GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Arsimi me koncesion? Fondacionit të Butrintit do t’i jepen Matura, licencat e mësuesve, mjekëve, njohja e diplomave…

në Breaking Views, KRYESORE, Lajme, Politikë, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Arsimi me koncesion? Fondacionit të Butrintit do t’i jepen Matura, licencat e mësuesve, mjekëve, njohja e diplomave…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputetja Ina Zhupa ka deklaruar se projektligji i ri i Ministrisë së Arsimit synon t’i japë dorë një organizate private, Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF), kontrollin mbi arsimin në vend.

Gjatë fjalës së saj në Kuvend, Zhupa tha se pas përvojës me koncesionimin e trashëgimisë kulturore, ku AADF mori nën menaxhim Butrintin, Durrësin, Gjirokastrën dhe Elbasanin, tani kjo organizatë synon të vendosë dorën mbi Qendrën e Shërbimeve Arsimore dhe mbi të gjithë funksionet kyçe të arsimit, duke përfshirë provimet e maturës, licencimin e mjekëve dhe mësuesve, tarifat për shërbime dhe njohjen e diplomave të studentëve që studiojnë jashtë.

Demokratja paralajmëroi, se ky projektligj i jep AADF-së rol vendimmarrës dhe jo shtetëror, duke shkelur autonominë kushtetuese të arsimit dhe duke dhënë një OJF-je private tagrin që i takon vetëm institucioneve të shtetit.

Pjesë nga fjala e Zhupës:

Mirela Kumbaro pasi e futi AADF-në në trashëgiminë kulturore, duke e bërë koncesionare kudo — në Butrint, në Durrës (TID-BID), në Gjirokastër, në Elbasan — tani po bën një ligj tjetër të ngjashëm për fushën e arsimit, ku do ta fusë AADF-në me të dyja këmbët në arsim. Merr klientët e saj kudo me vete, sic merr drejtorët. 

Një projektligj i ri, i depozituar në Kuvend, parashikon shkrirjen e Qendrës së Shërbimeve Arsimore (QSHA) dhe krijimin e Agjencisë Kombëtare të Shërbimeve Arsimore (AKSHA), një strukturë që de jure quhet shtetërore, por mban “vulën” dhe kontrollin e AADF-së.

Relacioni shkruan: “Ky projektligj është hartuar në bashkëpunim me Fondacionin Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF)…”. Qëkur qenka normale që në shtetin shqiptar ligjet të hartohen nga një organizatë private për interesat e veta?

Nga AADF do të varen:Tezat e Maturës Shtetërore, pra fati i mijëra maturantëve çdo vit; Provimet e Shtetit, licencimi i mjekëve, infermierëve dhe mësuesve; Tarifat, sa do të paguajë çdo shqiptar për të marrë një vërtetim apo për të dhënë një provim; Njohja e diplomave të studentëve që studiojnë jashte. 

Njësoj si në ligjin e trashëgimisë, ngrihet Këshilli Drejtues i Agjencisë së re. Sipas projektligjit, ky bord nuk do të ketë vetëm zyrtarë shtetërorë, por edhe “përfaqësues të partnerëve strategjikë/donatorëve”. Kjo do të thotë se AADF do të jetë vendimmarrëse.

Hiqni dorë nga kjo praktikë, që nuk e ka askush: të dorëzohen çelësat e arsimit, si e drejtë kushtetuese, te një subjekt privat. Edhe meqë keni merakun se kanë emrin “amerikan”, po ju informoj me një përgjigje të Ambasadës Amerikane, e cila konfirmon se AADF nuk ka lidhje me politikat shtetërore apo institucionet e shtetit amerikan. Është një OJF private, së cilës ju po i jepni në dorë rolin e ministrive dhe, përtej tyre, detyrime kushtetuese që janë tagër i shtetit.

gijotina.com/

Etiketa: Kryesore1Mirela Kumbaro

Lajme të lidhura

Spektakël me gjashtë gola në Paris, Liverpool barazohet me pikë me PSG (VIDEO)
Breaking Views

Spektakël me gjashtë gola në Paris, Liverpool barazohet me pikë me PSG (VIDEO)

23:24 - 20/10/26
Protestuesi i qëlluar me plumb gome, në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion
Breaking Views

Protestuesi i qëlluar me plumb gome, në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion

22:58 - 20/10/26
Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike
Aktualitet

Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike

22:32 - 20/10/26
Para
Gjatë sherrit, 27-vjeçari shqiptar qëllon me thikë në sy një shtetas grek

Gjatë sherrit, 27-vjeçari shqiptar qëllon me thikë në sy një shtetas grek

Discussion about this post

TË FUNDIT

Spektakël me gjashtë gola në Paris, Liverpool barazohet me pikë me PSG (VIDEO)
Breaking Views

Spektakël me gjashtë gola në Paris, Liverpool barazohet me pikë me PSG (VIDEO)

23:24 - 20/10/26

Paris Saint-Germain ka fituar një përballje spektakolare ndaj Barcelonës, me rezultatin 4-2, në një ndeshje të luftuar deri në minutat...

Lexo më shumë
Protestuesi i qëlluar me plumb gome, në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion

Protestuesi i qëlluar me plumb gome, në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion

22:58 - 20/10/26
Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike

Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike

22:32 - 20/10/26
Atentati, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten

Atentati, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten

22:29 - 20/10/26
“Nëse dhunohemi 100 herë, do dalim në shesh 1000 herë”, studenti: Dhunë barbare ndaj rinisë

“Nëse dhunohemi 100 herë, do dalim në shesh 1000 herë”, studenti: Dhunë barbare ndaj rinisë

22:11 - 20/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com