Partia Socialiste ka vendosur në rendin e ditës së Kuvendit, votimin për anëtarët e Këshillit mbikëqyrës së Bankës së Shqipërisë. Seanca për këtë pikë të rendit të ditës është caktuar për enjte, 19 shkurt 2026, në orën 10:00.
Emrat që do të votohen:
PS ka futur në rend dite katër emra për anëtarë të këtij këshilli:
Selami Xhepa – ish-deputet i Partisë Demokratike (PD), me karrierë të gjatë akademike dhe institucionale;
Holta Zaçaj – ish-kryetare e Gjykatës Kushtetuese;
Ervin Mete – ish-Ministër i Financave, i propozuar nga qeveria;
Jonida Prifti – profesioniste nga sektori i financës dhe bankave.
Propozimi për Selami Xhepën si ish-deputet i PD-së është duke tërhequr vëmendje, pasi ai konsiderohet një figurë relativisht e afërt me opozitën politike.
gijotina.com/










Discussion about this post