GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

PS mbledh kryesinë, pritet të diskutohet Presidenti i ri dhe zgjedhjet në parti

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Zgjedhjet e 6 Marsit, zbulohen disa kandidatë të PS-së (emrat)
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Partia Socialiste ka mbledhur sot Kryesinë, ku pritet të vendoset një datë mbi mbledhjen e Asamblesë Kombëtare, që do të vërë në zbatim vendimet e Kongresit. Po sot mësohet se do të diskutohet edhe se cilat do të jenë lëvizjet që do të bëjë PS-ja deri në kandidaturën fituese për Presidentin e ri. Kujtojmë se në kongresin e PS-së, të mbajtur në Tiranë më 9 prill, u miratuan edhe disa ndryshime në statut.

U ndryshua mënyra e zgjedhjes së kryetarit të partisë në rang bashkie, ku për herë të parë do të merret mendimi i qytetarëve të zonës. Ndërkaq, do të shkarkohen në bllok 61 kryetarët aktualë të PS në rang bashkie. Për herë të parë, krijohet një sekretariat ekzekutiv në nivelin e 61 bashkive, pra me zyra në çdo bashki, ku do të mbledhë dhe përpunojë informacione për llogari të PS-së në qendër. Informacioni i mbledhur do të ketë në fokus anëtarësinë, votuesit, problematikat, historikun e partisë në zonën përkatëse, sfidat zgjedhore etj.

Një sekretariat tjetër do të ngrihet për emigracionin, me qëllim për të afruar votën e emigrantëve dhe për të shtuar strukturat jashtë vendit. Ky sekretariat do drejtohet nga Laert Duraj. Do shtohet edhe Sekretariati për Çështjet Ligjore dhe Zgjedhore, në krye të të cilit u zgjodh Eridian Salianji. Është marr vendimi edhe për ngritjen e një Sekretariati për Koordinimin, me në krye Blerina Gjylametin.

Ndërkaq, Blendi Klosi është zgjedhur sekretar për Organizimin e PS-së. sekretare për Burimet Njerëzore është zgjedhur Anila Denaj. Sekretar për Digjitalizimin është zgjedhur Etjen Xhafaj, ndërsa sekretare për Gruan është zgjedhur Etilda Gjonaj. Romina Kuko është zgjedhur sekretare për Marrëdhëniet me Jashtë. Gjithashtu, do të ngrihet një mekanizëm i ri, përmes të cilit të gjithë anëtarët e partisë do të japin opinionin e tyre për funksionimin e institucioneve vendore dhe qendrore me anë të fletëve sekrete.

 

Etiketa: diskutohetpartiPartia SocialistePresidentiZgjedhjet

Lajme të lidhura

Pas vendimit të Hagës, deputetët demokratë shfaqen me simbole të UÇK-së në Kuvend
Aktualitet

Pas vendimit të Hagës, deputetët demokratë shfaqen me simbole të UÇK-së në Kuvend

10:17 - 17/09/26
Gazment Bardhi: Pse SPAK nuk sjell kërkesë për arrestimin e Ballukut, apo “Aleanca e Valamarit” është më e fortë se ligji?
Aktualitet

PD kërkoi ngritjen e Komisionit Hetimor për KAYO-n, mazhoranca socialiste e rrëzon

09:52 - 17/09/26
Besfort Lamallari u lirua nga detyra, presidenti Begaj dekreton Ervin Demon si ministër të Brendshëm
Aktualitet

Besfort Lamallari u lirua nga detyra, presidenti Begaj dekreton Ervin Demon si ministër të Brendshëm

09:31 - 17/09/26
Para
Zbulohet “treshja” që do të prezantojë Eurovision 2022 në Torino

Zbulohet "treshja" që do të prezantojë Eurovision 2022 në Torino

Discussion about this post

TË FUNDIT

Pas vendimit të Hagës, deputetët demokratë shfaqen me simbole të UÇK-së në Kuvend
Aktualitet

Pas vendimit të Hagës, deputetët demokratë shfaqen me simbole të UÇK-së në Kuvend

10:17 - 17/09/26

Pas vendimit të fundit të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj ish-drejtuesve të UÇK-së, deputetët e grupit parlamentar të Partisë Demokratike...

Lexo më shumë
“Lironi çunat!”/ Protestuesit mblidhen para Gjykatës Penale, pritet masa e sigurisë për të arrestuarit

“Lironi çunat!”/ Protestuesit mblidhen para Gjykatës Penale, pritet masa e sigurisë për të arrestuarit

10:08 - 17/09/26
Gazment Bardhi: Pse SPAK nuk sjell kërkesë për arrestimin e Ballukut, apo “Aleanca e Valamarit” është më e fortë se ligji?

PD kërkoi ngritjen e Komisionit Hetimor për KAYO-n, mazhoranca socialiste e rrëzon

09:52 - 17/09/26
E rëndë në Tiranë! Tezja dhe kushëriri abuzojnë seksualisht me 12-vjeçaren, në telefonin e të miturës u gjetën video

E rëndë në Tiranë! Tezja dhe kushëriri abuzojnë seksualisht me 12-vjeçaren, në telefonin e të miturës u gjetën video

09:41 - 17/09/26
Besfort Lamallari u lirua nga detyra, presidenti Begaj dekreton Ervin Demon si ministër të Brendshëm

Besfort Lamallari u lirua nga detyra, presidenti Begaj dekreton Ervin Demon si ministër të Brendshëm

09:31 - 17/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com