Gjatë protestës studentore kundër qeverisë te Ministria e Arsimit, qytetarë të pranishëm në tubim kanë përcjellë mesazhe të forta kundër kryeministrit Edi Rama, duke kërkuar dorëheqjen e tij dhe duke ngritur shqetësimin për dhunën policore gjatë protestave.
Një prej protestuesve i bëri thirrje kryeministrit të largohet nga detyra, duke theksuar se sovrani është pronari i vendit dhe qeveria vetëm një menaxhere e përkohshme e tij.
“Rama, sa më shpejt të meditosh dhe të japësh dorëheqjen, aq më mirë. Po e kupton se populli nuk të do më? Duhet të ikësh, sovrani është pronar i këtij vendi, jo qeveria. Qeveria është thjesht menaxher i përkohshëm. Koha jote ka mbaruar”, u shpreh ai.
Ai tregoi gjithashtu se ka qenë vetë pjesë e protestave të mëparshme dhe se është dhunuar nga policia dhe ka pësuar dëmtime në kokë.
“Unë e kam mbështetur protestën, ne na kanë dhunuar në maksimum. Nuk po them që unë jam më i dhunuari, por e kam provuar. Është e pafalshme, sidomos dhuna ndaj fëmijëve tanë. Jam dhunuar ditën e parë të protestës, më kanë dëmtuar kafkën, kam pasoja. Ne i durojmë, por fëmijët tanë jo”, deklaroi ai.
Ndërkohë, një tjetër protestues kritikoi paralajmërimin e kryeministrit për gjobitjen e personave që marrin pjesë në protesta me maska. Duke mbajtur në duar një kartëmonedhë 500 euro, ai kërkoi që edhe efektivët e policisë të mos mbajnë maska gjatë tubimeve
“Ai zotëria na ka thënë që kush del me maskë do të gjobitet. Këtu e ke policinë, 90% banditë. Ne jemi me duar në xhepa, të gjithë me maska janë këta. Nuk është e drejtë që unë të heq maskën dhe këta jo. Kjo simbolizon ligjin e ri që ka nxjerrë ky i sëmuri mendor, i shkari, se kush del në protestë me maskë do të marrë gjobë. Unë s’kam dalë ndonjëherë me maskë dhe pa maskë do të dal gjithmonë. Edhe policët duhet të jenë pa maska”, u shpreh ai.
Protestuesi theksoi se është kundër dhunës dhe se tubimi duhet të jetë paqësor, ndërsa akuzoi policinë se ka qenë ajo që ka provokuar dhunë duke përdorur spraj.
“Dhunën e ka provokuar policia, se nuk është normale të vijë të të hedhë spraj në sy. Rama ka bërë gabimin më të madh që ushtroi pushtetin e vet, duhet të dëgjojë sovranin. Ai bën mirë të japë dorëheqjen, rinia të marrë situatën në dorë, se ai e ka mbaruar punën”, deklaroi ai, ndërsa i kërkoi sërish kryeministrit të jap dorëheqjen dhe t’i hap rrugën të rinjve.
“Ai bën mirë të japë dorëheqjen, rinia të marrë situatën në dorë, se ai e ka mbaruar punën. Në parlament ke të gjithë injorantët. Pse vlen Zegjineja më shumë se unë? Rama ka nevojë për psikolog, jo për dialog. Se edhe pagat kur i rrit, i bën me kategori, kurse taksat i rrit njëherësh. Ky është i padurueshëm, si edhe të tjerët, Balla dhe Peleshi”, përfundoi ai.
Protestuesi: Rama, sa më shpejt të meditosh dhe të japësh dorëheqjen, aq më mirë. Po e kupton se populli nuk të do më? Duhet të ikësh, sovrani është pronar i këtij vendi, jo qeveria. Qeveria është thjesht menaxher i përkohshëm. Koha jote ka mbaruar.
Në arsim ka shumë pika që duhen bërë më mirë, por rinia jonë nuk duhet të ikë nga vendi, nuk duhet të emigrojë. Kjo është emergjencë kombëtare. Nuk ka të ardhme këtu, nuk shihet e ardhmja këtu, nuk ka shpresë.
Unë e kam mbështetur protestën, ne na kanë dhunuar në maksimum. Nuk po them që unë jam më i dhunuari, por e kam provuar. Është e pafalshme, sidomos dhuna ndaj fëmijëve tanë. Jam dhunuar ditën e parë të protestës, më kanë dëmtuar kafkën, kam pasoja. Ne i durojmë, por fëmijët tanë jo.
Protestuesi tjetër: Ai zotëria (i referohet Ramës) na ka thënë që kush del me maskë do të gjobitet. Këtu e ke policinë, 90% banditë. Ne jemi me duar në xhepa, të gjithë me maska janë këta. Nuk është e drejtë që unë të heq maskën dhe këta jo. Kjo (ka në duar një kartëmonedhë 500 euro) simbolizon ligjin e ri që ka nxjerrë ky i sëmuri mendor, i shkari, se që kush del në protestë me maskë do të marrë gjobë. Unë s’kam dalë ndonjëherë me maskë dhe pa maskë do të dal gjithmonë. Edhe policët duhet të jenë pa maska.
Unë nuk jam pro dhunës, protesta duhet të jetë paqësore. Dhunën e ka provokuar policia, se nuk është normale të vijë të të hedhë spraj në sy. Rama ka bërë gabimin më të madh që ushtroi pushtetin e vet, duhet të dëgjojë sovranin. Ai bën mirë të japë dorëheqjen, rinia të marrë situatën në dorë, se ai e ka mbaruar punën. Në parlament ke të gjithë injorantët. Pse vlen Zegjineja më shumë se unë? Rama ka nevojë për psikolog, jo për dialog. Se edhe pagat kur i rrit, i bën me kategori, kurse taksat i rrit njëherësh. Ky është i padurueshëm, si edhe të tjerët, Balla dhe Peleshi.










Discussion about this post