GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Rama tradhtar dhe antishqiptar”, akuza të forta nga protesta para Kryeministrisë

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 4 min
A A
“Rama tradhtar dhe antishqiptar”, akuza të forta nga protesta para Kryeministrisë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një prej pjesëmarrësve në protestën e përditshme para Kryeministrisë ka artikuluar akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama, duke e lidhur fjalën e tij me zhvillimet e fundit në raportet Shqipëri-Serbi dhe situatën sociale në vend.

Gjatë fjalës së mbajtur në protestën e 48-të, protestuesi iu referua deklaratave të ministres serbe Snezana Paunović, duke kërkuar reagim më të fortë nga institucionet shqiptare dhe ato europiane.

Ai kritikoi mënyrën se si, sipas tij, qeveria shqiptare ka reaguar ndaj këtyre deklaratave, ndërsa akuzoi kryeministrin Rama për politikat që ndjek ndaj Serbisë dhe Kosovës.

Protestuesi e lidhi gjithashtu emigracionin e shqiptarëve me qeverisjen aktuale, duke pretenduar se largimi masiv i qytetarëve nga vendi përbën një “gjenocid modern”.

Në fjalën e tij, ai u bëri thirrje edhe mbështetësve të Partisë Socialiste që, sipas tij, të distancohen nga qeveria dhe t’u bashkohen protestave.

“Shqiptarë të ndershëm, mirë se keni ardhur në këtë maratonë të protestës tonë kombëtare për pastrimin e Shqipërisë nga qeveritë kriminale 36 vjeçare.

U bisedua disa herë dhe më duhet prapë si një shqiptar që e do vendin e vet, që e do popullin e vet, të ngre një brengosje të cilën e kam në shpirt, që më vjen gjithmonë nga një kryeministër tradhtar që për fat të keq për 13 vjet drejton Shqipërinë.

Snezana Paunoviç është një serbe nga serbet më të sinqerta. Ajo ka nxjerrë të vërtetën e shpirtit serb, sepse të gjithë ata mendojnë, me në krye Vuçiçin dhe deri tek serbi më, maçoku më i varfër dhe më i largët serb, mendojnë për një spastrim etnik të trojeve shqiptare.

Shihet deputeti çek në Parlamentin Evropian dhe kërkon llogari për deklaratën e saj. Një çek që nuk ka lidhje gjaku fare me shqiptarët, por që është një njeri që e do lirinë, që i do popujt, që i do njerëzit dhe që e do Shqipërinë më shumë se Edi Rama.

Shihet Marta Kos, një pamë e nderuar po nga Parlamenti Evropian, dhe kërkon llogari për deklaratën shoviniste, neonaziste të një ministreje të Serbisë. Dhe na del vëllai i Vuçiçit ashtu siç është deklaruar vetë kryeministri tradhtar Edi Rama, dhe thotë nuk merret me deklaratat të një serbeje të sëmurë. Nuk ishte serbe e sëmurë.

Është një ministre e cila kur vjen në atë vend sigurisht që kalon disa filtra të shkollimit, të inteligjencës, të niveleve të saja akademike. Pra ai mundohet të kalojë shovinizmin serb duke i nënvlerësuar, duke u dhënë mundësi se ata paskan një lloj të drejte për të pastruar, për të bërë pastrim etnik në kombin shqiptar.

Edi Rama, ky tradhtar që nëpër samitet botërore përqafohet dhe i bën jargët ministrit të propagandës të Millosheviçit dhe i kthen shpinën kryeministrit të Kosovës. Edi Rama ky kriminel, ky tradhtar antishqiptar, ky që i ka zënë frymën Shqipërisë, ky person që sipas deputetit të parlamentit serb është kryeministri më i mirë pas Nikolla Pashiçit që mbron interesat serbe.

Ky njeri që bën spastrim etnik jo me masakra siç e bëri serbi në ’98-’99, po bën një spastrim etnik në Shqipëri duke i pamundësuar jetën popullit shqiptar në tokën e vet. Prandaj prej kësaj foltorje i bëj thirrje, jo vetëm shqiptarëve të ndershëm që kanë qenë përditë në shesh, po më lejoni t’i bëj thirrje socialistëve të ndershëm që kanë rënë në kurthin e politikës dhe të sindromës ramiste.

