GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

PS kërkon çregjistrimin e kandidatit të Shijakut

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
PS kërkon çregjistrimin e kandidatit të Shijakut
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Partia Socialiste ka kërkuar çregjistrimin e kandidatit të koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ për Bashkinë e Shijakut, Rezeart Tusha. Sipas kërkesës së dorëzuar nga Eridian Salianji, Sekretar për Çështjet Ligjore dhe Zgjedhore të PS në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Tusha, emri i zgjedhur nga koalicioni mes kryedemokratit Sali Berisha dhe kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, është dënuar në Zvicër. Salianji shton se Komisioneri duhet të kryejë një hetim të plotë dhe të shpejtë ndaj Tushës, pasi ky i fundit, sipas PS-së, nuk plotëson kriteret ligjore për të qenë një kandidat për kryetar bashkie në zgjedhjet e 14 majit.

“Aktualisht KQZ ka rastin që zgjedhësve të Bashkisë Shijak t’u ofrohet për zgjedhje një kandidaturë që të garantojë “besimin e publikut për funksionin e organeve të zgjedhura shtetërore” dhe në këtë kuadër kandidati Rezeart Tusha nuk e ofron aspak këtë garanci. Ndërprerja e kandidimit duke bërë çregjistrimin e në këtë fazë, në një eventualitet, mbron dhe garanton mirëfunksionimin demokratik të organeve të qeverisjes vendore”, thuhet në dokument.

Lajmi për dënimin për trafik droge dhe dëbimin e Tushës nga Zvicra është publikuar edhe më herët, para zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit të vitit 2021, ku u publikuan listat me kandidatët për deputetë dhe ai ishte pjesë e tyre.

Por, vetë Tusha i cilësoi si shpifje këto lajme. Në atë kohë, në një prononcim për Top Channel, ai u shpreh se nuk ka fshehur asgjë dhe në formularin e dekriminalizimit gjendet vendimi për largimin nga Zvicra për shkak të skadimit të dokumenteve. Rezeart Tusha shprehet së një akuzë e tillë është e përsëritur, por ai ka çdo dokument që vërteton pastërtinë e tij penale.

Etiketa: kandidatiPSShijak

Lajme të lidhura

“Populli e flak qeverinë kur ajo gris kontratën!” Çfarë deklaronte Edi Rama kur ishte në opozitë
Aktualitet

Rama tmerrohet nga protestuesit! Ndryshon vendin e takimit me ministrat, ja ku do të mbahet

12:34 - 28/08/26
Kryeministri “që ha vetëm një vakt” ndërron makinën, Rama shfaqet me Mercedesi Benz të ri të 2026-s
Aktualitet

“Rama me Mercedes luksoz”, PD: Mbi 10 mln euro nga paratë e shqiptarëve në duart e kunatit të Emirjana Sakos

11:53 - 28/08/26
PD: Heqim mesataren nën 6,5 për gjimnazistët, çdo i ri të konkurrojë në shkollën e lartë
Aktualitet

Zhupa: Qeveria betonizon zonat e mbrojtura dhe faturon qytetarët, rriten 5-fish tarifat

11:23 - 28/08/26
Para
Mira Murati, shqiptarja që po ndryshon botën me ChatGPT

Mira Murati, shqiptarja që po ndryshon botën me ChatGPT

Discussion about this post

TË FUNDIT

Tronditet Trabzonspor, Trajneri i Muçit dhe Salah jep dorëheqjen pas eliminimit të turpshëm nga Europa League
Sport

Tronditet Trabzonspor, Trajneri i Muçit dhe Salah jep dorëheqjen pas eliminimit të turpshëm nga Europa League

15:04 - 28/08/26

Një mbrëmje për t’u harruar për Trabzonsporin, që u eliminua në mënyrë të hidhur nga Europa League pas humbjes së...

Lexo më shumë
UEFA Nations League/ Dalin në shitje biletat për dy ndeshjet e Shqipërisë në “Air Albania” ndaj Bjellorusisë dhe San Marinos

UEFA Nations League/ Dalin në shitje biletat për dy ndeshjet e Shqipërisë në “Air Albania” ndaj Bjellorusisë dhe San Marinos

14:44 - 28/08/26
“Ditët e ferrit”na presin, Shqipëria do të ‘pushtohet’ nga temperatura ekstreme

Vapa nuk ikën me Gushtin/ Temperaturat deri në 42°C, si parashikohet moti në ditët e para të shtatorit

14:20 - 28/08/26
Conference League, Egnatia përballë gjigandëve portugezë dhe 2 danezëve

Conference League, Egnatia përballë gjigandëve portugezë dhe 2 danezëve

14:09 - 28/08/26
Lumi Seman në Fier del nga shtrati, përmbyten tokat në Suk, Imësht e Seman

Gjendet një kufomë e dekompozuar në grykëderdhjen e Semanit, policia nis hetimet për identifikimin

14:01 - 28/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com