Protesta ka hyrë në ditën e saj të shtatë njëkohësisht vijojnë edhe përplasjet e vazhdueshme dhe mes protestuesve dhe efektivëve të Protestuesit po marshojnë drejt bulevardit “Dëshmorët e Kombit” ndërsa policia po përpiqet që t’i shpërndajë.
Rrugët janë të mbushura qytetarë që qëndrojnë, fotografojnë dhe shohin se çfarë po ndodh. Policia ka hedhur ndërkohë gaz lotsjellës ku protestuesit nuk kanë hezituar të hedhin sende të forta dhe molotov
Protestuesit kanë bllokuar kryqëzimin te Rruga e Elbasanit në Tiranë, në vijim të tubimit kundër qeverisë.
Prania e demonstruesve ka penguar lëvizjen e automjeteve në këtë zonë, duke shkaktuar kaos në qarkullimin rrugor.
Gjatë ditëve të fundit, protestat janë shoqëruar me tensione dhe përplasje të dhunshme mes demonstruesve dhe Policisë së Shtetit, ndërsa pjesëmarrësit vijojnë të kërkojnë largimin e qeverisë së Edi Ramës.










Discussion about this post