GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

SHQIPËRIA ZGJEDH 2021/ PS kalon në 74 mandate, edhe 7% në kuti

në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
SHQIPËRIA ZGJEDH 2021/                                                    PS kalon në 74 mandate, edhe 7% në kuti
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Teksa kanë ngelur më pak se 7% e kutive të numërimit pa u kalkuluar, socialistët vijojnë të udhëheqin në rang kombëtar me 74 mandate. Mësohet se ktualisht ka përfunduar numërimi i votave në 10 qarqe, ndërsa tashmë sytë janë nga Tirana dhe Durrësi. Konkretisht mbeten për t’u numëruar rreth 60 kuti në Durrës dhe 250 kuti në Tiranë.

Socialistët kanë arritur të shtojnë një mandat që prej orëve të mëngjesit, duke shtuar një mandat të tetë në qarkun e Durrësit. Aktualisht në Tiranë PS kryeson me 18 mandate, ndjekur nga Partia Demokratike me 15 mandate. LSI ka dy mandate ndërsa PSD një mandat.

Kukësi është qarku që ka mbyllur i pari numërimin ku demokratët morën 2 mandate, ndërsa PS vetëm një mandat. Edhe Shkodra, ka sjellë epërsi të demokratëve me 5 mandate. PS ka marrë tre mandate në kryeqendrën e veriut. Surprizë ka qenë PSD me dy mandate, duke lënë pas edhe LSI që ka marrë vetëm një mandat.

Lezha ka sjellë përparësi të demokratëve me 4 mandate, ndërsa socialistët kanë marrë tre mandate. Në Dibër, epërsia e PS ka zgjatur vetëm pak orë, pasi pasditen e djeshme demokratët arritën në avantazhin e ngushtë duke bërë që mandatet të ndahen në 3 për PD dhe 2 për PS.

Elbasani ka shumicë për PS me 8 mandate, PD ka arritur të fitojë 6 mandate, ndërsa LSI nuk ka marrë asnjë mandat pavarësisht se në listë kishte edhe Monika Kryemadhin. Diferencë e ngushtë në Korçë, ku socialistët kanë marrë 6 mandate, ndërsa PD ka arritur të sigurojë 5 mandate.

Në Berat PS ka marrë 5 mandate, duke siguruar edhe vendin e Blendi Klosit në Kuvend i cili ishte renditur në vijën e zjarrit, ndërsa PD ka marrë dy mandate. Pa asnjë mandat ka mbetur LSI e cila kishte në listat e saj dy emra të njohur të partisë, Ardit Çela dhe Lefter Maliqi.

Gjirokastra i ka dhënë 3 mandate socialistëve ndërsa PD ka marrë vetëm një mandat. Në Vlorë socialistët kanë marrë 8 mandate, duke siguruar vendin e fundit të kryeministrit Edi Rama, PD 1 mandat ndërsa partitë e tjera nuk kanë marrë asnjë mandat.

Ndërkohë Fieri i ka dhënë 9 mandate socialistëve duke siguruar edhe vendin në Kuvend të Gramoz Ruçit, i cili pavarësisht se është i 10-ti në listë, pas ndarjes nga jeta të Bashkim Finos, arrin të marrë mandatin e 9 të PS në këtë qark. Në Fier, PD ka siguruar 6 mandate, ndërsa LSI një mandat. Me ndarjen e deritanishme të mandateve, mbetet për t’u sqaruar edhe pozita e krerëve të partive që kanë kandiduar në më shumë se një qark.

Gjikunuri deklaroi në daljen e tij për mediat, se kryeministri Edi Rama do të jetë deputet në Vlorë duke lënë të nënkuptuar se ai ka bërë zgjedhjen e tij. Ndërsa Kryemadhi e cila kandidonte në Fier, Tiranë dhe Elbasan, do duhet të zgjedhë mes dy të parave pasi kjo e fundit nuk ka i ka dhënë asnjë mandat partisë së saj.

Etiketa: aktualitetPSZgjedhje

Lajme të lidhura

“Lironi shqipet”/ 97 ditë revoltë! Në orën 10:00 para gjykatës për protestuesit e arrestuar, pasdite para Kryeministrisë
Aktualitet

Revolta nuk ndalet! Protestuesit nuk tërhiqen nga kërkesa për largimin dhe arrestimin e Ramës

07:41 - 30/09/26
“Nesër më shumë”/ Mbyllet protesta e 122: Pa rini nuk ka Shqipëri
Breaking Views

“Nesër më shumë”/ Mbyllet protesta e 122: Pa rini nuk ka Shqipëri

21:57 - 29/09/26
Thirrje SPAK-ut nga aktivisti: Dorëzo në Kuvend kërkesën për imunitetin e Ballukut! Nuk heqim dorë pa ikur Rama
Breaking Views

Thirrje SPAK-ut nga aktivisti: Dorëzo në Kuvend kërkesën për imunitetin e Ballukut! Nuk heqim dorë pa ikur Rama

20:10 - 29/09/26
Para
Kim Kardashian nuk humb kohë, pas divorcit në njohje me reporterin e njohur të ‘CNN’

Kim Kardashian nuk humb kohë, pas divorcit në njohje me reporterin e njohur të ‘CNN’

TË FUNDIT

Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro
Ekonomi

Këmbimi valutor 30 Shtator, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

08:13 - 30/09/26

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 80.7 lekë dhe do shitet me...

Lexo më shumë
Aksident i rëndë në Burrel, ndërron jetë 41-vjeçari

I mori makinën babait pa leje dhe aksidentohet, humb jetën 16-vjeçari dhe plagoset shoku i tij

08:11 - 30/09/26
Industria përpunuese po tkurret me shpejtësi! Hyn në vitin e katërt të rënies, bashkë me bujqësinë

Industria përpunuese po tkurret me shpejtësi! Hyn në vitin e katërt të rënies, bashkë me bujqësinë

08:06 - 30/09/26
“Lironi shqipet”/ 97 ditë revoltë! Në orën 10:00 para gjykatës për protestuesit e arrestuar, pasdite para Kryeministrisë

Revolta nuk ndalet! Protestuesit nuk tërhiqen nga kërkesa për largimin dhe arrestimin e Ramës

07:41 - 30/09/26
Parashikimi i motit për këtë të dielë: Kthjellime dhe alternime vranësirash

Parashikimi i motit për sot, 30 Shtator 2026

07:32 - 30/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com