GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Sot protestë kombëtare për dorëheqjen e tij, Rama vazhdon provokimet me ftesat për dialog

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Sot protestë kombëtare për dorëheqjen e tij, Rama vazhdon provokimet me ftesat për dialog
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Teksa sot do të mbahet protestë kombëtare, nga studentë, pedagogë dhe bizneset, kryeministri Edi Rama vazhdon tëb provokojë protestuesit me ftesën për dialog, ndonësev këta të fundit i janë përgjigjur prerë sëe nuk ka dialog me një njeri që dhunon hapur të rinjtë e vendit dhe tregohet shurdh ndaj kërkesave të tyre.

Sipas tyre nuk mund të ketë dialog me kërbaç, sikurse ka vepruar këto ditë Rama, i cili ka kërcënuar studentët se nuk kanë alternativë tjetër: Ose të pranojnë dialogun, ose do të përfundojnë në burg.

Ndërkohë edhe të rinjtë shqiptarëv tashmë të mbështetur edhe nga sindikata të ndryshme, si ajo e pedagogëve, mjekëve dhe së fundmi edhe i artistëve, përfshirë edhe qytetarë të shumtë qe i janë bashkangjitur lëvizjes, janë shprehur se edhe për ata ka vetëm një alternativë; dorëheqjen e tij dhe krijimin e një qeverie teknike për zgjerdhje të lira e të ndershme.

Në pamjet e publikuara nga Rama, shihet se këtë herë kryeministri ka ndryshuar strategji, duke vendosur një tip sofre të madhe guri, ndërsa rreth e qark shilte. Kujtojmë se karriget, stolat prej guri që çdo ditë Rama ka vendosur para Kryeministrisë për studentët, që të ulen në dialog, këta të fundit i kanë refuzuar.

Shqiptarët i përgjigjen me protestë

Ndërkohë, sot pritet një mobilizim i gjerë në kryeqytet, ku studentëve do t’u bashkohen pedagogë, përfaqësues të bizneseve, artistë dhe qytetarë.

Sipas njoftimeve, pedagogët pritet të mblidhen në orën 10:00 pranë Universitetit Politeknik, për t’iu bashkuar më pas protestës.

Edhe Sindikata e Pavarur e Artit, Kulturës dhe Medias e Shqipërisë ka njoftuar pjesëmarrjen në tubimin kombëtar të 24 tetorit, në solidaritet me studentët, të rinjtë dhe qytetarët. Sindikata u ka bërë thirrje anëtarëve të saj, artistëve dhe punonjësve të kulturës e medias të mblidhen në orën 11:00 përpara Kryeministrisë.

Në thirrjen publike, sindikata thekson se pjesëmarrja në protestë lidhet me përgjegjësinë qytetare për të ardhmen e vendit, si dhe me mbrojtjen e të drejtave të punëmarrësve.

Nga ana tjetër, Partia Demokratike u ka bërë thirrje aktivistëve dhe strukturave të saj që në orën 12:00 të dalin në mbështetje të protestës studentore.

Në orën 14:00 është paralajmëruar bashkimi i grupeve të studentëve në tubimin përpara Kryeministrisë.

Mobilizimi po zhvillohet edhe jashtë Tiranës, pasi studentë nga qytete të tjera, të cilët gjatë javës kanë protestuar pranë universiteteve të tyre, pritet të udhëtojnë drejt kryeqytetit për t’iu bashkuar protestës kombëtare.

Grupet studentore në Tiranë po koordinojnë pjesëmarrjen me studentët e universiteteve të tjera, ndërsa protesta pritet të përqendrohet përpara godinës së Kryeministrisë.

 

Pavarësisht ftesave të përsëritura të Ramës për dialog, studentët vijojnë të refuzojnë bisedimet me të, ndërsa vëmendja sot është përqendruar te protesta kombëtare dhe pjesëmarrja e grupeve të ndryshme në tubim.

Etiketa: dialogframaftese

Lajme të lidhura

“Mali i Zi drejt finishit”/ Integrimi në BE, Kaja Kallas e rendit Shqipërinë me Moldavinë dhe Ukrainën
Breaking Views

“Mali i Zi drejt finishit”/ Integrimi në BE, Kaja Kallas e rendit Shqipërinë me Moldavinë dhe Ukrainën

18:25 - 13/11/26
Qëlloi me armë dy persona në Londër, 15 vite burg për shqiptarin /EMRI
Aktualitet

Qëlloi me armë dy persona në Londër, 15 vite burg për shqiptarin /EMRI

15:51 - 13/11/26
Skandali miliardësh i Nvidia-s, çfarë po ndodh me gjigantin e AI dhe a preket Shqipëria?
Aktualitet

Skandali miliardësh i Nvidia-s, çfarë po ndodh me gjigantin e AI dhe a preket Shqipëria?

14:52 - 13/11/26
Para
Avokatët reagojnë ashpër: Rama po rikthen ‘fletërrufetë’ e komunizmit, duke denigruar qytetarët

Avokatët reagojnë ashpër: Rama po rikthen 'fletërrufetë' e komunizmit, duke denigruar qytetarët

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Mali i Zi drejt finishit”/ Integrimi në BE, Kaja Kallas e rendit Shqipërinë me Moldavinë dhe Ukrainën
Breaking Views

“Mali i Zi drejt finishit”/ Integrimi në BE, Kaja Kallas e rendit Shqipërinë me Moldavinë dhe Ukrainën

18:25 - 13/11/26

Kur vjen cështja e integrimit, Shqipëria asociohet nga BE me vende të pasigurta. Disa vjet e rreshtuan me RMV. U...

Lexo më shumë
Tirana lë pas rivalët, Partizani dhe Dinamo zhgënjejnë në renditjen vjetore

Tirana lë pas rivalët, Partizani dhe Dinamo zhgënjejnë në renditjen vjetore

18:01 - 13/11/26
Qëlloi me armë dy persona në Londër, 15 vite burg për shqiptarin /EMRI

Qëlloi me armë dy persona në Londër, 15 vite burg për shqiptarin /EMRI

15:51 - 13/11/26
Vendimtare për kreun e grupit, Bjellorusi-Shqipëri gjykohet nga kroati Igor Pajac

Vendimtare për kreun e grupit, Bjellorusi-Shqipëri gjykohet nga kroati Igor Pajac

15:27 - 13/11/26
Nations League/ Kombëtarja rikthehet në stërvitje, nis përgatitjet për sfidën e fundit ndaj Bjellorusisë

Nations League/ Kombëtarja rikthehet në stërvitje, nis përgatitjet për sfidën e fundit ndaj Bjellorusisë

15:06 - 13/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com