GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

PS bllokon vendimin e Kushtetueses, e çon mandatin e Xhaçkës në Komisionin e Venecias

në Breaking Views, KRYESORE, Lajme, Politikë, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
PS bllokon vendimin e Kushtetueses, e çon mandatin e Xhaçkës në Komisionin e Venecias

DEPUTETE DHE MINISTRA DUKE HYRE NE PARLAMENT - Ministrja per Evropen dhe Punet e Jashtme, Olta Xhacka duke hyre ne nje seance parlamentare. Gjate kesaj seance, deputete Belind Kellici dhe Luciano Boci kane hequr dore nga mandati per kandiduar per bashkite e Tiranes dhe Elbasanit, respektivisht, ne zgjedhjet e 14 majit. /r/n/r/nDEPUTIES AND MINISTERS ENTERING THE PARLIAMENT - The Minister for Europe and Foreign Affairs, Olta Xhacka, entering a parliamentary session. During this session, deputies Belind Kellici and Luciano Boci gave up their mandate to run for the municipalities of Tirana and Elbasan, respectively, in the May 14 elections.

Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pavarësisht vendimit që do të marrë Kuvendi apo më tej edhe Gjykata Kushtetuese për mandatin e deputetes socialiste Olta Xhaçka, mazhoranca socialiste nuk është tërhequr nga vendimi i saj për të kërkuar një opinion nga Komisioni i Venecias.

Burime pranë PS i thanë se do t’i drejtohen këtij institucioni ndërkombëtar, për një mendim ezaurues pasi janë të bindur se ka një përplasje kompetencash mes Kuvendit dhe Gjykatës Kushtetuese për vendimet që vijnë nga kjo e fundit, e për detyrimin që kanë ose jo deputetët për të votuar pro kërkesave për konfliktin e interesit në mandatin e deputetit.

Të enjten e 12 shtatorit, çështja Xhaçka kalon për herë të tretë në parlament dhe deputetët do të duhet të vendosin me votë nëse mandatin e koleges së tyre do të çojnë në gjykatën kushtetuese apo sërish do të dalin kundër vendimit të saj. Për këtë çështje socialistët thonë se nuk ka asnjë vendim politik e as orientim dhe se deputetët do të jenë të lirë të votojnë sipas këndvështrimit të tyre.

Të njëjtat burime thanë se çështja Xhaçka në parlament dhe gjykatë kushtetuese do të vazhdojë procesin e saj normal, dhe se opinioni nga Komisioni i Venecias do të kërkohet për të qartësuar sjelljen me rastet që do të pasojnë, për të shmangur një tjetër përplasje mes dy institucioneve më të larta të shtetit shqiptar, Gjykatës Kushtetuese dhe Kuvendit.

I gjithë ky ngërç nisi pasi Gjykata Kushtetuese ka urdhëruar me dy vendime Kuvendin që t’i çojë për shqyrtim mandatin e deputetes Xhaçka, raport të cilin mazhoranca socialiste e ka rrëzuar dy herë në parlament, nën argumentin se vota e deputetit është e lirë dhe nuk mund të kushtëzohet nga vendimet e kushtetueses.

Çështja “Xhaçka” ka nisur që prej qershorit të vitit 2022, kur opozita kërkoi heqjen e mandatit të saj me argumentin se deputetja socialiste është në konflikt interesi për shkak të titullit investitor strategjik që bashkëshorti i saj gëzon me vendim qeverie.

gijotina.com/

Etiketa: Kryesore1KushtetuesjamandatiOlta Xhacka

Lajme të lidhura

Konfirmohet rasti i dytë i infektimit me virusin e Nilit Perëndimor në Shqipëri
Aktualitet

Konfirmohet rasti i dytë i infektimit me virusin e Nilit Perëndimor në Shqipëri

16:30 - 30/09/26
“Të luftohet krimi i organizuar”/ Ambasada Amerikane zbardh takimin e Wendt me Ramën
Aktualitet

“Të luftohet krimi i organizuar”/ Ambasada Amerikane zbardh takimin e Wendt me Ramën

15:37 - 30/09/26
Mbi 1 mijë të huaj të dyshuar për krime në Shqipëri, numri rritet 73% në dy vjet
Aktualitet

Mbi 1 mijë të huaj të dyshuar për krime në Shqipëri, numri rritet 73% në dy vjet

15:24 - 30/09/26
Para
(VIDEO) Surpriza/ Si Enver Balla festonte ditëlindjen i lumtur me familjarët

(VIDEO) Surpriza/ Si Enver Balla festonte ditëlindjen i lumtur me familjarët

Discussion about this post

TË FUNDIT

Konfirmohet rasti i dytë i infektimit me virusin e Nilit Perëndimor në Shqipëri
Aktualitet

Konfirmohet rasti i dytë i infektimit me virusin e Nilit Perëndimor në Shqipëri

16:30 - 30/09/26

Një tjetër rast me virusin e Nilit Perëndimor është konfirmuar në Shqipëri, duke e çuar në dy numrin e personave...

Lexo më shumë
Notat/ Vlerësimet e kuqezinjve për paraqitjen ndaj San Marinos

Notat/ Vlerësimet e kuqezinjve për paraqitjen ndaj San Marinos

16:07 - 30/09/26
“Të luftohet krimi i organizuar”/ Ambasada Amerikane zbardh takimin e Wendt me Ramën

“Të luftohet krimi i organizuar”/ Ambasada Amerikane zbardh takimin e Wendt me Ramën

15:37 - 30/09/26
Mbi 1 mijë të huaj të dyshuar për krime në Shqipëri, numri rritet 73% në dy vjet

Mbi 1 mijë të huaj të dyshuar për krime në Shqipëri, numri rritet 73% në dy vjet

15:24 - 30/09/26
Vetëvrasja e Xhuana Nikollit/ Vetëdorëzohet pas disa muajsh në arrati ish-bashkëshorti, Eraldo Fizi

Vetëvrasja e Xhuana Nikollit/ Vetëdorëzohet pas disa muajsh në arrati ish-bashkëshorti, Eraldo Fizi

15:00 - 30/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com