona dhe punimet para lejes

SPAK-ut i kërkohet të verifikojë gjithashtu titullin juridik mbi tokën objekt zhvillimi dhe pretendimet e banorëve të Rrjollit për cenimin e së drejtës së pronësisë, në raport me procedurat e kalimit të pronësisë, vënies në dispozicion të pasurive shtetërore ose shpronësimit për projektin në Rrjoll dhe projektin e lidhur në Velipojë.

Një tjetër element është data faktike e fillimit të punimeve, lloji dhe përmasat e ndërhyrjeve të kryera përpara lëshimit të lejes së ndërtimit.

Kallëzuesit kërkojnë që të krahasohet koha e nisjes së punimeve me datën e vendimit për miratimin e lejes së ndërtimit, si dhe me datën e lëshimit, publikimit dhe njoftimit të dokumentit në sistemin “e-Leje”.

Hetimi duhet të përcaktojë edhe nëse punimet e kryera përpara lëshimit të lejes përputhen me projektin e miratuar më vonë. Sipas kallëzimit, një përputhje e tillë mund të jetë indicie se zbatimi faktik i projektit kishte nisur përpara përfundimit të procedurës ligjore të lejes.

Etiketa: Albanian FileshetimKryesore1Rama

Lajme të lidhura

“Ju erdhi fundi”/ Mbyllet protesta e 108 kundër qeverisë: Edi Rama jepe dorëheqjen
Breaking Views

“Ju erdhi fundi”/ Mbyllet protesta e 108 kundër qeverisë: Edi Rama jepe dorëheqjen

23:12 - 15/09/26
“Nuk jeni vetëm”/ Protestuesit shkojnë tek Blloku i Sigurisë për të ndaluarit: Gjithë Shqipëria është me ju
Breaking Views

“Nuk jeni vetëm”/ Protestuesit shkojnë tek Blloku i Sigurisë për të ndaluarit: Gjithë Shqipëria është me ju

22:17 - 15/09/26
“Daja i deputetes më ka përdhunuar”, Zegjine Çaushi reagon me një foto
Aktualitet

“Daja i deputetes më ka përdhunuar”, Zegjine Çaushi reagon me një foto

21:59 - 15/09/26
Para
Bashkia Vlorë, më shumë para për ushqimin e qenve sesa për banesat e të varfërve

Bashkia Vlorë, më shumë para për ushqimin e qenve sesa për banesat e të varfërve

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Ju erdhi fundi”/ Mbyllet protesta e 108 kundër qeverisë: Edi Rama jepe dorëheqjen
Breaking Views

“Ju erdhi fundi”/ Mbyllet protesta e 108 kundër qeverisë: Edi Rama jepe dorëheqjen

23:12 - 15/09/26

Mbyllet protesta e 108 kundër Ramës. Pas thirrjeve në mbështetje të protestuesve të ndaluar dhe që po mbahen në Bllokun...

Lexo më shumë
“Nuk jeni vetëm”/ Protestuesit shkojnë tek Blloku i Sigurisë për të ndaluarit: Gjithë Shqipëria është me ju

“Nuk jeni vetëm”/ Protestuesit shkojnë tek Blloku i Sigurisë për të ndaluarit: Gjithë Shqipëria është me ju

22:17 - 15/09/26
“Daja i deputetes më ka përdhunuar”, Zegjine Çaushi reagon me një foto

“Daja i deputetes më ka përdhunuar”, Zegjine Çaushi reagon me një foto

21:59 - 15/09/26
Pak orë para vendimit për ish-krerët e UÇK-së, në Hagë mblidhen shqiptarët, në Prishtinë ndizen “Flakët e Lirisë”

Pak orë para vendimit për ish-krerët e UÇK-së, në Hagë mblidhen shqiptarët, në Prishtinë ndizen “Flakët e Lirisë”

21:18 - 15/09/26
“Do të ikin si frikacakë, si Taulant Balla sot”, studentja: Asgjë nuk na ndal më!

“Do të ikin si frikacakë, si Taulant Balla sot”, studentja: Asgjë nuk na ndal më!

20:49 - 15/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com