GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

PS përjashton me 10 ditë dy deputetët e PD-së: Elda Hoti hodhi “lëndën e rrezikshme”, Petrit Doda mblodhi karriget

në Breaking Views, KRYESORE, Lajme, Politikë, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
PS përjashton me 10 ditë dy deputetët e PD-së: Elda Hoti hodhi “lëndën e rrezikshme”, Petrit Doda mblodhi karriget
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Sekretariati i Etikës në Kuvend ka pezulluar me 10 ditë dy deputetët e PD-së Elda Hoti dhe Petrit Doda për kaosin gjatë seancës së djeshme në parlament. Përjashtimi i tyre me 10 ditë erdhi pas kërkesës së grupit parlamentar të Partisë Socialiste.

Gjithashtu, një kërkesë tjetër në dorë të Sekretariatit të Etikës sot, ishte dhe ajo e grupit të PD-së për përjashtimin e deputetëve socialistë, Eriom Braçe, Ilir Metaj dhe Plaurent Ndreca nga komisioni hetimor në shëndetësi. Por kjo kërkesë nuk u mor në konsideratë, pasi ishte dorëzuar jashtë afatit 48 orësh pas ngjarjes.

Partia Socialiste dërgoi në Kuvend kërkesën për marrjen e masave disiplinore, për përjashtimin e 2 deputetëve të PD, që dje në sallën e seancave plenare nuk lejuan zhvillimin normal të saj (17 Tetor).

Në shkresën e hartuar, drejtuar Sekretariatit të Etikës, kërkohet masë disiplinore për deputetët: Elda Hoti dhe Petrit Doda.

Fillimisht ishte përfshirë në diskutim për kërkesë edhe Albana Vokshi, por në fund u vendos vetëm për 2 ligjvënës.

Gjatë seancës së djeshme, Hoti u pa teksa spërkaste nga disa kuti të vogla sallën e Parlamentit dhe pengoi seancën, teksa u dyshua se ishin me përmbajtje lënde djegëse benzinë. Vetë Hoti tha se ishte aromatizues, kurse verifikimet vijojnë.

Petrit Doda u pa teksa mblidhte karriget e Kuvendit pranë foltores dhe pengonte zhvillimin normal të punimeve.

Grupi i PS konstaton se Hoti hapi shishet ku dyshohej se kishte lëndë të rrezikshme duke spërkatur sallën dhe rrezikuar sigurinë e deputetëve, e ndihmuar edhe nga kolegu Doda gjithashtu.

Po kështu Hoti, sipas procesverbalit dhe pamjeve, ka bllokuar fjalimin e deputetit Petro Koçi, duke i hequr kartën elektronike dhe penguar, sikurse tentoi edhe me deputetin Eduart Shalsi.

Gjithashtu edhe deputetja Albana Vokshi sulmoi verbalisht dhe tentoi t’i afrohej fizikisht apo penguar kolegët e saj të mazhorancës, veçanërisht Petro Koçin. Por në fund PS ka vendosur që të përfshihet në listën për ndëshkim me masë disiplinore.

Më parë janë përjashtuar me 10-60 ditë edhe 24 deputetë të opozitës, pas kaosi në seancën e 30 Shtatorit dhe djegies së karrigeve të Kuvendit.

gijotina.com/

Etiketa: Kryesore1Kuvendiperjashtim

Lajme të lidhura

Presidenti Begaj dekreton emërimin e Esmeralda Hasanit në detyrën e drejtoreshës së SHISH
Aktualitet

Presidenti Begaj dekreton emërimin e Esmeralda Hasanit në detyrën e drejtoreshës së SHISH

09:13 - 12/11/26
“Duhet të jemi të kujdesshëm dhe të heshtur”, Ron Yeffet në alarm se aferat do të dalin në media
Aktualitet

“Duhet të jemi të kujdesshëm dhe të heshtur”, Ron Yeffet në alarm se aferat do të dalin në media

09:08 - 12/11/26
Moti i keq shkakton probleme në Kukës, masivi shkëmbor bie në Rrugën e Kombit
Aktualitet

Moti i keq shkakton probleme në Kukës, masivi shkëmbor bie në Rrugën e Kombit

08:20 - 12/11/26
Para
Flakët përfshijnë një shtëpi në Lushnje, zjarri i vështirë për t’u shuar

Flakët përfshijnë një shtëpi në Lushnje, zjarri i vështirë për t'u shuar

Discussion about this post

TË FUNDIT

Shqipëria me ndryshime ndaj Finlandës, Maran përgatit surprizën në formacionin titullar
Sport

Shqipëria me ndryshime ndaj Finlandës, Maran përgatit surprizën në formacionin titullar

09:47 - 12/11/26

Shqipëria luan sot një nga ndeshjet më të rëndësishme të këtij edicioni të Ligës së Kombeve. Kuqezinjtë presin Finlandën në...

Lexo më shumë
Presidenti Begaj dekreton emërimin e Esmeralda Hasanit në detyrën e drejtoreshës së SHISH

Presidenti Begaj dekreton emërimin e Esmeralda Hasanit në detyrën e drejtoreshës së SHISH

09:13 - 12/11/26
“Duhet të jemi të kujdesshëm dhe të heshtur”, Ron Yeffet në alarm se aferat do të dalin në media

“Duhet të jemi të kujdesshëm dhe të heshtur”, Ron Yeffet në alarm se aferat do të dalin në media

09:08 - 12/11/26
Moti i keq shkakton probleme në Kukës, masivi shkëmbor bie në Rrugën e Kombit

Moti i keq shkakton probleme në Kukës, masivi shkëmbor bie në Rrugën e Kombit

08:20 - 12/11/26
Bojkoti i marketeve në Ballkan detyron tregtarët të ulin çmimet, shqiptarët indiferentë

Lista e produkteve ushqimore me TVSH 6%, fut në kaos dhe paqartësi supermarketet

08:13 - 12/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com