GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

PS “blen” kryetarin e PD-së Kuçovë, Juliana Memaj i jep 220 MLN lekë pa garë Nerian Pashos

në Breaking Views, Fact-Checking & Analize, Kryesore2, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 3 min
A A
PS “blen” kryetarin e PD-së Kuçovë, Juliana Memaj i jep 220 MLN lekë pa garë Nerian Pashos
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Rama “blen” kryetarin e PD-së së Kuçovës, Nerian Pasho, me një tender 220 milionë lekë që i është dhënë këto ditë nga kryetarja e bashkisë Dimal, Juliana Memaj. Dyshimi lind menjëherë sepse prokurimi është zhvilluar me vetëm një pjesëmarrës: kompaninë “3 V – PASHO” Sh.p.k.

Kompania e mësipërme është krijuar nga Nerian Pasho më dhjetor 2018 nga Nerian Pasho, i cili ka për ortak vëllezërit e tij.

Pasho është një politikan lokal në Kuçovë, i cili u zgjodh në 2022, kryetar i degës së PD-së, duke përfaqësuar rrymën e Rithemelimit.

Nuk do të kishte asgjë për të komentuar mbi statusin e Pashos, nëse do të merrte pjesë në një garë të vërtetë me firma të tjera ndërtimi, që në qarkun e Beratit nuk mungojnë. Në fakt, është zhvilluar një procedurë “pa konkurrencë’.

Nga ana  tjetër, “gruaja e hekurt” e Dimalit e cila ka plot klientë të tenderave për të bërë favorizime në interesin e vet, nuk do arrinte tek kundërshtari i saj politik. I vetmi pazar që mund të jetë bërë me kryetarin e PD-së është politika.

Bëhet fjalë për tenderin e Bashkisë Dimal me objekt: “Përmirësimi i banesave ekzistuese për komunitetet e varfëra e të pa favorizuara”. Për këtë projekt janë caktuar 18 926 250,00 lekë pa TVSH, që do të dalin nga buxheti i shtetit.

Janë 23 familje të varfra që presin prej disa vitesh nga bashkia për rindërtimin e shtëpive të tyre. Shtëpitë janë në fshatra të ndryshëm ku jetojnë familje në kushte të vështira dhe me banesa të cilat janë me probleme strukturale dhe nuk mund të rikonstruktohen.

Sipas projektit, ndërtesat do të rindertohen për t’i ardhur në ndihmë familjeve në nevojë dhe me probleme sociale.

Janë parashikuar ndërtesa njëkatëshe për arsye se familjet me këtë kubature i plotesojne kushtet e strehimit dhe qytetarët do të ndërtojnë në pronën e tyre.

Banesat ekzistuese janë tejet të amortizuara e të ndërtuara me materiale të ndryshme si me mur guri me plithare, me kallëma etj. duke e bërë të pamundur jetesën normale në to.

Bashkia ka planifikuar t’u ndërtojë nga një kat banimi me siperfaqe ndërtimore deri ne 60 m2 me një ambjent gatim + ndënje, një dhomë gjumi, një tualet dhe një koridor dhe do të mbulohet me çati. Kjo është shumë pak, por në kushtet që janë këta banorë nuk kanë pretendime.

Formalisht tenderi është mbajtur më 9 shtator 2025 me vetëm një pjesëmarrës. Kompania “3 V – PASHO” Sh.p.k, duke e ditur se do të jetë e vetme në tender, ka nërë ofertë gati sa fondi limit: 18 224 982,00 pa TVSH dhe dhe 21,869,978.4 lekë me tvsh.

Më 30 shtator 2025, bashkia Dimal ka shpallur fituesin ekontratës me kohëzgjatje 5 muaj nga data e nënshkrimit.

Open Data Albania e ka shënuar tenderin me “flamur të kuq”, shenja që përdoret për të treguar riskun e korrupsionit.

Gjithsesi riku i ia vlen sepse bëhet fjalë për “neutralizimin” e butë të kundërshtarit politik. Të njëjtën skemë e ka përdorur kryeministri edhe në raste të tjera: kompania “Shkëlqimi 07” shkëlqeu me tenderat pas ndarjes nga Berisha të ish-deputetit të PD-së dhe ish-kryebashkiakut Agron Kapllanaj. Janë me dhjetëra raste të tilla, që tregojnë blerjen e eksponentëve të PD-së nga Rama.

Ndërsa kryebashkiakia e Dimalit, Juliana Memaj, megjithëse ka përfunduar me një dosje në SPAK, gëzon mnështetjen e fortë të Edi Ramës.

Ajo akuzohet për “Shpërdorim detyre” dhe “Falsifimkim dokumentash”.

Gjykata e Beratit e ka përcjellë në SPAK vendimin për të hetuar kryebashkiaken e Demalit Juliana Memaj pasi në vitin 2020 bashkia u prishi  pronën familjes Baho nga fshati Poshnje të cilët bënë kallëzim penal ndaj Memajt.

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: Juliana MemajNerian Pashotender

Lajme të lidhura

Zjarr në qarkun e Shkodrës, flakët përhapen me shpejtësi
Aktualitet

Zjarr në qarkun e Shkodrës, flakët përhapen me shpejtësi

17:04 - 05/09/26
Qytetarët bojkotojnë dëgjesat për Reformën Territoriale, sallat bosh në Belsh, Cërrik dhe Prrenjas
Breaking Views

Qytetarët bojkotojnë dëgjesat për Reformën Territoriale, sallat bosh në Belsh, Cërrik dhe Prrenjas

16:57 - 05/09/26
Bombë me celular pranë makinave të parkuara në Durrës, policia arreston dy të dyshuarit
Aktualitet

Bombë me celular pranë makinave të parkuara në Durrës, policia arreston dy të dyshuarit

16:31 - 05/09/26
Para
Zjarr në Maliq, flakët përpijnë një shtëpi në Sovjan

Zjarr në Maliq, flakët përpijnë një shtëpi në Sovjan

Discussion about this post

TË FUNDIT

Zjarr në qarkun e Shkodrës, flakët përhapen me shpejtësi
Aktualitet

Zjarr në qarkun e Shkodrës, flakët përhapen me shpejtësi

17:04 - 05/09/26

Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka përfshirë zonat e Bardhajt dhe Myselimit në Shkodër, duke rrezikuar banesa dhe pronat...

Lexo më shumë
Qytetarët bojkotojnë dëgjesat për Reformën Territoriale, sallat bosh në Belsh, Cërrik dhe Prrenjas

Qytetarët bojkotojnë dëgjesat për Reformën Territoriale, sallat bosh në Belsh, Cërrik dhe Prrenjas

16:57 - 05/09/26
Bombë me celular pranë makinave të parkuara në Durrës, policia arreston dy të dyshuarit

Bombë me celular pranë makinave të parkuara në Durrës, policia arreston dy të dyshuarit

16:31 - 05/09/26
Botërori/ Shqipëria eliminohet nga Brazili, tension dhe përleshje mes lojtarëve

Botërori/ Shqipëria eliminohet nga Brazili, tension dhe përleshje mes lojtarëve

16:24 - 05/09/26
Tri vatra zjarri përfshijnë Kukësin, flakët aktivizohen në Tërthore dhe Zapod

Tri vatra zjarri përfshijnë Kukësin, flakët aktivizohen në Tërthore dhe Zapod

16:16 - 05/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com