Ata që ju ka ngelur pak gjak shqiptari, të çohen dhe të kuptojnë realitetin e një kryeministri kriminel antishqiptar. Sepse jam i bindur që në mesin e socialistëve ka njerëz të mirë, ka njerëz shqiptarë që e duan Shqipërinë me zemër, të çlirohen nga kurthi i sindromës të partisë mavi, e cila shkon krah për krah me partinë e Dushan Mugoshës dhe Miladin Popoviçit, me partinë dhe me politikat e Aleksandër Vuçiçit.

Ky është Edi Rama, i vetëdeklaruar si vëllai i tyre dhe armiku ynë në vepra. Të mblidhemi sa më shumë, të mposhtim këtë qeveri kriminale gjenocidale. Gjenocidi nuk bëhet vetëm me masakra dhe me armë. Bëhet në kohët moderne kështu siç i është bërë Shqipërisë sot, ku pleqtë vdesin, sepse fëmijët e tyre kanë marrë rrugën dhe njerëzit kur hetojnë aromën e rëndë e marrin vesh që paska vdekur një prind shqiptar pa kujdesin e fëmijëve të tij, sepse qeveria s’ju ka dhënë mundësi që të jenë pranë atyre që i lindën dhe i rritën.

Poshtë Edi Rama!

Poshtë qeveria kriminale gjenocidale e Shqipërisë për 13 vjet! Poshtë sistemi armiqësor i Shqipërisë për 36 vjet! Ejani, ejani mendoni për brezat e ardhshëm, mos mendoni vetëm për një rrogë mujore.

Të rrëzojmë një njeri që thotë duhet të shesim Shqipërinë se me flamur dhe me plisa duke shitur nuk mund të mbijetojmë. Një njeri që nesër ne mund t’i harxhojmë ato pak lekë dhe do të ngelim edhe pa shtet, edhe pa tokë, edhe pa asgjë.

Ky është qëllimi i armiqve shqiptarë me në krye sejmenin e tyre Edi Rama. Poshtë Edi Rama!”, u shpreh protestuesi.

Protestat para Kryeministrisë vijojnë prej 48 ditësh radhazi, ndërsa organizatorët kanë paralajmëruar se mobilizimi do të vazhdojë edhe në ditët në vijim.

Etiketa: akuzaprotestaRama

Lajme të lidhura

Organizatorët e protestës njoftojnë mbledhjen e parë të Kuvendit Kombëtar Qytetarë
Breaking Views

Organizatorët e protestës njoftojnë mbledhjen e parë të Kuvendit Kombëtar Qytetarë

22:13 - 17/07/26
Të shtëna me armë në Sarandë, plagoset një person
Aktualitet

Të shtëna me armë në Sarandë, plagoset një person

21:51 - 17/07/26
Kërcënuan gazetarin Osman Stafa, identifikohen dy autorët
Aktualitet

Kërcënuan gazetarin Osman Stafa, identifikohen dy autorët

21:16 - 17/07/26
Para
Të shtëna me armë në Sarandë, plagoset një person

Të shtëna me armë në Sarandë, plagoset një person

Discussion about this post

TË FUNDIT

FIFA vendos sa do të zgjasë spektaklin në finalen e Botërorit
Sport

FIFA vendos sa do të zgjasë spektaklin në finalen e Botërorit

22:25 - 17/07/26

FIFA ka zyrtarizuar kohëzgjatjen e pushimit në finalen e Kupës së Botës 2026 mes Spanjës dhe Argjentinës, duke i dhënë...

Lexo më shumë
Organizatorët e protestës njoftojnë mbledhjen e parë të Kuvendit Kombëtar Qytetarë

Organizatorët e protestës njoftojnë mbledhjen e parë të Kuvendit Kombëtar Qytetarë

22:13 - 17/07/26
Golat e shënuar nga distanca më e largët në Botërorin 2026

Golat e shënuar nga distanca më e largët në Botërorin 2026

22:01 - 17/07/26
Të shtëna me armë në Sarandë, plagoset një person

Të shtëna me armë në Sarandë, plagoset një person

21:51 - 17/07/26
“Rama tradhtar dhe antishqiptar”, akuza të forta nga protesta para Kryeministrisë

“Rama tradhtar dhe antishqiptar”, akuza të forta nga protesta para Kryeministrisë

21:38 - 17/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com